Luan Dibrani: Sjellje osmanllike në shekullin e 21-të!
| E Diel, 01.04.2018, 09:45 AM |

Miku i armikut tim baraz me Sulltan Erdoganin me sjellje osmanllike në shekullin  e 21-të!

Nga Luan A. Dibrani

Arrestimi i gjashtë gylenistëve të cilët u depërtuan në Turqi u bë teme  aktuale, pos në Kosovë dhe Turqi edhe ne arenën ndërkombëtare?

Lëvizja „Hizmet“ e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, i cili dita ditës, po e rrezikon rivalin  e tij presidentin  e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjeti hapësirë edhe në Kosovë!

Nga kjo situatë presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, e kërcënon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj deri me përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e depërtuar, madje edhe duke i kërkuar llogari nga ai !...Kjo quhet një abuzim dhe  injorance ndaj  shtetit të Kosovës!

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së,qe u pushuan nga puna me që ata me presion, apo mashtrime ranë nën  ndikimin e Turqisë  dhe shkelen  konventën ndërkombëtare të njeriut si në situatën e tillë.

Deri sa Rusia   është në krah të Serbisë  dhe nuk  e njeh Kosovën për ne shqiptarët është  armike,prandaj  rrëshqitja  e Turqisë nën ndikimin  e Rusisë, po e pozicionon veten qe të merr një epitet të armike...Ku nga  mos ruajtja  e të drejtës ndërkombëtare  bënë presion në organet e Kosovës qe të jenë vegël e saj ,qe në një mënyrë ti bëhemi argat pa para,spiun dhe shërbëtore e Turqisë duke  e humbur Kosova imazhin pran faktorit ndërkombëtar.

Sulmi kundër  kryeministrit tonë, edhe se nuk ka krijuar ndonjë  bindje qe të jete i dashur për popullin tonë në ketë moment duhet ta përkrahim unanimisht  dhe mos te jemi pran opinionit ndërkombëtar aq të ekspozuar ne një anarkizëm sa qe as ne veten tone nuk po e njohim!

Kërcënimet e  tilla, prej atij momenti që forca speciale turke kanë arrestuar në tokën tonë qytetarë,ky “sulltan” duhet të na kërkoj neve falje,e jo të jete i spostuar në  urdhërdhënës nga demek na paska ndihmuar Turqia...Çka na ndihmoj Turqia vjen pyetja e radhës?

-Me 500 vjet robëri,me miliona shqiptarë sot janë atje as klube nuk ju ka lënë e lere ma gjuhë  e kulturë. Nga një Sulltan Erdogan qe në Serbinë armike vjen  me 150  biznesmen  për hapje  fabrikash ,ndërsa në Kosove, vjen me 150 hoxhallarë për ndërtime xhamish dhe çerdhe islamike qe e nxiti një pjesë të mirë kosovarësh  të jetë  edhe pjesëmarrëse në luftërat  e huaja!...

Një Ordogan qe edhe ndonjë biznesmen  i tij në Kosovë ma shume vjedhin  e plaçkitin se sa  ndërtojnë .Lind pyetja a thua çka na vyejnë ato shkolla  turke në Kosove?...

Neve  as shkollat e Ordoganve as e Gylynisteve nuk na nevojiten, se sot kemi kuadro sa të duash, por vende pune s’kanë ,prandaj  thefshin qafen  në mes veti  si ata si këta,por jo me i qëruar hesapet në  tokën tonë në mes veti! Madje ky sulltan i vogël i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër institucioneve tona, jo për ta përforcuar Kosovën, qe sot edhe vet Kosova gjendet nën një qorr sokak me këto qeveri te pa  vizione ,por për t’ju bere  vegël Turqisë...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: