Dedë Preqi: Thërret Çakorri ku je kullë
| E Diel, 04.03.2018, 12:01 PM |

THËRRET ÇAKORRI KU JE KULLË, NUK UA BËJË HALLALL ASNJË TULLË!

Nga Dedë Preqi

Një kohëzgjatje e teprueme, çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, është më shumë politike, se sa edhe teknike. Qëndrimi që po vjen sipas marrëveshjes së dy presidentëve, atij të Malit të Zi, dhe presidentit të Kosovës, diçka brenda këtij qëndrimi-duket se ngurron, për të cilin nuk ekziston një optimizëm i besimit të progresit, përshkak se, askush nuk e ka të qartë atë çka është fërguar dhe pjekur deri më tani, dhe askush nuk e ka të qartë marrëveshjen në mes këtyre dy krerëve shtetëror, z. Thaçi dhe Vujanoviç.

Fakti që marrëdheniet tona me Malin e Zi, janë deri dikud të mira dhe nuk dëshirohet të  përkeqësohen, atëherë sa i përketë Demarkacionit, këto marrëdhënie duhet të mbahën në këmbë, dhe bazuar në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova, politika e kësaj qeverie, në krye me z.Haradinaj, do e përbijë gjithë atë “hallakamë”  dhe do e votoj formulën e më hershme të 2015-tës.

Kjo qeveri dhe politika e saj, është e varur, e cila nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta pa votën e Listës serbe dhe i ka disa projekte të caktuara, përmes të cilave do ta humbëte kohën e saj, sepse nuk ka fuqi ti realizoj, sidomos çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, por çështja e  Demarkacionit me Malin e Zi, është një projekt nacional, që duhet të përfundojë sa më parë, duke u bazuar edhe në pikën 7-të, të marrëveshjes në mes palëve, nëse ka gabime mund të korigjohen ato.

Pjesa e kësaj tabloje të rëndësishme në mes këtyre dy vendeve nuk është duke shkuar në mënyrë liberale, e cila nuk po e shkakëton efektin, por defektin e saj. Mirëpo, përkrah kësaj marrëveshje i kemi edhe miqtë tanë të Kosovës,  përfshirë këtu edhe SHBA-të, dhe vendet tjera, prandaj duhet të nisemi edhe nga respekti i tyre, edhe pse Kosova po e jep pjesën më të dhimbshme të saj.

Por, nisur nga kjo thellësi e problemit të kufirit me Malin e Zi, Kosova do e përballonte më lehtë, në krahasim me problemet që mund të paraqitën me Serbinë, si dhe psikoanalizën e ngatërruar të saj mbi Kosovën, si një çështje shumë delikate, e cila nga pikpamja dhe strategjia e politikës së tillë e vendit tonë, zgjidhja e kësaj çështje do të merr një kohë të gjatë, ndoshta edhe të pa caktuar.

Sa i përket mirëqenjës së qytetarëve të Kosovës, gjendja e tyre është shumë e prekshme dhe qeveria e këtij vendi duhet ta pranojë se funksioni i saj i pa efekshëm po ndikon në gjithë organizmin e këtij shteti, që po i zhvishët përditë e më shumë  vlera e tij. Prandaj, Kosovës i mungon një qeverisje e vërtetë, që mbështetët me përkushtim dhe sinqeritet mbi njohjen e mënyrës së ndërveprimit dhe ndjenjën e përgjegjësisë përpara këtij populli dhe shteti.

Prandaj, kjo përgjegjësi mbi Demarkacionin me Malin e Zi, mund të mirret edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët edhe përmes rrugëve të tërthorta, u mbetët diçka për të bërë, që populli i këtij vendi, të mos mbetët nën mëshirën e një arbitrariteti të panevojshëm. Ky shtet dhe ky popull duhet të ecë përpara, cilado qoftë mënyra e emërtimit të drejtimit në të cilin duhet të aktualizohet, që të shpie drejt shpëtimit dhe të ardhmës së vet më të mirë.

Thërret çakorri ku je kullë, nuk ua bëjë hallall asnjë tullë, asnjë tullë dhe asnjë guri, këtu e ka vënë flamurin Dedë Gjo Luli!



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: