http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Gëzim Llojdia: Historia dhe një fasade propagandistike
| E Shtune, 24.03.2018, 11:38 AM |

1967. Historia dhe një fasade propagandistike

Nga Gëzim Llojdia

1.

Ishte vitit 1967. Lajmi që morri dhen ishte gati i çuditshëm. Mediumin shqiptar u pushtua befasisht nga një letërkëmbim i rrallë. Një hero, pa sy nga malet e Skraparit i shkruante letër komandantit. Ky heroi i kësaj kohe dritën e syve e kishte humbur qysh në fëmijërin  e tyre. Quhej Fuat Cela  dhe punonte    kooperativë e Vërzezhës, të rrethit Skrapar. Djaloshi skrapalli  ndoshta pa sy pra ishte një invalid  kishte  shkuar  vullnetar si të gjithë rinia e asaj kohe në veprat e pesëvjeçarit,por me një ndryshim të madh. Të gjithë vullnetarët ishin me sy,me dorë e këmbë ,kurse djaloshi nga Vërzhezha ishte krejt  pa sy  dhe ndërkaq kishte punuar dy muaj në hekurudhën Rrogozhine-Fier si dhe kishte dalë katër herë sulmues,një stimul i asaj kohe që vlerësonte vullnetarët nëpër aksionet e rinisë. Mirëpo ky djalosh nëse ishte vërtetë ky letërkëmbim  kishte filluar të mësonte  shkrim e këndim. Edhe unë o shoku Enver ,thotë i riu në këtë letër kam filluar për të mësuar shkrim. Ndoshta do të çuditesh si do të mësoj pa sy, por unë do ta zbatoj porosinë tuaj se me porosite tuaja kemi fituar gjithmonë ne. Kam marrë laps e fletore dhe me anën e një rige vendos rreshta. Kam pak vështirësi tani në fillim, por kam shpresa të mëdha për ti kapërcyer ato. Në fakt për këtë kategori sot, ka kurse dhe shkollim specifik ndonëse atëherë në vitet e largëta  nuk mendohej shumë për këtë kategori invalidësh.

2.

Në fillim kemi letrën ku djaloshi nga Vërzezha e Skraparit  i dërgon udhëheqësit .Shkaqet për të gjykuar se përse djaloshi nga Vërzhezha i shkroi udhëheqësit, duhen gjykuar në kontekstin e kohës. Është fakt se pas disa kohësh heshtja ka mbuluar këtë letërkëmbim ,por edhe arsye nuk u mësuan .Një thashethemnajë ,përfshiu atëkohë   kur çështja e Fuatit u arkivua në hije dhe përtej  realitetit. Shumë pak vet e mësuan të vërtetën, ndërkaq edhe sot e kësaj dite pyes veten :Cila është e vërteta në këtë histori letërkëmbimesh?

Pas asaj buje të madhe u ndezën kooperativistët dhe punëtorët të cilët filluan të zotoheshin se do të bënin kaq e aq norma  duke ndjekur shembullin e Fuat Celës. Mirëpo një heshtje e akullt,  si akullimi i e Antarktidës pasoi më vonë. Për Fuatin dhe “veprën e tij heroike”,nuk u fol më ,çfarë kishte ngjarë?ja letra e plotë:

Shokut Enver Hoxha. Sekretar i parë i KQ të PPSH.Shkruan Fuat Cela.

I dashur shoku Enver Hoxha! Unë, që po ju shkruaj kate letër jam një i ri që dritën  e syve e kam humbur ,që në femijëni, por duke dëgjuar materialet e partisë dhe shtypit, që ma lexojnë motra me vëllanë e shokët e punës, mua më duket sikur sytë më  janë hapur e para më dalin uzina e fabrika, shkolla e kombinate, male të bukur e tarraca, ku prodhohet buka si në fushat e Myzeqesë. Sa me endje të madhe i dëgjoj porosite e  partisë e tuajat o shoku Enver! Ato me kanë entuziazmuar aq shumë sa edhe kështu të verbër si jam, më kanë bërë të rrëmbej kazmën e draprin e të dal ne arë, maleve për të rrëmbyer pëllëmbë për pëllëmbe tokat e t'i bëjmë pjellore si fushat, ashtu si na porositet Juve nga tribuna e Kongresit të 5-të të Partisë. Udhëheqja juaj e drejte, marksiste-leniniste ka bërë që Shqipëria të ndërroje pamjen brenda një kohe të shkurtër e kjo drejtësi me ndrit mua rrugët që punoj në të gjitha fushat e jetës, që të jem edhe punëtor i mirë, edhe vigjilent. Ndonëse jam pa sy, do ta rrëmbej edhe pushkën kur të  jetë nevoja, ashtu si rrëmbeva kazmën vitin e kaluar e bëra 381 dite pune .Kush e di sa herë i kam përpjekur këmbët pas gurëve të këtyre maleve të Skraparit o shoku Enver, po këto plagë, këto kallo kanë qenë stoli, kur në fund të punës shikonja prodhimet e mbara. E kooperativa e Vërzezhës, ku punoj unë tani  i  dorëzon teprica' shtetit.

Sa i lumtur jam, që e kaloj kohën me punë, bashkë me kooperativistet e tjerë. Shume më patën thënë të mos punoja se u vinte keq, kur unë përplasesha nëpër gurët,po mua nuk me rrihej pa punë, nuk doja që të  ishja parazit edhe pse shokët e mij janë në azile të pleqve. Unë do te punoj edhe me shume e le te mbetem shpateve e maleve, ashtu si mbeti xhaxhai im, Taip Cela, për lumturinë e popullit e të  Shqipërisë.

Unë vajta dy muaj në hekurudhën Rrogozhine-Fier dhe dola katër herë sulmues. Më pëlqeu shumë jeta e aksionit e jam gati të shkoj në të gjitha aksionet lokale e kombëtare ku të ketë nevojë atdheu. Raporti që mbajtët në Kongresin e Frontit Demokratik m'i shtoi edhe më shumë forcat për punë e atë muaj futa në kooperative 47 ditë pune. Të gjitha punët unë i bej e nuk pranoj kurrë të më caktojnë në punët e lehta, vetëm qetë në arë nuk i ngas dot se nuk i shikoj në ikin drejt apo jo. E kam dëgjuar edhe problemin e shkollës që kini ngritur kohët e fundit, që çdo njeri të vazhdoje shkollën. Po edhe unë nuk po rri. Po e zbatoj porosinë tende se nuk dua të bezdis të tjerët gjithmonë duke më shkruar letrat. Edhe unë o shoku Enver kam filluar për të mësuar shkrim. Ndoshta do të çuditesh si do të mësoj pa sy, por unë do ta zbatoj porosinë tuaj se me porosite tuaja kemi fituar gjithmonë ne. Kam marrë laps e fletore dhe me anën e një rige vendos rreshta,

Kam pak vështirësi tani në fillim, por kam shpresa të mëdha për ti kapërcyer ato. Me vullnetin që  kam për punë do t'i mposht të gjitha vështirësitë edhe të tereni e të verbërisë e do të vë në jetë vendimet historike të Kongresit të 5-të të  Partisë dhe porosit tuaja edhe këtu në malet e gërxhet e Skraparit. Edhe pse s'e kam teserën e partisë, unë do të jem gjithmonë komunist i vërtete e  organizator i fortë, për të zhdukur me themel të gjitha mbeturinat, që pengojnë ecjen tonë përpara e do te bëjmë. Që fjala e partisë, e juaja te kumbojë kudo dhe të triumfoje e reja përparimtare.Të përqafoi me shumë mall Fuat Cela.Vërzhezhë 10.XJ.1967.

3.

Letërkëmbimi vijon me letrën e dërguar nga Tirana, me 15 Nëntor 1967 drejt malësisë së Skraparit  fshatit  Vërzhezhë. Corovoda onëline shkruan:Në afërsi të Çorovodës, ndodhet fshati Vërzhezhë, aktualisht pjesë e njësisë administrative Qendër (ish - komuna me të njëjtin emër). Fshati Vërzhezhë ndodhet në një lartësi gati 540 metra mbi nivelin e detit. Është i njohur Lisi i Vërzhezhës, një dru i veçuar me lartësi mbi 26 metra, kurorë të madhe, perimetri mbi 8 metra,  perimetri i trungut 140 cm dhe diametri i tij 72 cm. Ka moshë 170 vjeçare. Nën hijen e tij janë zhvilluar kuvende dhe takime të rëndësishme të banorëve të fshatit Vërzhezhë dhe të gjithë krahinës. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike dhe historike. Nga posta e vogël e fshatit 540 m mbi deti u nis letra e djaloshit F.Cela ,drejt Tiranës  dhe prej andej nga mesi i nëntorit mërinte më parë në mediumin e kohës dhe më tej letra ,në fshatin e largët.

Letra e plotë:Fort i dashuri Fuat Cela. Çdo mëngjes e filloj punën duke lexuar në radhë të parë letrat, që më drejton populli, i cili i hap zemrën partisë së tij të shtrenjte. Te popu¬lli ne gjejmë pjekurinë, heroizmin, entuziazmin, mësimet, këshillat e urta, që ai na jep, perspektivat që na çel me një kthjelltësi të mahnitshme. Populli na tërheq vëmendjen për çdo gjë, na korrigjon neve kur gabojmë, na tregon rrugët dhe shtigjet nga duhet të ecim, na jep zgjidhjet e drejta edhe për problem më të koklavitura. Te populli e ka forcën e saj kolosale partia.Sot, mbi tryezën time te punës, në mes letrave të tjera gjeta dhe letrën tende të dashur, i dashuri shok i rinise Fuat. Ajo me frymëzoi jashtëzakonisht dhe pse të ta fsheh. ajo me emocionoi gjithashtu shumë. Sot gjithë mëngjesin e tash qe po të shkruaj letrën, po rroj me ty afër, me mendje, me zemër, me shpirt, po të ndjek nga larg në punët e tua. Në Verzhezhën tënde ku ke lindur e ku unë kam luftuar kur kam qenë partizan. Skrapari i trimave do të linde kurdoherë trima dhe trimnesha, por ti je trim mbi trimat, se je trim pa sy.Për popullin shqiptar partia e ka bërë natën dite dhe ti, div i popu¬llit, i rinisë dhe i partisë, me vullnetin e hekurt që të ka ngulur në gji partia, po e kthen natën e përjetshme që të ka shkaktuar verbëria në një ditë të shkëlqyeshme, me një diell që s'do të  shuhet kurrë dhe, që është dielli i partisë. Ti, shoku ynë i shtrenjte Fuat pa sy, ndjen, mendon lufton,   shikon me ndenjat, me mendjen, me stilin luftarak dhe me syrin shqiponjë    partisë sonë. Edhe pse pa sy, ti je një ushtar i pararojës, je një flamur për të  gjithë. Unë kam një dëshirë te madhe, që letrën tënde ta lexoje i madh e i vogël në Shqipërinë tonë, edhe jashtë kufive të Atdheut po të ketë mundësi. Puna jote bëhet një çështje e ndërgjegjes për të gjithë. I madh e i vogël në vendin tone do t'i vere pyetjen vetes: Kur i verbër Fuat Cela, me vullnetin e tij të çelikte, zbaton në mënyrë të mrekullueshme  me vijën e partisë dhe korr rezultate të mahnitshme, ahere ç’duhet të bëj unë, që kam sytë në vend? I dashuri Fuat.

Unë jam i bindur se kur me shkrove ti as nuk mendove ç’gjera të çuditshme do të shkaktoje letra jote, ç’forca do te ngjalli ajo në, popull, në rini, në parti, ç’zjarr   do të ndezësh ti nga Skrapari në zemrat e njerëzve, ç’entuziazëm, ç’patriotizëm do t"i shtohet entuziazmit, patriotizmit dhe shpirtit revolucionar të njerëzve tanë të mrekullueshëm që edukon e kalit partia jonë.Partia dhe populli të falënderojnë, shoku Fuat Cela. Ece kurdoherë përpara me vullnetin e partisë, me me¬ndjen e kthjellte te partisë, me sytë e ndritshëm të partisë.Të  përqafoj me mall dhe të uroj shëndet. I yti Enver. Tiranë, më 15 nëntor 1967.