Kalosh Çeliku: Populli shkrimtar dhe universitar
| E Merkure, 28.02.2018, 09:11 PM |

POPULLI SHKRIMTAR DHE UNIVERSITAR

NGA KALOSH ÇELIKU

Populli shqiptar, që me shekuj luftoi kundër pushtuesve me shpatë, pushkë e topa, sot erdhi koha të lufojë me cica Xhadie e bythë të rrejshme “bombastike”?! “Droga” më efikase për ta vënë në gjumë një popull kryengritës historik përmes mjeteve “narkotike” dalldisëse të informacionit. Propakandës politike - ekonomike. Popull, që krah për krahu me “vëllezërit” e Njerkës çdo vit hapë universitete biznesi për prodhimin e diplomave serike, e jo fabrika industriale me produkte teknike e bujqësore (zarzavate kopështi). Pazare partiake, që e pushtojnë tregun e mallërave me afate të skaduar përdorimi: profesorë universitar, shkrimtarë dhe”analistë” politik.

Universitete partiake të politizuar deri në palcë, që më së shumti prodhojnë politikanë teknefesë: artistë të vdekur për së gjalli dhe “analistë” politik, trusakatë me këmbët dhe trutë në legen, sesa kuadro shkencor profesionistë. Kohën e fundit, edhe politikanët na dolën shkrimtarë. Librat e tyre “besteller” duke i përuruar e “shitur” nëpër Panaire të Librit: Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Herët, e kam ngritur zërin për këtë dukuri “artistike”, arsimore e kulturore në shkrimet e mia publicistike parashikuese për Nesër, se: koha do të vijë kur do të kemi më shumë shkolla fillore e të mesme, universitete, mësuesë, profesorë e doktorë shkence, por nuk do të kemi nxënës dhe studentë. Shkrimtarë e poetë, siç duket kemi me thasë në çdo katund e qytet pa lexuesë për t’ia shitur botës, por ajo nuk i blen edhe pa para.

Përmëkeq, virusi e ka goditur pas shpine popullin historik shqiptar, që zbriti me armët krahut nga malet edhe fushave, ende i dashuruar dhe arratisur pas cicave dhe bythëve të rrejshme “bombastike” të Xhadisë. Jo, se këto cica dhe bythë Xhadie i kanë munguar gjatë jetës në prehërin e Shtrigës Plakë, nuk i ka pasur me bollëk nëpër kasolla, kollomoq (misër) e livadhe, por sot i është tekur t’u turret përmbrapa me të katra si dhelpëra herdheve të dashit. E mashtron veten me vite, se: dashit brirëpërdredhur rreth veshëve do t’i bien udhës si dardha të qullta gorrice pas ndonjë gardhi. Rrezik parasheh, se: tinëz, po ia rrëmbejnë politikanët e arratisur hamshorë në prehërin e Xhadisë.

Dëshmi, vetëm i hapni në dhomat e pritjes e të gjumit ekranet televizive dhe faqet e gazetave dhe portaleve elektronike: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Shkup. Cica Xhadie dhe bythë të fryra “bombastike” për mejdani para syve të botës?! Vetëmevete, thua: vallë, ky popull kryngritës nëpër shekuj, herë me krajl e herë me mbret, nuk paska tjetër problem, përveçse cicave të Xhadisë dhe buthëve të saja “bombastike”?!

Fytyra me poste politike, të rrethuar nateditë me “bereqet”  Xhadie në Qeveri e nëpër kabinete. Fundekrye, pa Tru shqiptari. Turp! Asnjë libër të ri me vlera të arrira artistike, manifestim kulturor e ndonjë poezi dashurie nën Rrap për Atdheun pa Grua (?!). Gra me veshje kombëtare e dajre: brekë të qëndisura me lara artistike kaçake nga Nanat tona shqiptare. Këmisha të gjata deri në fund të këmbëve, pashterka të bardha e kuqe palë - palë për cuca e nuse azgane, që “zogun” e tyre nga marrja e kanë strukur (fshehur) thellë mes gjithë asaj veshjeje kombëtare tradicionale në disa kate, jelek me pare mbi këmishë e hyrkën krahëve verë e dimër. Vetëm, mund ta fantazoje për ndonjë poezi e roman erotik, ose ta shihje ëndërr pasmesnate mes xhindeve.

Përkundër, “analistit” politik tollumbaxhi me këmbët dhe trutë në legen, që sot i delë zot Xhadisë, se: Shqipëria, Kosova dhe Shkupi nuk paskan burra mejdani, intelektualë ta shpëtojnë Xhadinë e ngratë me këmbët përpjetë në “hava” mes livadheve?! Edhe, me shokë si “shkrimtar” i jep “kalemit sallmadi” në Ditën e sotshme hamllave të Katundit Madh me më shumë poetë, shkrimtarë dhe politikanë sesa lexuesë e banorë, delë livadheve me kosë pa kep në dorë mes ferrave. I jepë kosës krah më krah, kur deri Dje shumë dylberë “mëhalle” me bozë, tollumba, byrekë me gjizë e mish lope koperative, veshje e para i kanë strehuar nëpër lokale nate “artistet” ruse e bullgare. Orë “letrare” kanë mbajtur me shtatë bullgare. Edhe, pse gratë e tyre  me fëmijë në gji e prehër, nuk kanë pasur as opinga llastiku e çizme, në shtëpi.

Ideologji e mirënjohur neokomuniste me të cilën mbijetoi disa vite shteti ish jugosllav. Varr, të cilin edhe përsëgjalli ia hapi vetes gjatë atyre viteve në “lulëzimin e vëllazërim-bashkimit”. Vërtetë, asaj kohe e kemi mbajtur gjallë me burra me sharrën në krah dhe djemë e vajza, në Beograd. Furra buke e ëmbëltore në gjithë ish Jugosllavininë, por dikur me fajin e saj ia kthyem, ose ajo Xhadi na e ktheu shpinën si shqiptarë. U martua me burrë tjetër “besnik”. E varrosi veten përsëgjalli, mesdite me premtime dhe fjalime masovike propagandistike patetike komuniste antishqiptare e lule mbi varr. Fjalime maratonike politike e parulla të thata komuniste edhe nëpër male. “Arritje “ astronomike në arsim e kulturë në shtetin e “përbashkët”, kur ndaj një populli historik para syve të botës, ende ushtrohet diskriminim gjuhësor, arsimor e kulturor nga “vëllezërit” e Njerkës me argatë politik shqiptar.

Kosova martire, pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981), mori pjesë në ceromoninë e varrimit historik madhështor të Xhadisë. Asaj kohe, përsa më kujtohet Njerkës me “lotë” në sy i vëndosi mbi varr te koka edhe disa kurora të luleve në shenjë lamtumirëse për në “Parajsë”. Nuk më kujtohet në atë ceremoni memoriale me çerep mbi shpuzë e saç mbi krye, a mbajti dikushi ndonjë fjalim emocional vajtimi me lotët në sy, rrëke. E di se, “Tatkoto” (Babai) për inatë të shqiptarëve me shkues Haxhi Deputetin e mori për grua edhe një Xhadi (Njerkë) me pashterkë të kuqe.

Përçudi, duke jetuar me shekuj me “vëllezërit” e Njerkës i kemi marrë veset e tyre negative, e jo ato pozitive ndaj pushtuesve shekullor: Përrallës përgjakshme të poetes serbe, Desanka Maksimoviçit. Poemës famshme të “vëllezërim-bashkimit”, që me vite na priste në orën e parë të mësimit në Librat e leximit mbi bangë. Edhe, nëse nuk e kemi ditur atë ditë përmendësh para mësuesit, kemi marrë notë të dobët nga gjuha shqipe?! E kemi përsëritur klasën. E ngjajshme sot me “Duhanvjelësit” e Koço Racinit në çdo libër të leximit në shkollat shqipe. Shqiptarët duke i përgaditur me baza arsimore edhe sot, si argatë mes arave, e jo si personalitete arsimore, shkencore e letrare. Mjerisht, sot kur “vëllezërit” kanë plot krijuesë me vlera të arrira artistike, ne jemi dalldisur pas atyre krijimeve ideologjike me porosi të ish Partisë Komuniste.

Fatkeqësishtë, ende të infektuar nga ai virus gjaku i rrezikshën komunist, sot  neokomunist nëpër shkollat shqipe me partizanë të asaj ideologjie: udhëheqës të emisioneve kulturore e arsimore, emisioneve “debative” pa asnjë bagazh trungu arsimor e kulturor, i kemi ende si “dëshmorë” lufte të arratisur nëpër institucione e shkolla shqipe me propozime dhe emërime partiake, që partitë politike ua besuan misionin e shenjtë arsimor e kulturor me libreza partiake.

Nuk e kam unë fajin si shkrimtar shqiptar, që nuk më do shteti i “përbashkët”, nuk më duan Partitë Politike Shqiptare Aqmëpak, me arsye partitë “maqedonase”. E ka fajin Ali Ahmeti. Ose, siç thotë Patrioti i Vonuar (K. M.): “Abazi“ i malit, sot Aliu i fushës që zbriti me shokë nga mali në fushën politike me dorëzimin e armëve kryngritëse në brez para ndërkombëtare dhe kamerave televizive.

Punë tjetër është ajo, sesa: këto kalorës të arratisur të partive politike shqiptare ia kanë arritur qëllimit të martesave me shkues dhe “divorcet” e tyre partiake për afimrimin e arsimit dhe kulturës shqiptare në Shtetin e “përbashkët”. Përditë e përnatë, i kemi me shumicë e pakicë si “analistë” politik në emisionet debative para kamerave televizive. Përurimin e hapjeve të “fabrikave” të reja për prodhimet serike të shkrimtarëve me diploma partiake. Politikën “madhore”, arsimin dhe kulturën shqiptare në Lëmën që e fshinë rreth strumbullarit, jo me kalë shale me një pasqyrë në ballë, po me Kalin e Shemës topall me gjithë samarë mbi shpinë në Arenën Ndërkombëtare.

Papritmas, në prag të Pranverës shqiptare, Dudumi i shpalli dashuri edhe Hënores. “Muzës” poezisë, të cilës Unë dikur i pata zënë besë. E punësoi si “valltare” në Shtëpinë Publike. Herë pas here, përveç punës së përditshme dhe përnatshme “poetike” në shtrat, ajo merrej edhe me propagandën “ekonomike” të Kungujve të Stambollit, në sofër. Aktivitet idilik kulturor kërcimi me trumbeta të Dexhallit, për të cilin Hënorja me përkrahje të Dudumit për flijime “artistike” edhe do të shpërblehet edhe me disa Çmime “letrare” në nivel të Shtetit të “përbashkët”. Kushti: t’i plotësojë epshet e sëmura të Dudumit neokomunist, aqsa për t’u dukur në aktivitetet kulturore “artistike”.

Ju, si lexues besnikë, do të më pyesni: kush i paguan borxhet historike shqiptare?! Patjetër, edhe duhet t’u përgjigjem në këtë shkrim publicistik për Nesër: Populli shqiptar, që deri Dje luftoi me shpatë, pushkë e topa për Liri, sot erdhi koha të luftojë me cica dhe bythë të rrejshme Xhadie për “hava”, mes fushave  e livadheve në Robëri.

Zot, t’i dali shtetit të “përbashkët” me më shum shkrimtarë dhe poetë, sesa lexuesë… 



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: