Hajro Limaj: Grusht shteti i Erdoganit në Kosovë
| E Hene, 02.04.2018, 11:35 AM |

Grusht shteti i Erdoganit në Kosovë

Nga Hajro Limaj -Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

Me 30 Mars ne Kosove u realizua arrestimi i gjashte qytetarev turq , te cilet prej vitesh punojne ne institucionet arsimore ne Kosove, ndersa drejtori i pergjithshem i tyre, mbasi punoi mbi 10 vjet ne Shqiperi, ku mori edhe shtetesine me pasaporeten shqiptare . Arrestimi i tyre vlersohet e kundraligjeshme dhe e ka future shtetin , qeverine dhe politiken e Kosoves ne nje nga krizat me te renda. Bile me plot fjalen ky eshte nje grusht shteti i ideuar dhe realizuar direct nga Erdogani, presidenti i Turqise.  Erdogani prej 2 vitesh ka hapur lufte ndaj te gjithe opozitareve, medias dhe mendimit ndryshe , duke i mbushur burgjet me dhjetra mije shkenctare, ushtarake madhore, intelktuale e kushdo qe mendon ndryshe. Me kete qendrim dictatorial ai vazhdon edhe luften e tij te pa principt edhe ndaj shkollave dhe kjolegjeve turke jashte shtetit, te cilat udheheqes shpirtetror kane patur Gylenin,  ish miku ngushte I Erdoganit dhe aktualisht “armikun” e tij personal dhe jot e Turqise.  Kosova prej tre ditesh eshte ne krize te rende politike. Eshte sepse jane shkelur kushtetuta , ligjet dhe aktet nenligjore ne arrestimet turke qe u bene ne mengjezit e dates 30 Mars. Cdo ore qe po kalon po jep te dhant e planizimit dhe realizimit te ketij opercaioni mafioz qe nuk ka mundur ta realizoje Erdogani ne asnje vend tjeter, jo vetm ne Europe po as ne Afrike. E realizoi sepse ministry I puneve te brendeshme dhe kryetari I Shrebimit Informativ shtetror edhe pse moren pergjigje negative nga prokuroria speciale e Kosoves ne bashkepunim me oficeret e zbulimit te Turqise, me petkun e diplomateve ne ambasaden turke ne Prishtine,  Nurettin Canay Kavuncu,  përgjegjës i agjentëve turq në Kosovë.  I cili mbulohet me petkun e Sekretar ite Parë te Ambasadës Turke dhe agjent i fshehtë bashkë me agjentin tjetër,  Atakan Ertaş, realizuan nje opercaion mafioz qe nuk behen bile edhe ne vendet me diktatoriale. Nxorren jashte loje kryeministrin Hardinaj duke mos e informuar fare, kryetarin e Kuvendit Veseli dhe te gjithe pjestaret e tjere te qeverise. Sot gazeta turke Cumhurijet sqaron mjaft mire se opercaioni eshte drejtuar nga ambasada turke ne Prishtine , ku 6 te rrembyerit I mshefen edhe mbi dy ore.  Fotografite e publikuara vertetojne plotesisht se ata mbaheshin ne ambinete e ambasades, ku ishin flamujt dhe fotografia e Ataturkut.  Kosova I eshte dhunuar sovraniteti dhe integriteti I saj nga presidenti jo normal I Turqise, Erdogani, president I cili eshte problem I madh nderkombetar, rajonal dhe vete Brenda Turqise. Ai mbrin deri aty sa kercenon hapur kryeministrin e Kosoves per shkarkimin e ministriot te brendshem duke I nevizuar se “periudha jote si kryeminister do te jete e shkurter” dhe tani e kercenon se do te mbaje pergjegjesi nese ndodh ndonje gje ndaj ambasades turke ne Prishtine nga protestuesit. Gazetarja kosovare Xhavara me shume te drejte shkruan se “Kosova nuk eshte vilajet I Erdoganit “. Erdogani nuk ka aspak te drejte te mburret per mbeshtetet qe I ka bere Kosoves Turqia. Kombi shqiptar I eshte mirenjohes Turqise qe drejtoheshin nga Turgut Ozali, Demirel, Cilleri, Exheviti te cilet ne rruge demokratike dhe pa asnje dhunim dhe presion mbeshtetin dukshem kapercimin e krizes ne vitin 1997 ne Shqiperi dhe clirimin e Kosoves ne 1999. Erdogani nuk mund ta perdore Turqine per qellimet e tij fondamentaliste per ti kthyer Kosoven dhe Shqiperi vilajete dhe koloni te tij. Shqiperia dhe Kosova aleate kryesore kane Amneriken dhe Bashkimin Europian, te cilet kerkojne konsolidimin e shteteve demokratike, ligjore dhe demokratike dhe shembellin e Erdoganit qe keto ja shkaterroi ploteisht popullit te mire turk. Kosova , pot e ishte shtet me dinjitet, sic jane shtetet e tjera europian duhet te nxjerr non grata dhe te largoje urgjentisht nga Kosova ambasadoren

e Turqisë në Kosovë,  Kivilcim Kiliç,  e cvila sipas medias turke kishte rolin kryesor në kidnapimin e gjashtë gylenistëve dhe dëbimin e tyre nga Kosova se bashku me dy kuadrot e mesiperm te tjere tjere te saj . Ministri I puneve te brendeshme dhe kryetari I SHIK-ut te shkarkuar duhet te ndiqen sa me pare penalisht nese Kosova kerkon te beje shtet. Erdoganit duhet ti tregohen kufijte perfundimisht sepse ai nuk mund te quhet kurre vella dhe mike I poullit shqiptar. Ai po lufton ta pushtoje Boten S hqiptare me xhami, perce dhe arsimi fundamentalist, shume te rrezikshem per te ardhmen Europiane. Erdogani eshte kalimtar dhe dy popujt tane do ti rikthehen miqesise se perhereshme. Gjashte mesuesit qe u rrembyen mafiozisht nga Kosova me avione special te ardhur nga Turqia u burgosen ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Stamboll. Imagjinoni se cfare dhune dhe persekutimi vazhdon mbi ata. Ashtu sip o u bene gjenerale, koloneleve dhe akademikeve , te cilet kur afishohen ne faqet e shtypi te tmerrojne. Ndersa femijet e tyre nglene ne rruget e Kosoves. Erdogani cdo gje bene per realizimin e politikave te tij repsresive dhe diktatoriale.  Nga kjo ngajrje duhet te nxjerre mesime te medha edhe Edi Rama. Nga Erdogani Kosova dhe Shqiperia nuk duhet te pranojne asnje ndihma politike dhe ekonomike. Ai ato I jep te kushtezuara te cilat po rrisin cdo dite rrezikshmerine e mos intigrimit te Shqiperise ne BE dhe Kosoves ne NATO dhe liberalizimin e levizjes se lire. Turqia e Erdoganit per njestudjues nuk mund te quhert ne asnje menyre tashme partner strategjik. Kur ai kercenon lirine dhe lighjshemerine tone, kur ne hapsirat integrale te Kosoves realizoj rrembime te kundraligjeshme dhe te mshefta ai eshte me teper se sa nje armiik i deklaruar.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: