http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Hazir Mehmeti: Jo barbarë, këtu s’kaloni
| E Premte, 30.03.2018, 06:46 PM |

Jo barbarë, këtu s’kaloni, është vatra ime

Besnik (Beçiq) 25 mars 2018: Kujtohet dëshmori Bekim Shaban Zenuni në përvjetorin e rënies heroike  i cili ra heroikisht në mbrojtje në luftë me pushtuesit serb nëntëmbëdhjetë vjet më parë, me 25 mars.

Nga Hazir MEHMETI, Besnik

Fshati

Besnik (Beçiq),shtrihet rrëzë Çyqavicës në anë perëndimore të saj. I rrethuar me Kodrat e Presllovcit dhe Kodrën e Pëllumave i mundësohet pamja  hapësinore  në drejtim veriperëndimor ku shtrihen të rrethuara me kodra fshatrat Dubovc, Galicë e Lubovec. Ky regjion malor i largët ishte gjithmonë harruar nga pushtetet, por kujtoheshin vetëm kur sillnin orgji pushtuese qe nga koha e turkut, e kralit dhe se fundi koha e Jugosllavisë komuniste. Popullsia e këtyre fshatrave dhe bashkë me to edhe Besniku (Beçiqi) nuk u shtua dallueshëm asnjëherë, por nga shpërnguljet e shumta shpeshherë u pakësuan banorët e tij. Në jetën shekullore të fshatit dihen gjurmët e tij rreth  shtatë shekuj më parë. Besniku njihet në rrethinën e tij me burimin e ujit të fuqishëm siç e quajnë vendësit Kroni i Mollës, malet dhe kullosat e tij. Mbi të gjitha banorët e tij të urtë, punëtor e trima, të cilët dalloheshin me bujarinë e tyre. Qysh dy shekuj më parë i doli zëri në tregimet popullore dhe vargjeve nga letërsia gojore “Ujë Krasaliqi e bukë Beçiqi”.  Kjo ishte ardhur nga shprehjet e komitëve (kaçakëve) të maleve për lirinë e trevave shqiptare të cilët gjithmonë e kishin gjetur konakun e hapur me bukë e krip e mikpritje shqiptare tek banoret e tij.  Kjo bujari u përsëritë edhe në luftën e fundit të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në këtë fshat të Drenicës me vetëm 30-të shtëpi u strehuan me mijëra të larguar nga fshatrat e shkatërruara  përreth, pasi Beçiqi ishte një vend malor rrëzë Çyqavice ku strehimet ishin akoma te mundura.

Ofensiva e parë e ushtrisë serbe në shtatorin e vitit 1998 i detyroj banorët të shpërngulën për disa ditë në Çyqavicë prej nga u kthyen menjëherë në shtëpitë e djegura e rrënuara. Në fshat, edhe pse i shkatërruar nga ofensiva e parë u vendosen krahas banorëve edhe refugjatë të shumtë deri më 13 mars të vitit 1999 kur hynë  forcat serbe të armatosura me tanke e mjete tjera të blinduara dhe shkatërruan fshati tërësisht duke shemb e kallë shtëpitë, kjo ishte ofensiva e dytë serbe e cila shkretoi tërësisht fshati dhe vrau e masakroi tetë prej banorëve.

Lufta

Nga ky fshat i vogël me rreth 30 shtëpi, pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën armë ishin aq sa  i bie për secilën  shtëpi nga një ushtar, çka është unikatë në gjithë Kosovën e jo vetëm në Drenicë. Duke filluar nga ushtari 60 vjeçar Sadik Idrizi e deri tek më të rinjtë në mesin e tyre edhe dëshmori Bekim Shabani. Lëvizja për kryengritje të armatosur kishte zanafillë të hershme ku me aktivitetin e tij u dallua si pjesë e ilegales Afrim Shabani.  Ai me aktivitetin e tij krijoj rrethana të lidhjes së shumë të rinjve nga fshati në radhët e UÇK-së, mes tyre dhe vëllai i tij, Bekim Shaban Zenuni, Dëshmor i Kombit.  Me kohë do kemi formimin e formacioneve luftarake të zonës  me  Komandant të  Kompanisë 3, Bedri Mehmetin nga shtatori i vitit 1998.  Kjo Kompania i përkiste Batalioni-t 2 të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.

Ndër ata që iu bashkuan radhëve të ushtrisë me 6 mars 1998 ishte edhe Bekimi. Ai u gjend aty ku e kërkonte nevoja e Kompanisë 3 e cila vepronte e komanduar nga Bedri Mehmeti dhe përfshinte fshatrat: Beçiq, Krasaliq, Preollovc, pjesërisht Kozhicën, Baksin, Qirezin dhe së fundi fshati Dubovc.  Kjo Kompani në zonën ku vepronte përjetoj momente të lavdishme në luftë dhe në mbrojtjen e popullsisë së pa armatosur nga sulmet serbe. Aty ishte dhe sypatremburi, luftëtari i lirisë Bekim Shabani i cili do mbetët i pa vdekshëm në themelet e Kosovës së lirë.  Falë njohjes së terrenit, respektit  dhe trimërisë luftëtarët ia arritën të korrin sukses ndaj armiqve duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme në vazhdim, nga të cilat më e njohura është shpërthimi i rrethimit në Kodrën e Llogorit  ku mbetën të vrarë disa ushtarë serb kurse nga shqiptarët vritet një civil i pa armatosur.

Përjetësia

Në datën 24 mars 1999 filluan bombardimet e NATO-së duke ringjallë shpresën e fitores ndaj forcave serbe. Tek një pjesë ky moment shkaktoi eufori, se fitorja që tani erdhi, kur dihej se ushtria serbe tani ishte shumë herë më agresive sidomos ndaj popullsisë civile. Kjo u vërtetua që të nesërmen, me 25 mars në fshatin Beçiq kur herët në mëngjes forcat serbe kapin gjashtë banorë të tij civil të cilët dëshironin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Pa u hamendur ushtari trim Bekim Shaban Zenuni zë pozicion duke  lufton grykë më grykë kundër ushtarëve serb  derisa bie heroikisht. Qe kur e kishte kapur armën i kishte vu qëllim vetit; luftën deri në vdekje për liri. Forcat e shumta serbe pas shuarjes së pushkës së Bekimit, vranë dhe masakruan banorët tjerë të pa armatosur: Habib, Kadir, Xheladin e Enis Idrizi dhe Vesel Ismaili. Nga shënimet dokumentohet se  masakra u bë nën komandën e nënkolonelit serb Ljubisa Dikovic.

Dëshmori Bekim Shabani,  u lind me 24 shkurt 1973 në Besnik(Beçiq) nga prindërit Mihanja dhe Shabani. Ai kishte tri motra: Xheziden, Fatmirën dhe xhevën kurse pesë vëllezër: Brahimin, Abedinin, Afrimin, Zenelin dhe Bashkimin. Prej tyre Bekimi dallohej me qëndrimin parimor, i shoqërueshëm dhe vendosur. Emri i Bekim Shabanit renditet me krenari në vargun e dëshmorëve të kombit i cili ra për lirinë e Kosovës. Le të jeton gjithmonë kujtimi për TE dhe veprën e tij! Lavdi!