Jashari: Turqia dhe Serbia me agjenda anti-shqiptare
| E Enjte, 05.04.2018, 08:18 PM |

Turqia dhe Serbia me agjenda të përbashkëta anti-shqiptare dhe europiane në Ballkan

Nga Valon Jashari*

Politika kombëtare shqiptare dhe ajo institucionale e Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoni, po ashtu edhe ajo në nivele lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe në Mal të Zi, po përballet me dy rreziqe të mëdha viteve të fundit, atë të ndikimit sllavo-rus dhe atë të Turqisë.

Këta faktor destabilizues që kanë një bashkëpunim të përkryer në mes vete Ruso-serbo-turke në Ballkan, sidomos në fushat ekonomike, ditë e më shumë po mundohen që në çdo sferë të jetës shqiptare të shtrijnë ndikimin e tyre ekspasioniste. Agjenda e përbashkët sllavo-turke e ka dëshmuar historia qindravjeçare edhe pas asaj otomane anti-shqiptare dhe tani po e dëshmon edhe kjo turke.

Njohja e shtetit të Kosovës nuk do të thotë shtet miqësor pasi që në këtë rast i’u është imponuar më shumë nga rrethant e brendshme pasi që në Turqi sot jetojnë mbi 5 milion shqiptar.

Turqia ndjek një agjendë neo-osmaniste dhe islamiste në rajonin e Ballkanit sidomos në territoret që kanë edhe besimtarë të besimit Islam, si dhe nëpër shtetet europiane duke krijuar >geto< me komunitetin e tyre islamo-turko-arabe. Këtë politikë vetëm sa e ka realizuar me këto geto si në Belgjikë, në Francë, Holandë, Gjermani, Zvicërr, etj.

Këto i arrinë përmes mënyrave të fshehta si Tika, në Xhamia, Medrese, që kanë ndikim te komunitetet e tyre në radikalizim. Pikërisht, nga këto shkolla në Kosovë dolën radikalët islamik që iu bashkuan ISIS-it. Erdogani me ato qindra xhami (rekrutësh) që ka ndërtuar në Kosovë, e ka rekrutuar edhe vetë klerin në rrjetin e tij agjenturor. Përmes  agjentëve të tyre e lufton laicitetin e shoqërisë shqiptare si dhe atë që më së shumti po luftohet kohëve të fundit, nacionalizmin shqiptar. Në këtë drejtim shkon deri në ato pika sa edhe aspektet kulturore i lufton që janë shqiptare e që janë të lidhura me nacionalizmin shqiptar si thyerja e përmendoreve, memorialeve të Dëshmorëve që ka ndodhur tani së fundmi në disa vende në trojet shqiptare. Po ashtu edhe shkollat “Mehmet Akif” janë çerdhet e shkombtarizmit, njëjtë  si ato të Erdoganit që financohen.

Agjensitë e Inteligjencës së Serbisë dhe Turqisë bashkëpunojnë në dëm të çështjes shqiptare në rajon, dhe kanë një rrjet agjentësh të shtrirë sidomos në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Këtë rrjet agjenturor e kanë të shtrirë  mes politikanësh dhe klerikësh-hoxhallarësh dhe përmes tyre shtrijnë ndikimin për interesa të Turqisë dhe Serbisë.

Marrja në kontrollë e Aeroportit të Kosovës si dhe rrjetit të Energjisë Elektrike në Kosovë është si rrjedhojë e bashkëpunimit me politikan të korruptuar që të mbajnë nën kontroll veprimet  e tyre për interesat e saja neo-otomaniste në rajon.

Politika shqiptare duhet të filloj një proçes të deturqizimit të Kosovës, duke filluar nga institucionet shtetrore, shkollat, klerikët, dhe shoqëria që është preh e hynizimit të një Turqie “shpëtimtare” e “mbrojtëse”, për shqiptarët.

Rasti i kidnapimit të Gylenistëve në mes të Kosovës e dëshmon këtë fakt të bashkëveprimit të agjenturës turko-sllave në Kosovë. Incidenti i fundit në Kosovë është shqetësues dhe  është një kërcënim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës dhe  dërgon mesazh negativ para botës për shtetin më të ri në Ballkan. Njëkohësisht është sfidim i një projekti kombëtaro-ndërkombëtar. Veprimet e fundit të shtetit turk ndaj Kosovës janë veprime të bandave kriminale dhe po mundohen që edhe në rajonin e Ballkanit të bëj trazira siç është tash më e njohur për trazira në lindjen e mesme me disa fraksione që ka përkrahur në shtetin Islamik.

Shtetit turk dhe autokratit Erdogan, duhet treguar se nuk jemi Vilajet i Turqisë, dhe se raca tataro-mongolo-selçuke nuk ka vend në trojet shqiptare, dhe se edhe në lulzimin më të madh kur ishte ajo Perandori famëkeqe, ishim ne shqiptarët që e mposhtëm për rreth dy dekada e gjysmë me Gjergj Kastriotin. Turqia nuk duhet të harroj gjenocidin që e kreu së bashku me sllavët ndër shekuj, ndaj popullatës shqiptare, dhe se 5 milionshi i shqiptarëve  brenda Turqisë së sotme është si pasojë e dhunës ndër shekuj. Turqia erdoganiste duhet të bëjë përpjekje sa më të mëdha  për ti mos fryrë zjarrit në raport me shqiptarët, pa harruar ndikimin e atij 5 milionshi shqiptar që mundë t’ia lëvizë themelet shtetit turk në çdo moment.

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: