Jola Dibrani: Erdogan si Sllobodan Millosheviçi
| E Hene, 02.04.2018, 10:59 AM |

Rexhep Tajip Erdogan me epitete ndaj kurdëve si Sllobodan Millosheviqi ndaj shqiptarëve!

Shkruan Jola D. Dibrani

Që kur lufta civile siriane shpërtheu në vitin 2011, qytetarët turq kanë jetuar me pasojat e hidhura të përfshirjes së qeverisë së tyre në konflikt. Së bashku me SHBA, politika e Turqisë ka qenë për të hequr qafe regjimin e Asadit, por kjo nuk ka funksionuar.

Kurdët sirianë kanë rezistuar me sukses ISIS në zonën në kufirin turk të njohur si “Rojava” dhe kanë frymëzuar shokët e kurdëve në anën tjetër të kufirit për të pohuar pretendimet e tyre për vetëvendosje. “ Kurdët llogariten të përbëjnë mes 15 dhe 20 për qind të popullsisë turke prej 78 milionë, dhe ndjenja anti-kurde, po ecën shumë  lartë në shtetin e Turqisë ,politikë e ndjekur nga  presidenti i  tyre Rexhep Erdogan.

Turqia  në kohën e luftës në Siri ka strehuar dhe ka kaluar  me miliona refugjatë sirian me kosto të madhe për veten dhe dispozitat e saj por edhe me një politike me dy shpata ka zhvilluar kundër  kurdëve.

-Politika e presidentit islamik të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan janë shkaku i shumë dështimeve të vendit të tij në Siri por edhe në  raport me  Bashkësinë  evropiane marrëdhëniet qe janë duke u ftohur dita ditës...

Dhuna kundër  kurdëve arriti kulmin  si në  Siri edhe brenda  Turqisë  me aksione  ndërluftuese Turqia për  pushtim,kurdët për çlirim.

Erdogani  bëri thirrje për një "konsensus të bashkësisë ndërkombëtare kundër terrorizmit" siç i quan ai forcat kurde jashtë dhe brenda Turqisë.)Epitet i ngjashëm  iu dha edhe shqiptarëve të Kosovës  nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit me lloj lloj nocionesh  nacionalist irredentist ,terrorist,armiq ,antijugosllav etj etj.

Vazhdimi  i ketij diskursi politik nga Turqisë  ka marre përmasa të mëdha  edhe në shtetet për rreth por edhe me lartë. Këto ditë sikur  e preku edhe Kosovën me rastin  arrestimit të 6 turqve pro gulenistë,presidenti i Turqisë e  kërconi edhe kryeministrin  e Kosovës  zotin Ramush Haradinajn.Ai nuk po  llogarite se ka në Turqi me miliona shqiptarë qe iu mohon kulturën dhe gjuhen e tyre. Kjo taktikë shpesh  e fërkon  edhe Shqipërinë përpiqet ta fut nën  tutelën  e vet sikur nën sundimin e osmanlinjve!



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: