Dedë Preqi: Brutaliteti i një mentaliteti
| E Hene, 19.03.2018, 09:28 PM |

BRUTALITETI I NJË MENTALITETI

Nga Dedë Preqi

Njeriu do ta kishte shumë më lehtë që ta kuptojë botën, së pari të niset prej vetëvetës dhe të pyet vetën se çështë ai vetë, si qenje njerëzore, apo jashtë saj. Ndjenja, që duket se akoma po mbizotëron te miti i sllavizmit dhe urrejtja e tyre ndaj shqiptarëve, lidhet me përceptimin e rezervave të kohës së shterrur, si diçka që duhet domodoshmërisht të merr një kahe tjetër dhe kuptim të ri, i cili nuk është më ftesë e urdhrave moniste, por një përmbledhje parimesh njerëzore dhe të nevojshme, që të kemi një qëndrim, një gjykim dhe një program njerëzor.

Sikur janë të ngjajshme dhe identike programet e ultranacionalistëve të Maqedonisë dhe atyre të Serbisë, ndaj ligjit për përdorimin e gjuhëve të nacionalitetëve tjera, sikur që është edhe përdorimi i gjuhës shqipe, si pjesë përbërëse e një populli dhe vendi, ku shqiptarët në Maqedoni e përbëjnë 40 %, apo shumicën e popullit mbas popullit maqedon, ndërsa në Serbi, shqiptarët e përbëjnë 0’85%, të popullsisë, të cilët duhet ta kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës, literaturës, shkollimit dhe gjitha të drejtat tjera, sikur u takojnë edhe popujve tjerë.

14 Marsi 2018, në Maqedoni, duhet të shënohet si një datë me rëndësi historike dhe jetike, që Kuvendi i Maqedonisë, me votimin e shumicës parlamentare i thotë një « PO » ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndër të cilat e ka vendin edhe gjuha shqipe, si pjesë përbërëse e një kombi me shumicë shqiptarësh në këtë vend, duke plotësuar një zbrazëti të normave të pa realizuara nga « Marrëveshja e Ohrit »  me 13 gusht 2001, e ndërtuar në bazë të pesë parimëve themelore, që një ndër ato parime ishte edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Brutaliteti i ultranacionalistit maqedon Nikolla Gruevski, ishte më se një arrogancë e vrazhdë, aqë banale dhe aqë urejtëse, me një mentalitet të ulët të një ish-burrshtetasi, i cili tentoi për ta ndërprerë seancën nga kryeparlamentari Telat Xhaferi, por urtia dhe maturia e kryeparlamentarit Xhaferi, ishte e nivelit të një kuvendari të vendosur, duke u përballur edhe fizikisht me gjestet e Gruevskit, i cili nuk dorëzohet deri në realizimin e këtij qëllimi shumë të çmuashëm për shqiptarët e këtij vendi.

Këto sjellje të vrazhda dhe të hapura të Gruevskit,  kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, japin shembullin më të keq të urrejtës ndëretnike në këtë vend, dhe si diktat i këtyre shembujve ishte edhe ngjarja tragjike me rastin e zgjedhjes së kryeparlamentarit Telat Xhaferi, me çrast pësoi lëndime të rënda edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarë, z. Zijadin Sela, që rrjedha edhe shumë ngjarjeve  të tjera të mëhershme e kanë burimin po nga ky ultranacionalist dhe grupit të Gruevskit, të cilët e çpikën edhe  « Monstren »  për të dënuar shqiptarët e pafajshëm.

Nga kjo pikpamje si edhe nga shumë pikpamje të tjera, rrjedha politike në Maqedoni, por edhe në vende tjera, do vepronte në një fushëveprim të mbyllur, nese cungohen të drejtat e popujve tjerë, duke shkakëtuar reagime edhe më shumë të mprehta, si në drejtimin pozitiv, poashtu edhe negativ, që nuk e humbin qëllimin, por e përvijojnë qartas duke e kërkuar përgjegjësinë e shtetit dhe qeverisjes së një vendi multietnik dhe demokratik.

Rritja e urrejtjes ultranacionaliste te sëcili popull mund të kzistojë, por rritja e urrejtjes patologjike është një simptomë e rrezikshme  dhe negative për sëcilin, që në thelb, përveq që e humb vetëdijën, mund ti humb edhe të dhënat e historisë e politikës, duke i shijuar mitet e vjetra dhe dogmat e qelbura, në vend të ndërgjegjës dhe parimëve njerëzore.

Historikisht- Maqedonia në kuptimin e një vendi, apo shteti pa emër në kohën e sotme, nuk mbahet në mend pa shqiptarë, apo pa përbërjen shumicës shqiptare, dhe sikurse asnjë shtresë e një populli  nuk mund të jetojë në kushte të këqija shoqërore, ose pa të drejta që i takojnë, në të njëjtën mënyrë asnjë grup tjetër i veqantë nuk mund të ketë begati të qëndrueshme kur gjendja e përgjithshme nuk është në nivelin e duhur.

Imazhi i Maqedonisë pa shqiptarë është i mangët dhe i cunguar që në thëmelet e këtij shteti, dhe i cili nuk mund të garantojë një vizion të qartë për të ardhmën e këtij populli dhe vendi, sepse një popull i lashtë dhe autokton, sikur janë shqiptarët, nuk mund të shpërngulen dhe zhduken nga trojet e veta nga një tërësi e pa prekshme dhe e pa tundëshme e tyre me shekuj, që duhej kundruar me një admirim, por jo edhe me një përçmim, sikur nga ngjarjet e sotme dhe urrejtja e ultranacionalistëve të ngjajshëm të millosheviqëve dhe gruevskave të krisur, që po ngjallin urrejtje ndëretnike brenda këtyre trojeve shqiptare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: