Ibrahim Hajdarmataj: Loti i Dervish Shaqes
| E Diel, 08.04.2018, 12:00 PM |

LOTI I DERVISH  SHAQES .....

Nga Ibrahim Hajdarmataj

Disa vite kam  punuar  si drejtor i Shtëpisë së kulturës dhe kryetar  i këshillit  të fshatit    bashkuar    Zogaj, Tropojë. Kështu detyra  me ka bërë  të njihem  me shumë artistë, sidomos    sektorit  të folklorit, në aktivitetet e zhvilluara, lokale dhe kombëtare  në vecanti  në festivalet folklorike    organizoheshin, në  vitet e monizmit  në Kalanë e Gjirokastrës.

Artistët Kosovarë na tërhiqnin si magnet, nga që ishim  të përvëluar në shpirt  për  vëllezrit  tanë kosovarë .Keshtu  në punë  e siper  u njoha edhe  me Dervish Shaqen  në qytetin  e gurit, në Gjirokastër, i cili  erdhi nga kosova në Shqipëri në vitin  1956. Në takimet me të  gjithë ai na flistepër mallin pa kufi që kishte për kosovën martire  për gruan e tij  Zonjen, për djemtë  e tij  Shpendin dhe Alin. Dervishi këtë vit ai ka 108 vjetorin e lindjes dhe 33 vjetorin e vdekjes  së tij. Ai vdiq si trup biologjikisht, por në zemrat, në mëndjen në jetën  e shqipëtareve, brenda  dhe jashtë kufijve  është i gjallë në mes të gjallëve, edhe sot që po shkruaj këto rrjeshta, në odat ë burrave, kryësisht në malësine e gjakovës (Tropojë), në festat dhe ditë gëzimesh, dëgjohenme vemendje këngët e tij, tingujt e sharkisë  bashk me artistin Demush Nezirin  i cili  e shoqëronte  në cdo  aktivitet, zyrtar e familjare Dervishin.

Ky këndonte, vazhdimisht, këndonte, por shpirti i tij e dinte, i cili qan për fatin e keq  përsonal.

Babai im Ukë Arif Hajdarmataj, i cili  ishte një mik i dashur i Dervish shaqës  më thoshte: “Biro, vaji I burrit asht kanga..”.

Keshtu Dervishi me telat e sharkisë me këngët e tij derdh krejt mallin dhe lotët për të dashurit e tij. Dervishi shpesh herë vinte në Tropojë, në fshatra ku pritej në mënyrë madhështore nga malësorët e këtyre anëve, nga ku ç'mallet.

-Nuk më hiqet nga mendja ardhja e tij në Zogaj, në  shtëpinë  tone, në pranverën e vitit 1985, ku tërë natën, deri në të gdhirë, e kaluam me raki, sharki e këngë pa kufi.

- “kur e pi me qef rakinë, të duket se je ka pi tamël (qumështë)...” thoshte Dervishi.

-Në mëngjes, shprehu deshirën të bejmë një vizitë në postën kufitare  Qafë-Prush, 7km larg fshatit  Zogaj, nga ku shihet Gjakova  si në pëllëmbë të dorës. Unë u shpreha i gatëshëm dhe e shoqërova  Dervishin për në  postën kufitare Qafë-Prush. Ne na pritën oficerë dhe ushtarë kufitarë në mënyrë shumë dashmirëse, duke na qerasur me konjak “Skenderbeg” të Korcës dhe me llokume. Dervishi këndoji për pjesmarrësit disa këngë duke marrë falenderimet e kufitarëve.Pastaj komandanti i postës kufitare, së bashku me dy ushtarë  na shoqëruan tek piramida, e cila ishte larg postës  vetëm 40metra,aty  ndaheshin dy botë, Shqipëria dhe Jugosllavia.

-Komandanti ja dha dylbitë Dervishit, i cili filloj  të shikojë Gjakovën, e cila ishte  larg 7km  nga  ku ishim ne.

... Pas pak një lot njomi faqet e rreshkura të Dervishit. Në këto momente komandanti i postës i drejtohet Dervishit: - “Mbaju Dervish se je burrë”. Dervishi ja kethen me një nënqeshje karakteristike që kishte: - “E ke mirë komandant,se ti  në mbremje  bashkohesh  me    gjithë njerëzit e  familjes, ndersa unë  me sy spo  muaj me i pa ...”

-Loti i Dervishit më shqetësoj edhe mua dhe asnjëherë  nuk  e  heq nga mendja  atë skenë  të dhimbshme.

-Miqtë e Dervishit në Tiranë ishin të shumtë, më kujtohet Prof.Dr Murat Gecaj, shkrimtarët Qemal Sakajeva, Adem Istrefi, Agim Gjakova, Zeqir Lushaj,piktori i mirënjohur Kujtim Buza e shumë të tjerë, ndersa në Tropojë, ndante  me ta dhimbjen, si me humoristin  Ali Mula, koreografin  Skender Haklaj, po ashtu  edhe  me  koreografin Deli  Metaliaj, ushtarakun Rexhep Shpatin, Kompozitorin  Kolë  Susaj, thoshte se unë  me  sharki, e ajo cikë nga Dragobia me cifteli  e 'kallim vendin …

Ndersa në biseda me Mehmet Karakushin  më tregonte: - Kur punoja  në aparatin e KQPPSH dhe   kisha  sektorin e Kosovës, u zura  ngushtë, se sa  herë  vinin intelektual nga Kosova, më  kerkonin që ta  takojnë Dervishin , e unë  e lajmeroja ,dhe  i thosha: “O Dervish  merre sharkinë  e hajde  e thuaju dy fajlë ''gogishtë'' vellezerve  tu. Ai vinte me një frymë”.

-Shumë shokë  të panumërt  ka pasur  në jetën e tij Dervishi ku me kujtimet e tyre, mund të  bëhën  disa  libra.....

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar  OJF-se"Mësuesi"

Tel:0692469145

Email:ibrahimhajdarmataj@yahoo.com



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: