Fazli Maloku: A po na përsëritet 'tradhëtia'?
| E Shtune, 24.03.2018, 12:34 PM |

A po na përsëritet “tradhëtia”?

Nga Fazli Maloku

Vendimi i Kuvendit të Kosovës i datës 21 mars 2018,  me të cilin vendim i dhurohen Malit të Zi më shumë se 8200 hektarë tokë e Kosovës, është  tradhëtia më e re që i bëhet Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar! Tanimë na është bërë e ditur të gjithëve nga raporti i Komisionit të Qeverisë Ramushi,  apo siq quhet shpesh edhe Komisioni i Bulliqit,  i cili punoi vite të tëra dhe doli në përfundim se Komisioni –Meha,  kishte bërë gabime të qëllimshme apo pa dije,  kuptohet në dëm të Kosovës dhe në favor të Malit të Zi,  në bazë të këtij komisioni-Meha edhe u nënshkrua Marrëveshja për Demarkacion të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Marrëveshja u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Skender Hyseni,  pa marrë paraprakisht pëlqimin e Kuvendit të Kosovës! Njëri nga kundërshtarët më të zëshëm të raportit të Komisionit Meha ishte Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj! Me ardhjen e tij në krye të Qeverisë,  si dhe me iniciativën e tij,  u formua Komisioni Qeveritar-Bulliqi,  nga specialistë të profileve të ndryshme,  ndër më të mirët që i ka sot Kosova. Komisioni ishte jo politik dhe tërësisht i paanshëm. Komisioni Bulliqi,  i hyri punës me një vullnet dhe sriozitet e profesionalizëm të nivelit të lartë,  me të vetmin qëllim,  të vij deri të e vërteta e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi. Duke hulumtuar matriale relevante nga qendra arkivore të ndryshme,  harta e atlase të llojeve të ndryshme,  të huajat e tonat,  dhe shumë matriale të tjera të nevojshme,  erdhi në përfundim,  në raportin qindra faqesh,  me fakte të argumentuara të padiskutueshme,  se Komisioni Meha,  ka bërë një punë jo profesionale,  duke i kaluar edhe kopetencat e tija për çka ishte formuar,  por duke ia bërë qejfin Komisionit të Malit të Zi,  i dhuroi Malit të Zi mbi 8200hektarë toke të Kosovës! Në bazë të fakteve të mirë argumentuara të Komisionit Bulliqi,  pjesëtarët e këtij Komisioni-Meha e sidomos Hashim Thaçi e Skender Hyseni,  pas nënshkrimit të Marrveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi,  do të duhej Prokuroria e shtetit të mirrej me ta. Por Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk iu interesonin faktet e argumentuara për mrekulli të Komisionit Bulliqi. Ata përpiqeshin që ta mbulonin turpin dhe tradhëtinë e tyre me një vendim të Kuvendit të Kosovës,  dhe këtë me shumë mjeshtri ia arritën! Kuvendi në katër seancat e para nuk arriti të realizoi votimin falë rezistencës së fuqishme e të dinjitetshme të delegatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Këta përdoren të gjitha masat e lejueshme në një shtet demokratik,  që vendimi të mos kalojë,  bile iu desh të përdorej edhe gazi lotsjellës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,  dhanë shembullin adekuat për gjithë qytetarët e Kosovës,  se si mbrohet interesi i Kosovës dhe Toka e Kosoës. Në këtë situatë,  Kryetari i Kuvendit mori rolin e Kryepolicit të Kosovës dhe gjysmën e deputetëve të Lëvizjes i arrestoi,  dhe gjysmën tjetër i largoi dhunshëm nga salla ku mbahej kuvendi!! Në këto rrethana të reja,  Kuvendi i Kosovës votoi me 80 vota “për”vendimin e Demarkcionit me s Kosovës e Malit të Zi,  duke i dhuruar mbi 8200 hektarë tokë të Kosovës,  Malit të Zi!! Kadri Veseli,  në të gjitha këto seanca të mbajtura,  u tregua jo vetëm i pa kulturë,  por një rrugaq i vërtetë,  jo vetëm duke i dhunuar deputetët e Lëvizjes,  por edhe duke i sharë rëndë,  një gjest i tillë nuk përkon me kodin e kulturës shqiptare e as njerëzore. Me këtë vendim,  Kuvendi i Kosovës,  vazhdoi radhën e “tradhëtisë” të Kuvendeve të më hershme të Kosovës. Kujtojmë vendimet e Kuvendit të Kosovës me 8-10 korrik 1945 në Prizren,  Kuvendi i Kosovës me 23 mars 1989,  me vendimet e tyre të turpshme dhe fund e krye tradhëtare!! Është e pa kuptueshme,  se votimit dhe pas marrjes së vendimeve të turpshme e fund e krye tradhëtare,  u përcollën me duartrokitje e përqafime nga deputetët votues!!

Befasia më e madhe në krejt këtë pshtjellim është qëndrimi dyftyrësh i gjeneral, Ramush Haradinajt!

E vetmja shpresë për qytetarët e Kosëvës mbetët nëse lënda shkon në Gjykatën Kushtetuese. Pra të shpresojmë.  Nuk e besoj që shkon as në favor të Malit të Zi e aq më pak të Kosovës që edhe më tutje të lënë brezave çeshtje kufitare kontestuese ,  nëse mendohet për një fqinjësi të mirë,  me interes reciprok për të dyja palët. Dikur moti,  i madhi Gjergj Fishta shkruante:

...Kur qe ai Knjazi i Malit T’Zi,  Knjaz Nikolla,  i gërxheli,  gërxheli,  por belaçi : na dyndë top, na dyndë ushtri  edhe del e bjen n’Shqipni,  për me shtrue këto bjeshkë e vërri... Një ndryshim i vogël,  atëherë me top,  e sot po ia dhurojmë vet!!


Prishtinë, 24 mars 2018

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: