Dedë Preqi: Ratifikimi, më i gjatë vajtimi!
| E Shtune, 24.03.2018, 11:00 AM |

U KRYE RATIFIKIMI EDHE MË I GJATË VAJTIMI!

Nga Dedë Preqi

Në fund të fundit nuk ka se çka flitet e vajtohet as për Kullën, as për Çakorrin, kur me votën tonë u bë ratifikimi i Demarkacionit me Malin  Zi, por të bëjmë një përshtatje dhe mësim për herat tjera, që mos të na ndodh diçka e ngjajshme në të ardhmën e afërt, sëcilës duhet ti kushtohet shumë vëmendje për llogaritë dhe çështjet më më peshë të kësaj toke, sepse sikur po vërtetohet se në këto praktika të sotme edhe më herët, të tjerët e patën shumë lehtë që me tokat tona të bëhën pazare.

Në këtë rast, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, ishte i domosdoshëm, por sikur muar jehonë aq të madhe në gjitha vendet e Evropës dhe botës, sipas të cilit zgjidhja e kësaj nyje, do e vënë në lëvizje çdo zgjidhje të problemeve të këtij populli, duke bërë edhe kusht lëvizjen e lirë të njerëzve të këtij vendi. Edhe pse, e gjithë kjo përkrahje kërkon respekt të thellë nga miqtë tanë ndërkombëtar, por më rëdësi është për atë popull që vepron e jeton në këto troje me shekuj, që duhet vetë të hyjnë në fushën e përgjegjësisë dhe të japin llogari për këtë tokë, ku nuk ka asnjë milimetër të saj që nuk është e vaditur me gjakun e bijave dhe bijëve të këtij vendi.

Por, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk duhet të humbim kohë dhe të merrëmi me psehet, shkaqet dhe pasojat e kësaj vije kufitare, apo edhe përfitimet nga kjo marrëveshje, duke e zgjeruar vajtimin, sepse,  atëherë duhet që edhe  deputetët e Vetëvendosjes, të shpallën « heronjë » apo « xhuxha » të këtij demarkacioni, të cilët në shenjë proteste dhe pakënaqësie, përdorën të gjitha metodat e tyre demokratike dhe antidemokratike, duke ia futë tymin Kuvendit të Kosovës.

Nuk do të thotë se Kosova me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, tani i mbylli problemet e veta, kjo nuk është e tëra, sepse ka edhe shumë demarkacione dhe agjenda tjera brenda dhe jashta shtetit të vet, poashtu edhe më të vështira, sikur që është kufiri me Serbinë, me çrast po angazhohen mshehtas dy krerët e dy shtetëve, z.Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët takohen mshehtas për një çëllim, i cili është i njohur dhe si do që të jetë ndarja e Kosovës, nuk do i bëjë mirë këtij vendi.

Edhe pse Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja i takojnë Kosovës, por nuk paraqet një siguri të garantuar dhe të qëndrueshme, dhe ky opsion paraqet një konfuzion dhe më shumë se një mashtrim nga shtetit i Serbisë, që shumë më tepër do ia zgjasin jetën luftënxitjeve dhe fushë betejave  politike, se do promovojë paqë në mes këtyre dy popujve.

Politika kosovare duhet të shikoj më afër, sepse akoma nuk e ka shtetin e vet të plotë dhe të plotfuqishëm, që do ta bënte të mundur shtrirjen e pushtetit dhe qeverisjen e saj në gjitha pjesët e vendit, sikur që është Veriu i Mitrovicës, i ndarë  për qejfin e vet dhe sipas modelit të Beogradit. Deri më tani u ndërruan disa qeveri e pushtete, kryetar e kryeministra në kryeqytetin e Kosovës, por Mitrovicën e veriut akoma nuk patën vullnet (guxim ) as një burrështatas i Kosovës ta vizitojnë ndonjëherë.

Prej gjithë kësaj storie dhe të tjerave duhet të mësojmë së paku dhe mos ti harrojmë prangat e dhunës, shtetin e propagandës, dhe gjitha ato masa të përsekutimëve çnjerëzore të cilat e përbuzën dhe injoruan këtë popull, atëherë ti vëjmë vetëvetës një obligim moral, njerëzor e kombëtar, i cili vepron dhe dërmon thellësinë e shpirtit dhe qenjën njerëzore, që të heqim dorë nga tiparët e  etjes për pushtet, dhe mos ta njollosim gjakun, lirinë, qenjën e këtij populli dhe thëmelet e këtij shteti.

Rreziku i një shteti, përveq nga jashta, nuk vjen vetëm nga shkaqët dhe vështirësitë e veqanta, por vjen nga veprimtaria njerëzore brenda përbrenda dhe pikërisht nga pushteti i inkriminuar dhe i korruptuar, i cili nuk do të thotë që të kesh vetëm fuqi që të bëhësh zot i një vendi, por të kesh respekt dhe pushtet, dhe t’ia pështatësh pushtetin nevojave të qytetarëve të vendit, të cilët t’a kanë besuar pushtetin. Ende në shtetin e tonë nuk e kemi një etikë mbi përdorimin e pushtetit, të menduar mirë dhe të përgaditur në mënyrë të efektshme, e aqë më pak me një edukim të mirëfilltë.

Nuk është herët, që ti japim një vlerësim edhe kësaj qeverie, që bëhët fjalë vetëm për elemente të fjetura bashkë me udhëheqjen e saj, pikërisht për ato elemente kryesore që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar, të cilat janë kushte themelore dhe shtyllat kryesore që e vëjnë në funksion shtetin, që do merrën parasysh edhe nga BE-ja, si parakushte  për liberalizimin e vizave të qytetarëve të këtij vendi.

Flitet se me organizimin dhe udhëheqjen e kësaj qeverie në krye me Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, do të kemi rrezulltate të mjaftueshme dhe të dukshme, dhe do arrihet përshtypja se do të shterren lumenjtë e problemeve brenda këtij shteti, por një optimizëm i tillë është i përzier me demoralizëm dhe pesimizëm, sepse shumë pak dëshmohet një seriozitet i tillë dhe me njerëz të njëjtë në pushtet, që do të thoshte  më shumë se një forcë e hidhur, që nuk e aftëson shpresën dhe shpirtin e këtij populli, që ta bëjë edhe akoma më të fortë dhe më të qëndrueshëm për një ndryshim dhe qasje të re, apo për një jetë më të mirë.

Opsioni i vetëm dhe i mundshëm do të ishte angazhimi i rinisë dhe fuqisë intelektuale të vendit tonë, ose një imazh i ri me një elitë të vetëdijshme politike dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmën e këtij shteti. Përndryshe, edhe sa duhet të pres ky popull dhe ky vend, që një ditë të kryhen këto mandate të këtyre njerëzve dhe pushtetëve të tyre dështuese dhe demoralizuese, që të krijohet një elitë e re politike dhe energjike, me një optimizëm të ri,  për një jetë më të dinjitetshme dhe të begatshme të këtij populli, ashtu sikur e meriton.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: