Florim Zeqa: Shpërbërja e Kuvendit, zgjidhje fatlum
| E Marte, 13.03.2018, 06:15 PM |

Shpërbërja e Kuvendit, zgjidhje fatlume për vendin!

Shkruan: Florim Zeqa

Për dallim prej legjislaturave të kaluara të Kuvendit, kjo e tanishmja (e gjashta më radhë) është duke e përjetuar një ngërç të ri politik! Mos arritja e përmbylljes së asnjë reance (tre herë radhazi) e tregon qartë situatën bllokuese në Kuvend.

Nga fillimi i punës së kësaj legjislature me numrat vicioz (vetëm 61) ka qenë e ditur se kjo legjislaturë e Kuvendit nuk do të jetë  e zonja të shkoj gjatë me punën e saj.

Kur këtyre numrave vicioz i shtohet fakti tjetër, ai i varësisë së plotë të ekzekutivit nga lista "Srpska", gjë e cila e pamundëson marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.

Përderisa është kështu, atëherë çdo ditë më tepër me këtë legjislaturë të Kuvendit, është një ditë e humbur për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ngase marrja e vendimeve të mëdha për vendin, siq janë; Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe dhe Ushtria e Kosovës do të jetë i pamundur me këtë përbërje të Kuvendit nën prangat e listës "Srpska".

Vetëm çështja e Demaracionit, vendit i kushtoi me bllokadë të gjatë mbi një mujore pa arritur të përmbyllet fare seanca e nisur, çështje kjo e cila po reflekton me zgjatjen e getoizimit të qytetarëve të Kosovës.

Nëse ndokush mendon që kjo legjislaturë do të arrijë të përmbyllë çështjet madhore të sipërpërmendura për vendin, përveqse iluzion i pambarim, do të thotë hipokrizi politike dhe vetëmashtrim.

Mungesa e kuorumit, pamundëson marrjen e vendimeve

Me këtë legjislaturë të brishtë të Kuvendit, ku pothuajse në të gjitha seancat mungon kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve bazike për vendin, pavarësisht faktit se cili person është në kreun e ekzekutivit, asnjëherë nuk do të arrihen objektivat shtetërore dhe kombëtare njëkohësisht.

Madje për ironi të faktit, kjo legjislaturë e Kuvendit nuk është e zonja të nxjerr as një ligj për largimin e qenëve endacak nga rrugët dhe trotuarët e qyteteve tona, të cilët janë bërë rrezik permanent për fëmijët dhe nxënësit shkollorë.

Mos inicimi i ligjit -Anti mafia dhe ligjit për VETTING-un për  forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", e tregon debolencën e kësaj legjislature shkaku i përfshirjes së shumicës së deputetëve në afera korruptive dhe kriminale.

Ngase Ligji-Antimafia dhe VETINGU janë pengesa kryesore për shumicën e depuetëve të inkriminuar, prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në anën tjetër edhe Ministria e Drejtësisë me pakon e "re" të ligjeve duke mos e përmendur fare VETTING-un për pastrimin e prokurorisë dhe gjyqësorit të politizuar dhe inkriminuar në Kosovë, i rëndon akoma më tepër shpresat e qytetarëve për ndryshime pozitive në këtë vend.

Kështu, Qeveria dhe Kuvendi në bashkrendim me njëri-tjetrin propozojnë dhe harmonizojnë vetëm ligje që shkojnë në favorin e tyre, por jo edhe të qytetarëve. Këtë që them e vërteton edhe vendimi unilateral i kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritarë!

Me dyfishimin e superpagave të kabinetit qeveritarë dhe avokatëve të tyre mbrojtës-prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka ndodhur diskriminimi më i madh i pasluftës në Kosovë.

Me koston e dyfishmit të superpagave, do të përmirsoheshin dukshëm skemat sociale, përfshirë të gjitha kategoritë. Në anën tjetër, pushtetarët pa fije turpi derdhin lotë krordili për qytetarët e varfër të këtij vendi.

Defaktorizimi i listës "Srpska", zhbllokon Kuvendin

Moskalimi në vazhdimësi i Demarkacionit në Kuvend, nënkupton fundin e kësaj qeverie dhe kësaj legjislature në përgjithësi. Do të jetë krejtësisht e palogjikshme të lejohet të shkoj tutje një qeveri e cila nuk mund të ndërtoj konsensus politik për kalimin e temave madhore, e aq më pak i një Kuvendi i cili nuk arrin dot të harmonizojë qendrimet për kalimin e ligjeve kruciale për vendin.

Fakti tjetër që e bënë të aryeshme shpërbërjen e kësaj legjislature është fuqia politike që ka lista "Srpska" në raport me subjektet shqiptare.

Jam i bindur që propozimi im nuk do u pëlqejë shumë pushtetarëve dhe mbështetësve të tyre, sikurse që jam i bindur se pa një alternativë të re politike, shkuarja në zgjedhje nuk mund ta ndryshoj shumë kursin qeverisës të vendit, por ajo që mund të arrihet përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme, është e mundur të bëhet defaktorizimi i listës "Srpska", gjegjësisht zhbllokimi i punës së Kuvendit, në mos për asgjë tjetër, për krijimin kushteve për transfromimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, korigjimin e Demarkacionit dhe përmbylljen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vndit.

Andaj më mirë është të bjerë kjo qeveri sikur ajo paraprakja, më mirë është të pritet edhe tre vite të tjera apo edhe një dekadë derisa të korigjohen gabimet të cilat tashmë janë identifikuar nga komisioni i fundit qeveritar, sesa t'i humbim përgjithmonë Çakorrin, Belluhën e Kullën...pastaj të kërkohet një marrëveshje e re me Malin e Zi nën arbitrazhin ndërkombëtarë.


03.03.2018

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: