Albert Habazaj: Migjeni i pentagramit shqiptar
| E Marte, 13.03.2018, 12:25 PM |

MIGJENI I PENTAGRAMIT SHQIPTAR

 

Nga Albert HABAZAJ

 

baladë  për Kompozitorin

 

30 vjeçarit të përjetshëm Kastriot Gjini

(14.07.1949-02.03.1979)

 

Migjeni i pentagramit shqiptar,

profili i buzëqeshjes Kastriot Gjini-

bukurosh nëpër fletë e gjethe lulesh,

çeli stinën e këngës së gëzimit:

 

U nxorri lot malli shelgjeve në breg,

lulëzim’ i shpirtit në drit’ të hënës varur,

fejesa e Otit  me Anën- rini e dehur,

për Anën martesa- e qeshura e plasur.

 

Të enjten erdhi dhe iku të  premten...

Ah,  Dy Mars ‘shtatëdhjetë e nëntë!

Dhe sot kur kujtoj atë ditë fatale vrehem,

nga dhembja,

               për një çast 

                        më merren mendtë...

 

Iku në apogje Kompozitori,

(vërtet që nuk ndodhi apokalips),

një këngë tej vitrinash-apel rinor,

universi muzikor u ndie ligsht.

 

U trishtuan fijet e barit, u ulën,

ditët ecën të heshtura nëpër llohë.

Në tërë kohët janë këngët e tij,

kurse vdekja e tij në asnjë kohë.

 

Nderim gjer në paharrim!

Albert Habazaj 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e premte, 2 Mars 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: