Fahri Xharra: Libri i artë etrusk në muzeun bullgar
| E Diel, 18.03.2018, 12:45 PM |

Libri i artë etrusk në muzeun bullgar të Sofjes

“Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë shpjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në librin e tij “Les étrusques commencent a parler“, Paris 1961.

”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës. Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.

Etruskët flisnin shqip, e flisnin shqipen e kohës. Ju kujtohet, më lart e shkrova që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër; shikoni në këta rreshta të librit të Zacharie Mayanit “Çelësi i fjalës e asaj enigme ishte e kryera e foljes ilirishte, pra etruske dhe shqipe:shoh -pava”.

Pra, në shqip, prapashtesa -va është e kryera e shumë foljeve, blej -bleva, shoh -pava, laj -lava, qaj -qava.

Miq të lashtësisë së kombit tonë, e vërteta është në duart tona. Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e për rreth globit.

Një lajm nga Sofia e Bullgarisë shkruan  se është gjetur Libri më vjetër shumë faqesh në botë- në gjuhën e humbur Etruske. Libri i ka 6 fletë të lidhura ,  të arta, dhe të ilustruara me një kalorës , harpë dhe ushtarë.

Libri  është i shekullit 6-të para epokës së re. . Libri është autotentifikuar nga ekspertë e bullgar dhe ata të Londrës

Deri sa lajmëtari BBC  (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/2939362.stm  ) thotë libri është në gjuhën e harruar etruske (in the lost Etruscan language )  Mayani na shpjegon se gjuha etruske nuk ka humbur se ajo lexohet nëpërmjet të shqipes

Kurse dorëshkrimin që e shihni ,është dy mije e pesëqind vjet i vjetër , i gjetur para 60 viteve në brigjet e lumit Struma ne Bullgari.

Fahri Xharra,11.03.18

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: