Orhan Rexhepi: Çfarë do të ndodhë me Luginën
| E Merkure, 28.02.2018, 09:00 PM |

NËSE KALON KY DEMARKACION ME MALIN E ZI

ÇFARË DO TË NDODHË NESËR ME LUGINËN E PRESHEVËS

Nga Orhan Rexhepi

Ishin Hashim Thaçi, si ish Zëvendës-Kryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme dhe Skender Hyseni si Ministër i Punëve të Brendëshme, ata që në emër të Qeverisë së Kosovës e nënshkruan Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ndodhi kjo më 26 Gusht 2015 në Vjenë të Austrisë. 

Nga ajo kohë, prej dy vitesh e gjysmë është duke u shtjelluar puna e këtij DEMARKACIONI të mundshëm mes këtyre dy Republikave, i ashtuquajturi variant i Murat Mehës u kundërshtua deri edhe me sharje bash nga Kryeministri aktual Ramush Haradinaj, dhe prej tij pak më vonë u përkrah varianti i Deputetit të LDK-së Shpëtim Bulliqit, i cili doli të jetë i drejtë (gjë të cilën e tregojnë edhe fotot e kespozuara), por me rrotullimin e funksioneve nga opozita në pozitë, pas jopak kohësh pikërisht ky Ramush Haradinaj i ndërroi pozicionet dhe doli në anën tjetër të medaljes, nuk do t’i hyj të jap variantet e arsyeve të tija që kaloi në anën tjetër sepse po jipen me të madhe gjithandej, por brenga që në këtë rast më së shumti na kapë neve SHQIPTARËVE të LUGINËS së PRESHEVËS, është ajo që kur së shpejti të vijë moment i DEMARKACIONIT mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, cila do të jetë SHPRESA JONË në këtë rast, po dua të them nëse udhëheqësit shtetërorë të Kosovës janë të gatshëm të falin 82 KM katrorë tokë të shtetit të tyre Malit të Zi, na detyrojnë të mendojmë se edhe në këtë anë në lindje, përpos veriut të Kosovës, do të jenë të gatshëm të falin toka tjera, në këtë rast as që do të vlejnë ato këmbime që mes këtyre dy vendeve u bënë në vitet 1946, e sidomos në vitet 1956 dhe 1959, atëherë kur për shembull pjesa më e madhe e Komunës së Preshevës ishte pjesë administrative e Krahinës së atëhershme të Kosovës.

Pra nëse Paralamenti i Kosovës të Mërkurën e kalon variantin aktual të demrakacionit, për këta “UDHËHEQËS” të Republikës së Kosovës, shihet qartë se nuk do të vlejnë as REFERENDUMI i 1 e 2 Marsit të vitit 1992, nën opsionin për Autonomi Territoriale dhe Politike të Luginës së Preshevës ME TË DREJTË TË BASHKIMIT ME REPUBLIKËN E KOSOVËS, as Lufta e armatosur e USHTRISË ÇLIRIMTARE të PRESHEVËS, MEDVEGJËS dhe BUJANOCIT, as MARRËVESHJET e pasluftës, as edhe REZOLUTAT e KUVENDIT të LUGINËS i përbërë nga Këshilltarët Shqiptarë të Kuvendeve Komunale  të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sidomos ajo e Janarit të vitit 2006, në të cilën fare qartë kërkohet RECIPROCITET I PLOTË me të drejtat e Serbëve në veri të Kosovës, por ama INJORIMI i Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim tashmë pandërprerë ka ndodhur, me vetë faktin e negociimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes për ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE në Kosovë, pa e përmendur Luginën e Preshevës me as edhe një shkronjë. E gjitha kjo mund të merret si një përshtatje me heshtje-përkrahjen për Partitë pro-Serbe të cilat tashmë edhe kanë marrë në dorë pushtetin lokal të Komunës së Preshevës, po e them këtë nga shkaku se Beogradi APN-në (Alternativa Për Ndryshim), jashtë çdo rregulli ligjor e vendosi të udhëheqë Organin e Përkohshëm dhe si pasojë në kampanjën parazgjedhore nga ana e Qeverisë së tyre iu dërguan dhe i lejuan t’i harxhojnë hiç më pak 5 MILION e 200 MIJË EURO, mjete financiare të cilat do të ishin të tepërta edhe për ndonjë parti të madhe në zgjedhjet parlamentare të cilitdo shtet të Ballkanit.

Por megjithatë, shumica e qytetarëve Shqiptarë të Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, natyrisht edhe Shqiptarët kudo ku ndodhen gjthandej nëpër Ballkan e në Botë, e kanë shpresën e madhe se DEPUTETËT SHQIPTARË të Parlamentit të Kosovës do t’i thirren ndërgjegjes së tyre, do t’i thirren sadopak dinjitetit të tyre që KY VARIANT I DEMARKACIONIT PËRFUNDIMISHT NUK DO TË KALOJË.


27.2.2018

(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: