Hilmi Saraçi: Terrori serb dhe shpërngulja për Turqi
| E Marte, 06.03.2018, 09:43 PM |

Terrori serb dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi (1923)

Nga Hilmi Saraçi

… Hamit Saraçi ndër të parët kishte ngritur zërin kundër shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi në rrethinën e Vushtrrisë  (në Artakoll).Gjatë kësaj periudhe (1923) kishte filluar me të madhe shpërngulja e shqiptarëve për  Turqi dhe vende të tjera .

Sipas dokumenteve arkivore që ruhen  në Arkivin Qendror të Shqipërisë, shihen të dhëna interesante për shpërnguljen e shqiptarëve  për Turqi. Në këtë dokument shkruan se rreth 300 mij shqiptarë në mes të dy luftërave botërore ishin shpërngulur nga Jugosllavia për Turqi dhe bënë fjalë për 26.450 familje të shpërngulura nga vise të ndryshme shqiptare. Vetëm në Vushtrrinë me rrethinë gjatë kësaj periudhe 8000 shqiptarë u shpërngulen për Turqi, Shqipëri e tjera . Mbi 4000 shqiptarë u vranë (vetëm gjatë muajit janar-shkurt 1919 nga dora serbe u vranë  2.179 shqiptarë ). Ndersa u asimiluan  rreth 5.000 dhe janë zhdukur apo kanë vdekur , si rrjedhojë e kushteve të rënda  shëndetsore mbi 3000 shqiptarë.  Në kuadër të përpjekjeve të shumanshme zyrtare dhe jozyrëtare, të organizuara ose spontane që janë bërë për pëngimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare  në Jugosllavi, duhet përmendur ndërhyrjet e personaliteteve të larta me origjinë shqiptare në Turqi për ta penguar shpërnguljen e shqiptarëve …(Dr. Jusuf Osmani “Vushtrria në dokumentet arkivore”, fejton -2006 ). Në këtë periudhë të trazuar të kohës kishin marr hov bisedat nëpër ndeja dhe oda për shpërngulje  në Turqi. Ishte një lëvizje e organizuar nga qarqet reakcionare dhe shofeniste serbe që kishin për qellim shprazjen e Kosovës me shqiptarë . Hamiti në çdo ndejë dhe tubim si në familjet që vizitonte, si në tubimet fetare e të tjera, këtë plagë të rëndë për shqiptarët e vënte në rend të parë për shqyrtim. Si zakonisht fliste për shqiptarët si komb ndër më të vjetrit në këto troje, për luftën e tyre për liri dhe pavarësi, për historinë e lavdivshme kulturore dhe shkencore gjatë periudhave kohore duke dhënë shumë shembuj për fytyrat e ndritshme patriotike, kombetare dhe fetare të popullit tonë…

Terrori serb nuk ka të ndalur

Ndër fshatrat e Artakollit dhe më gjerë, në komunën e Vushtrrisë,  kësaj radhe terrori dhe propoganda ishin më aktive, prandaj njerëzit ishin të nxitur të shpërngulen kudoqoftë vetëm të shpëtojnë nga ky terror i paparë  serb. Pastaj shumë njerëz ishin të mashtruar nga shumë premtime se në Turqi dhe gjetiu do ta kenë më mirë. Nga fshatrat e  Artakollit megjithatë shumë familje ishin shpërngulur dhe shumë të tjera  ishin regjistruar për tu shpërngulur. Kishte pasur tentime edhe nga familjet e njohura në Artakoll që kishin ndarë mendimin për të shkuar në vend të huaj në Turqi, pasi  zullumi dhe terrori serb shkonte gjithnjë duke u shtuar dhe trashë . Kur kishte dëgjuar Hamiti , më parë i kishte thirrur disa angazhues nga Bivolaku (Artakolli) dhe kishte shtruar bisedën për shpërnguljen. Disa prej tyre kishin filluar të mendojnë si ta  shesin pasurinë dhe të përgatitën për këtë rrugë të vështirë, sepse vështirë është të përballohet dhuna dhe terrori serbë-thonin ata  . Hamiti kishte folur gjerë e gjatë për këtë plagë të rëndë të popullit shqiptarë dhe me ndjenjë të lartë patriotike dhe fetare kishte reaguar se “njeriu në vend të huaj është i humbur dhe nuk ka jetë të lumtur as perspektivë familjare dhe kombëtare, ai në rend të parë është i huaj, nuk ka liri, gjithmonë është i nënçmuar dhe i anashkaluar” … Pas këtyre bisedave dhe sygjerimeve kjo iniciativë e shëmtuar kishte filluar që të ndërpritet , përkundër masave të rrepta dhe terrorit serb që shkonte gjithnjë duke u shtuar.

Rasti i familjes Januzi nga Pasoma (Suma)

Në një rast kur disa familje Jonuzi nga Pasoma e Vushtrrisë kishin shitur pjesë të pasurisë për tu shpërngulur në Turqi, Hamit Saraçi kishte shkuar në Pasomë (Sume), në familjen Jonuzi dhe kishte ndërhyrë , sepse  me këto familje kishte mardhënjë të mira  tradicionale fetare dhe miqësore. Ata ndaj Hamitit kishin një qendrim dhe respekt të vaçantë. Fjala e tij kishte peshë të madhe. Kur e kishin konsultuar Hamitin për iniciativen e tyre, shpërngulje për Turqi më 1923, Hamiti i kishte thirr që të bisedojnë më gjerësisht për iniciativen e tyre të gabuar. I kishte qortuar dhe u kishte bërë me dije se kjo është një propogantë shoveniste serbe të cilët dëshirojnë të pastrojnë Kosovën nga shqiptarët. Kështu përkundër shitjes dhe përgatitjes që kishin bërë , respektojnë fjalën e Hamitit dhe nuk ndërmarrin një rrugë të vështirë, pa përspektivë ...

(Pjese nga nje punim me i gjate)



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: