Sejdi Berisha: Në tokën time
| E Enjte, 22.03.2018, 08:11 PM |

Sejdi BERISHA:

 

P  o  e  z  i

 

NË TOKËN TIME...

 

Në tokën time

Gërmova thellë e më thellë

Sikur trungu më kishte humbur

Vazhdova e vazhdova

Nëpër gremina djersen ta derdhë

Gurë të çuditshëm dilnin

Nuk di

A ishin gurë kështjellash

Apo gurë mezhdash

Në tokën time

 

Edhe tash

Me zjarrminë e gjakut

Me gjelbësimin e lotit

Kam ngelur duke gërmuar

Ndoshta diku do has

Në fjalën e gjyshit tim

Në ëndrrat e ushtarëve

Që vdiqën për liri

Ndoshta në gjinjtë e vashave

Të vrara në dashuri

 

Ndoshta do has

Në gurin e varrit të babait

Dhe do t’i ndërroja

Dy-tri fjalë me te

Për pezmatimin tim

Do ta pyesja

Edhe për mezhdat e tokës sime

 

E di

Se të dy do lëndohemi

Ai në tokë

Si asht që nuk kalbet

E unë mbi tokë

Me njëmijë barrë sipri

 

Tash

Beharin e pranverës po e pres

Fytyrën tokës për t’ia hijeshuar...

 

(Pejë, e enjte 22 mars 2018)



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: