Shefqet Sulmina: Odisea në bust
| E Hene, 09.04.2018, 05:13 PM |

Shefqet Sulmina

Odisea në bust

Duhet te presësh deri nesër,

Ose rri zgjuar te numërosh kohën

Kohën dhe gjithçka që ti di

Ti e di se si i tha Odisea Penelopës

Kur kjo e fundit e përcillte me foshnjën në gji?

-E dashur, numëro ditët pa mua

Numëro yje, dele, pemë, shtete dhe grataçiela,

Dhe mos beso rrëfime që vijnë nga larg,

Të lutem, e dashur, numëroj mirë këto,

Sepse nuk dua të humb shtigjet që marr.

Rruga drejt teje mund të jetë e gjatë

Ose vetëm një çast,

Varet nga ti.

Nëse nuk mbërrij deri në agim

Ke gabuar ti në gjërat dhe në kalemin që të lash.

Një yll, një dele, një pemë, një grataçiele,

Një det a një shtet,

Në kohën tonë Penelopë e dashur,

Për ne të dy,

Nuk kanë të njëjtin kuptim.

-Oh, i dashur Odise!...

Mos ik, të lutem mos ik!

Shkaku mund të jetë prapë Circe...,

Duke numëruar yjet, grataçielat. delet, pemët, shtigjet, shtetet, rrëfimet dhe detet,

Besoj se ti do të gabosh,

Që fëmijët dhe pemët që mbollëm bashkë do rriten,

Telemaku do të jetë burrë...

Pemët do të bëhen pyll dhe në kokën tënde

Do të fëshfërijnë sirenat e gjelbra të tij

Ndërsa ty do të duket vetja mes detit me dallgë.

Pylli i rritur do të ti fsheh të gjithë shtigjet kur ti të vish...

Ti do të rrotullohesh rreth vetës dhe pyllit të rritur,

Ndërsa njerëzit do të thonë se po rrotullohesh

Rreth yjeve, deteve dhe Circeve,

Unë do të lëmëritëm.

Telemaku do të rritet dhe do tu flasë njerëzve për Itakën,

Ndërsa njerëzit do të thonë se po flet për politikën,

Kur ti ti shohësh do të tërbohesh.

Këto do ti dëgjoi gojë më gojë nga njerëzit prapë Homeri

Unë do të dëgjoj prej tij çfarë flitet,

Do të lemëritëm.

Ai, Homeri më i lashti, i të lashtëve nga të gjithë

Do të ulet të shkruaj për ty një “Odisea” të ri.

Nuk ka ekzistuar shkaku Circe...

Por ti “Odise” që nuk gjen shtigjet.

Duhet ta dish i dashur,

Se unë nuk njoh vetëm Itakën dhe rrëfimet...

Njoh mirë, yjet, detet, circet,

Oraret e avionëve, trenave, trageteve në ardhje dhe nisje.

Do të rris Telemakun, do ta bëj burrë,

Do ti presë pemët, do ti bëj zhur.

Do ta betonoj Itakën do ta bëj gur,

Do ti thaj lumenjtë, do ti lë pa ujë.

Për ty do të jetë një tjetër Truall

Po ike, mendoje mirë, i dashur

Se kështu do të të mallkoj plaça unë,

Që Itakën mos ta gjesh më kurrë.

Do ti them Homerit të të bëj ty fyell...

Sot në kohën e grataçielave.“pin-ve” elektronikë,

Gabohet lehtë, ta dish,

Do të gabosh prapë me fëmijët dhe pemët,

Do të gabosh prapë me ikjet.

Ti prapë me shtigjet,

Unë prapë me vitet,

Po prapë me dashurinë, me ikjet, me pritjet,

Homeri nga varri do ngrihet...

Do të rrotullohesh prapë mes yesh,

Do të rrotullohesh rreth vetës,

Do të tërbohesh nga inati,

Që mes grataçielave të mia pa fund

S'do më gjesh as mua, as truallin që le.

Nga tërbimi do kërkosh të presësh prapë pyllin

Për të bërë Kalin e Drurit.

Po unë pemët ti preva,

Lumenjtë ti shtera...

Ku do ti gjesh detet dhe drurin

Në Itakën time të gurit?

Prapë Homeri do të ngrihet nga varri

Të skalisë Kalin tënd të Turpit.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: