Konkurs kombëtar për fushën e pikturës dhe skulpturës
| E Hene, 09.04.2018, 09:59 AM |

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA/VLADA/GOVERNMENT

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORT

MINISTRY OF CULTURE, YOUTH AND SPORT

Departamenti i Kulturës /Departman Kulture/ Department of Culture

Shpall

KONKURS

Mbarëkombëtar për fushën e pikturës dhe skulpturës

Duke u bazuar në vendimin  e Qeverisë të Republikës së Kosovës me nr.11/24, dt.12.01.2018,formohet Komisioni ndërministror për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu shpall konkurs, për mbështetje e te gjithë piktorëve dhe skulptorëve mbarëkombëtar, të cilët mund të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre artistik përmesë pikturës dhe skulpturës.

Konkursi ka karakter garues dhe shpërblyes me Çmimet e tri vendeve të para, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë.

Kriteret për konkurrim:

Piktura

1.         Tema kryesore e punimeve është: 140 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit.

2.         Dimensioni i tablove të pikturave nuk duhet të jetë më i madh se 120cmX100cm

3.         Pikturat duhen te jenë të punuara në këtë vit.

Skulptura

1.         Tema kryesore është punimi i bucetave të skulpturës të tri figurave tëLidhjes së Prizrenit, të Ymer Prizrenit, Sylejman Vokshi dhe Sami Frasherit.

2.         Kompozicioni struktural i bucetave nuk duhet të jetë më i lartë se 50 cm.

3.         Bucetat e skulptura ve duhen te jenë të punuara në këtë vit.

Çmimet shpërblyese për pikturat dhe bucatat e tri vendve të para do të jënë:

           Cmimi i parë: 500 €

           Cmimi i dytë:  300€

           Cmimi i tretë: 200 €

Përparësi për përkrahje do të kenë veprat artistike të cilat në përmbajtje e tyre reflektojnë me karakter:

           profesional, artistik, tematik dhe përmbajtjesor;

           stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;

           tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat kulturore mbarëkombëtare;

           inovativ dhe kritik të cilat, me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues;

Përzgjedhja e veprave me te suksesshme do të bëhet nga Juria profesionale e SKQ-së

Buceta e skulpturës  e cila do të merrë vednin e parë...ajo do ta fiton te drejten qe te realizohet në Statujë të derdhur në bronz, në hapësirat e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. (kriteret dhe kushtet për reazliimin e saj, do të bëhet me marrveshtje paraprake në mes të autorit dhe  Sekretariati i Komisionit Qeveritar.

Punimet, duhen të dorëzohen me së largu deri me 31.05.2018 në Biblioteken Kombëtare në Prishtinë, te Sekretariati i Komisionit Qeveritar.

Prishtinë, 29.03.2018



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: