Jusuf Zenunaj: Kush është Hashimi
| E Shtune, 07.04.2018, 07:40 PM |

Jusuf Zenunaj

 

ZAJEDNICA NË PRAG

 

Zajednica në prag

ka kohë qê troket;

Republika xhepa-xhepa,

pavarësinë e lidh n'djep !?

Djepi me shokë të huaj

tundet tash sa vjet,

populli bën sehir,

pret ditët me diell...

J.Z. 8 prill 2018

 

SI NË LULET E THANËS

 

Si në lulet e thanës

që u mashtrua ariu,

ashtu edhe popullit

e njêjta gjë i priu !

Toka u bë kurban për viza !!!

Mbas zhurmës heshtja,

liberalizim as në verë ,

as kur të vijë vjeshta...

 J.Z.  6 prill 2018

 

NË MEJTEPET GYLENIT

 

Dikur me ushtri

sulltanë e pashallarë

tokat iliriane i patën marrë.

Sot me shkolla të larta

e me mejtepe,

turqit e Stabollit

duan t'na bëjnë për vete.

Politikanët tanë

n'dy shtetet shqiptare ,

zhveshin fëmijët

nga ndjenjat kombëtare.

Gjergji i Kastriotit

për ta është tradhtar,

nga mësuesit e Stambollit

kështu mësim kanë marrë.

Turku e shqiptari na qenkan vëllezër,

por ndonjë kaurr n'dorë do t'ua lëshojë vezën.

Kur pati ikur Gjergji

një grusht ishte Arbëria

pesë shekuj atë tokë e mbrojti Turqia.

J. Z. 1 mars 2018

 

NË MEJTEPET GYLENIT

 

"Politikanët  tanë

n'dy shtetet shqiptare ",

në Gylenit zhveshin fëmijët

nga ndjenjat kombëtare.

Gjergji i Kastriotit

për ta është tradhtar

nga mësuesit e Stambollit

kështu mësim kanë marrë.

Turku e shqiptari na qenkan vëllezër,

por ndonjë kaurr n'dorë do t'ua lëshojë vezën.

Kur pati ikur Gjergji një grusht u bë Arbëria.

Pesë shekuj atë tokë e mbrojti Turqia.

 

J. Z.  1 mars 2018

 

PYET HANKO HALLA

 

Sot, lëshohen fjalët

si pluhurin n'erë ,

dikush na e bën dimër,

të tjerët verë.

Vatha na është mbushur

me lloj-lloj gjallesash,

ara e livadhe pa vija e pa presa.

Ah, mori loke, çka nuk po dinë ! ?,

Farën e kungullit e shesin për shalqin !

A di kush t'më thotë,

kur do të kthejllemi ne,

siç kthjellët moti,

kur nuk ka re ?

 

J.Z. 1 prill 201

 

KUSH ËSHTË HASHIMI

 

Është ligji është vendimi,

êshtë gjykatë e kushtetutë,

flet ëmbël e pret "butë".

Syrin pishë e duart e gjata;

thotë është ditë , kur bie nata,

kështu nuk ish as Ali Pasha !

Flet e përflet ç'të dojë mileti,

miqtë e fortë i ka mbas veti.

Era fryen e s'bëhet nami,

bën siç thotë Erdogani.

J.Z. 30 mars 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: