Drita Lushi: Të duash një grua
| E Merkure, 07.03.2018, 07:24 PM |

DRITA LUSHI

 

Kushtuar, sime bije, sime mëje, sime gjysheje, vetes dhe gjithë grave, që gjejne veten në këto poezi

 

Të Duash Një Grua

 

-Cikël poetik- 

 

RIGJETJE


Ndonjëherë veten humb,

E tretem në  ҫdo yll, që bie…

Dhe prapë ATË rigjej

në sytë e sime bije

 

 

GJYSHES

 

Gjyshja ime

në kokë mbante një shami të bardhë;

nen to,

flokët e thinjur dhe vitet  e saj.

 

Gjyshja ime fliste rrallë,

por fjalët ia desha,

si rrudhat në ballë.

 

Ia desha vitet dhe më shumë:

nëpër ta shkruar e kaluara e saj

dhe prejardhja ime e thjeshtë.

 

Gjyshja ime

nën rroba të zeza

fshihte një zemër të bardhë.

 

Kur engjëjt e morën,

në dekadën e nëntë,

asgjë nuk mori me vete:

Na i la

fjalën,

zemrën

dhe shaminë e bardhë.

 

 

NËNA IME

 

Kurrë s’e ngrite zërin,

nëna ime,

e kurrë s’të dëgjova të flisje,

as at’herë kur mund të bërtisje.

 

Kurrë s’dite të qortoje

e as u ankove, e urta ime,

edhe at’herë

kur jeta për ty qé dhimbje.

 

Të pakta fjalët

e zemrën të madhe,

përherë punëtore,

Ti,e paepuara ime.

 

Vitet shpejt ikin, vrapojnë,

po mua më dukesh si atëherë

kur, unë, studente,

e  ti edhe shpirtin doje

me vete të më jepje.

 

Kokën nga dritarja,

prisje

kthimin tim,

e ankthi mëmësor të përfshinte.

 

At’herë unë e ndieja,

që zemra jote  paqë

gjente,

veç kur më shihte.

 

Kushedi ç’dhimbje të patreguara

të fshehin sytë tek na sheh

te rritur, burrëruar,

kushedi ç’gëzim e brenga

psherëtin shpirti yt me vete,

fjalëpaka ime!

Jeta e vitet s’t’i kursyen

thinjat në kokë

e rrudhat në ball,

po fjalët po ato mbajte,

e forta ime.

 

Silutë e brishtë mëmësore,

me halle e vite mbi supe,

trishtimit kurre s’iu dhe,

ikonë shembullore

ti,

gjithmonë për ne.

 

Tek të shoh, ashtu të qetë,

e zhytur në mendimet e tua

të fshehta

e ndiej që dashuria jote,

veç rritet e rritet

ashtu në heshtje, në heshtje ….

 

 

TË DUASH NJË GRUA

 

S’është lehtë të duash një grua,
T’i falësh fjalë sysh dhe puthjesh;
Ledha hëne, kometash e diej
t’i ulësh në duar.

Duhet të dish të duash një grua!
Të marrësh një oaz mes shkretëtire,
Nje oaz që kaltëron (veç për ty)
tokë dashurie.

Duhet guxim të duash një grua!
Të gjesh rrugë e shtigje (të pashkelura)
që të pushtosh
të artat brigje.

Duhet të dish të mbash një grua
pasi zemrën të ka vënë në duar,
Më shumë se atë - dashurinë e saj.
Duhet të dish, të dish pra

 

 

NË KUVENDIM ME NËNËN.

 

Mirdita botë!
E nisa edhe sot kuvendimin me ty.
Me ty, e pak njerëz që më duan,
Ose bëjnë sikur, (s’edi!)

Nënokja ime p.sh, më do fort,
(e ndiej) kur me sy e fjalë më ledhaton.

Tani, që prej vitesh,

jam vete nënë,
filluar kam t’i puth duart imcake
e, shpesh e më shpesh, puthje i jap edhe në ballë, 
pesëmbëdhjetë vjet, që jeton pa (të shtrenjtin!) tim’ atë.

Mos mu zemëro që të thërras, nënoke!
Të ndiej më afër kështu,
të ndiej çdo rrudhë
në faqe e ballë.
Si kurorë t’i shoh të gjitha thinjat, 
ah, ja dhe ndonjë flok të zi, në të rrallë!

Eh, e mira nënoke!
Edhe kur ankohesh
,
fajin pleqërisë ia hedh,
Paçka se akoma s’ke bërë shtatëdhjetë.

Po e di çfarë?
Të mos flasim pë rreumatizmën,
që të gërryen kyçet,apo pleqërinë, 
Po për gjëra të gëzuara
P
ershembull, për time bijë.

“Mjaltë e mjaltës” –thuhet, ëëëëë…?
Po atë duket kështu ty?
Tash’ që s’ke vetëm një,
Por (nip e mbesë),
u bënë … dy!

Edi,e di nënoke!
Po ja, që bëj dhe ndonjë pyetje pa vënd,
Kur
ata (nip e mbesë) të thërrasin ”nëna”,
qesh e lumturohesh,
e
di,kështu ta ka ënda;

Eh, nëna ime!
Ja kështu rridhka jeta.
Mbaj mend,
kur shkoje tek nëna jote e mplakur dikur,
e kthehesh e që andej, aq e trishtuar!

Ndoshta dhe nesër,
ime bijë do të kuvendojë me mua shtruar,
të më sjellë një gotë ujë,
a
të më falë një ylber me fjalë!
Qenka qerthull kjo jetë nënoke!
Hajt pra:
“pa dale të të puth dhe një herë në ballë”,
eee, ditë të mbarë!

“Muuaah” –Jetë të mbarë.

 

 

IME BIJË

 

Po rritet ime bije,
(e vogla ime e gjith’hershme!)
Përkundet, ëndrrave
Detit. Diellit
Të fshehtave dhe të rejave, 
të qenies së saj vajzërore…
Më jep mua,
gëzimin dhe shqetsimin.
Më bën, të ndihem Ajo,
me jep arsyen të jetoj për Të

 

 

UDHËS PËR TEK NËNA

 

Sa here shkoj tek ime më,
Syt
ë,
Z
ëri,
Fytyra
M
ë mahrrin çehre fëmije...!!
N
ë ikje,
K'rrusem
marr dhimbje
..!



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: