Meçan Hoxha: Ditёt e besёs sё madhe tё Vёrçёs
| E Marte, 27.02.2018, 09:00 PM |

Ditёt e besёs sё madhe tё Vёrçёs

Nga Meçan Hoxha

Nё Shqipёri, nё marrёdhёniet midis njerёzve, fjala“besё“ ёshtё kryefjalё. Ajo ёshtё e lidhur drejtpёrdrejt me fjalёn e dhёnё dhe me nderin.“Kjo ёshtё njё fjalё qё nuk  ekziston  si e tillё nё shumicёn e gjuhёve tё botёs. Nё gjuhёt ballkanike ekziston si fjalё e huazuar nga gjuha shqipe“(Sinani Sh, “Etnos nё epos“, fq.209). Gjuhёt e tjera  i japin permbajtjen e besimit, jo kuptimin e drejtpёrdrejtё si tek ne, ndaj dhe e quajnё si dukuri shqiptare.

Shumё gjuhtarё, etnologё, sociologё e kulturologё kanё  shkruar pёr“besёn“, ose“kultin e fjalёs“ sё dhёnё, duke i trajtuar ato si burimore e biblike. Krahina e Vёrçёs ёshtё, ndofta, bartёsja mё e pastёr e kёtij  kulti. Aty nuk flitet pёr besёn, nuk kёrkohet  besё, nuk premtohet besё, nuk ka as kanun pёr kёtё. Aty ekziston diçka e natyrshme, gjenetike, sa qё duket, sikur ka “shtёpinё“ e sajё. Vёrçioti nuk e kupton jetёn nё familje, nё vllazёri, nё miqёsi, nё punё e nё komunitet jashtё fjalёs sё dhёnё. Ai qё shkel fjalёn e dhёnё, pret nё besё dhe vepron tinёzisht nuk mund tё jetojё gjat nё Vёrçё. Kёto norma morale  janё pёrcjellё brez pas brezi dhe njihen, vlerёsohen e respektohen edhe nga banorёt e krahinave fqinje. Miqtё prej Vёrçe vlerёsohen si miqё pёr kokё. Besa e vёrçejve u ka shёrbyer dhe miqёve tё saj. Pёr t´i kuptuar mё mirё kёto vlera zakonore  , do t´u sjell disa shembuj besnikёrie, bese e beslidhje tё banorёve tё kёsaj zone.

Mё 16 mars tё vitit 1915, njё batalion shetitёs me mercenarё esadist e turkomanё, nёn komandёn e Ramazan Agait, pasi i kishte ndjekur pёrkrahёsit e Qeverisё sё Vlorёs, nё Berat, nё Sulovё e nё Tomoricё, mbёrrin nё Shёmbёrdhenj dhe vihet nё ndjekje tё atdhetarёve tё shquar Meleq Staravecka e Xhile Liçi. Meqёnёse nuk i zunё dot, njoftojnё eprorёt e tyre nё Berat e nё Elbasan se:“Kundershtarёt e rrezikshёm kanё kaluar nё Vёrçё. Ndjekja e tyre ёshtё pa rezultat. Vёrça njihet si jatak pёr kёta persona dhe do t´i mbajё siç i ka mbajtur gjithmonё“(AQSH, fondi E.Toptanit, dosja 9 ).  Noli e pati zgjedhur nga Vёrça tё besuarin pёr shoqёrues, tё cilin e ka bёrё aq tё njohur me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi, nё pёrkthimin e Rubaireve.  Atdhetarё tё ndёgjuar tё krahinave fqinje, saherё qё kёrcёnoheshin e ndiqeshin nga qeveritё pushtuese e antipopullore, bёnin konak nё Vёrçё. Janё shumё familje e fise qё me sjelljet e tyre ja kanё rritur krenarinё zonёs. Njё nga kёta ёshtё fisi Musaj, nё Kishtё. Ky fis ёshtё dalluar pёr burra tё shquar, atdhetarё tё pёrkushtuar, tё kamur e bujarё, tё fuqishёm e me miq shumё. Ata, shpeshherё, kanё marrё nё mbrojtje e u kanё shpёtuar jetёn figurave tё shquara tё çёshtjes kombёtare, duke i mbajtur me muaj e me vite , si librazhdasin Sadik Zhari, tomoricarin Seit Shёmbёrdhenji, demokratin e shquar beratas, Xhevdet Dёshnica etj.

Brenda trevёs, ka me dhjetra shembuj tё njё besnikёrije homerike. Nё shtator tё vitit 1906, nё konakun e Zenel Kalёs nё Gribё, bujtёn njёri pas tjetrit, dy palё hasma; Kapedan Fezo Fetau dhe Xhile Veliu me  njerёzit, qё i shoqёronin. Zeneli i rehatoi, tё dy palёt, nё oda mё vete. Kur filloi kёnga nё njёrёn odё, tё tjerёt tё shqetёsuar pyetёn tё zotin e shtёpisё, se kush janё  ata tё odёs tjetёr. Zeneli i qetёsoi duke u thёnё:“Jeni nё besёn time“. Nё mёngjez i pёrcolli, me radhё, duke u treguar tё vёrtetёn dhe, duke i sqaruar se deri nё ç´vend ishin tё mbrojtur prej tij. Nё prill tё vitit 1944, ne shtёpinё e Faslli Bicit nё Shёnepremte, nё katin e dytё ishte sistemuar Mehmet Shehu dhe shokё tё tjerё tё Brigatёs sё Parё. Nё mbrёmje, vonё, bujtёn disa miqё tё Faslliut, qё ishin eksponent tё Ballit. Kur i drejtoi nё mjedise familjare, jo kryesore, ata pyeten se pse s´po i ngjit lart nё odat, ku kishin qёndruar pёrherё, Faslliu u spjegoi, se aty ndodhej Mehmet Shehu me shoket e tij. -Ju bёni si tё doni, po tё dy palёt jeni nё besёn time, ndaj rrini pa merak.- U tha Faslliu. Ditёn e dytё i tregoi Mehmet Shehut dhe ai zhvilloi njё bisedё me ta. Mё 1942 e 1943 Abas Kupi, pёr tё siguruar familjen dhe fёmijёt e tij, i pruri tek Nexhip Shahini nё Kodovjat. Familje tё shumta nga Mokra, qё mbetёn pa shtёpi, se ua dogjёn gjermano-ballistёt, u strehuan tek miqtё e tyre nё Vёrçё, sidomos tek hoxhajt, shulajt, çelajt e kishtollarёt nё Kukur,  tek veliajt e kalajt nё Gribё, tek matollarёt nё Rashtan, tek roshёt nё Poroçan, e tek shumё tё tjerё nё fshatra tё tjera. Tё gjithё bujtёsit nё Vёrçё i kanё besuar fjalёs sё mbajtur, pasi besa aty respektohet si tesatament moral. Ajo nuk ёshtё vetёm personale, familjare e fisnore, po edhe krahinore.

Besa- besё ka funksionuar si zotim solemn, pёr tё vepruar bashkarisht, pёr qёllime tё caktuara. Kёshtu ka ndodhur mё 1837, kur sё bashku me Sulovёn iu bashkuan 7 krahinave tё jugut pёr tё kundёrshtuar reformat e Tanzimatit (Thёngjilli P.-Kryengritjet popullore kundёrosmane nё Shqipёri nё vitet 1833-1839, fq,217), mё 1903, nё ndihmё tё shpatarakёve, shkuan rreth 3000 vёrçej e sulovarё pёr tё pёrzёnё forcat ushtarake turke, qё kёrkonin tё ngrinin xhami, shkollё turke e tё islamizonin banorёt vendas. (Instituti i Kulturёs Popullore-Kriptokristianёt e Shpatit). Mё 1907, tё mbledhur nё kuvend te Murrizi i Grazhdanit, vendosёn tё marrin nё mbrojtje fshatin e Grabovёs Sipёr; qё po kёrcёnohej me ekspedita, qё nga Berati ( Vito V, kujtime), mё 1913, nё mbledhjen tek Hani i Nexhip Shahinit u vendos tё mbrohet Vёrça nga pushtuesit serb dhe u bё organizimi pёr tё bёrё prita nё Holtё dhe nё Qafё tё Mecёs (Shuli H, kujtime). Nё kёto kuvende dhanё fjalёn dhe dualёn vullnetarё, mbi 300 burra qё zune vijёn e frontit nё: Floq, Darzezё, Cёrunjё, Kamiçan e deri nё malin e Kukurit dhe qёndruan aty me muaj, derisa ushtritё sёrbe u larguan nga Elbasani. Po pёr aq kohё, qёndruan nё Qafёn e Mecёs, nё lartёsinё 1500 m e nё njё trashёsi bore rreth 3m.

Nё kёto kuvende, veç mobilizimit pёr luftё janё marrё vendime pёr strehimin dhe sigurimin e refugjatёve, qё vinin nga zonat e pushtuara si Shpati, Mokra, Gora, Opari, Kolonja e Skrapari. Pёr kёtё qёllim u krijua komision i posaçёm, i cili u kujdes pёr srehimin dhe ushqimin e çdo familjeje e tё çdo njeriu nё nevojё. Vёrça hapi dyert dhe ndau gjithçka me ta, siç bёri, vite mё vonё, me vёllezёrit kosovarё. Ndёrprenё tё gjitha  hasmёritё, derisa tё çlirohej vendi nga pushtuesit.

Nё maj tё vitit 1914 u mblodhёn tek teqeja e Dushkut, pёr tё organizuar qёndresёn ndaj pushtuesve grekё, qё kishin mbrritur nё afёrsi tё Vёrçёs. Forcat vullnetare tё Vёrçёs, tё organizuara nё tri çeta, luftuan kundёr bandave greke nё fshatrat e Gorёs dhe tё Oparit, duke u vajtur nё ndihmё familjeve tё miqёve, nё ato zona. Nё ato luftime u plagos dhe njёri nga komandantёt e çetave tё Gramshit, trimi Mahmut Xhelili, (AQSH-fondi i Aqif Biçakut). Po kёshtu, mё 15 janar 1920, me besёn nё shёrbim tё Atdheut, vёrçejtё u mblodhёn nё Bulçar, ku zgjodhёn dy delegatё pёr nё Kongresin e Lushnjes: Qazim Dёrmyshin e Asllan Shahinin, dhe nxorёn rreth 100 vullnetarё, pёr tё mbrojtur punimet e Kongresit. Nё tё gjitha kёto organizime, askush nuk mbahet mend tё ketё shkelur fjalёn e dhёnё nё kuvende.

Po nuk mbarohen episodet, qё tregojnё besnikёrinё e vёrçejve. Mё 1938 u arratisёn nga burgu i Beratit 2 tё dёnuar politik. Ministria e Brendёshme e athershme urdhёroi komandёn e xhandarmёrisё sё Gramshit, qё tё vihej nё ndjekje tё tyre. Kjo e fundit i kёrkoi deputetit tё Gramshit, Riza Kishtёs, qё ta ndihmonte pёr njё shtesё organike, se nuk i mjaftonte efektivi, pёr tё realizuar detyrёn. Rizai, duke e njohur mirё psikologjinё e zonёs i tha, se nuk ishte nevoja pёr shtesё organike, sepse ata nuk do qёndronin gjetkё, pёrveçse nё Vёrçё. “Aty, jo pesё sa kёrkoni ju, po dhe 500, nuk ju bёjnё punё. Nuk i dorёzojnё vёrçejtё. Ata i mbajnё nja dy javё dhe i pёrcjellin nё Mokёr, ndaj nxirrni njё patrullё nё Qafё tё Mecёs dhe vёzhgoni, kur tё pёrcillen pёr matanё“, ( Koçi I, kujtime).

Kёtё moral bartin banorёt e malёsisё sё Vёrçёs. Kёto janё: fjala e dhёnё, besa dhe nderi i tyre. Nuk ёshtё pohuar ndonjёherё, nё i njihte, apo jo Enver Hoxha, po zgjedhja e sajё, pёr tё dalё nga rrethimi, tё bёn tё besosh se i ka ditur dhe nuk u zhgёnjye.

Operacioni armik i Dimrit tё vitit 1943-44 programoi goditjen dhe asgjesimin e forcave partizane dhe, padyshim, synimi kryesor ishte kapja dhe asgjesimi i udhёheqjes sё asaj lufte, Shtabit tё Pёrgjithshёm. Nё kushtet e njё terrori tё egёr  gjermano-ballist, si dhe njё dimri tё ashpёr, pёr Shtabin e Pёrgjithshёm u krijua njё situatё e vёshtirё. I ndodhur nё rrethim dhe larg forcave partizane, Enver Hoxha, me pjesёn kryesore tё atij shtabi, e gjeti zgjidhjen tek vlerat morale e patriotike tё banorёve tё krahinave malore Shpat-Vёrçё, u besoi atyre dhe vuri kokёn e tij, dhe fatet e udhёheqjes sё luftёs, nё besёn e tyre.

Pas shumё vёshtirёsish e peripecish, duke çarё rrethimin e duke mposhtur lodhjen e tё ftohtin, mё 19 shkurt tё vitit 1944 Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Spiro Koleka dhe Ymer Dёshnica mbrritёn, si miqё tё rёndёsishёm, nё kasollen e Ymer Cohёs nё Galigat, ku u pritёn me shumё bujari. Pёr simbolikёn e virtyteve tё asaj kasolle me kashtё u krijuan poezi e u kёnduan kёngё nga mё tё bukurat.

Ata miqё ndryshonin nga tё tjerёt. Nuk kshin kohё pёr ziafete e salltanete. Donin vetёm tё strehoeshin, tё çlodheshin dhe tё vazhdonin rrugёn pёr nё krye tё detyrёs. Ky mesazh, si nё njё stafetё olimpike i dorёzohej mikut tё radhёs. Dhe miqё tё radhёs ,Ymeri zgjodhi vёllezёrit Ali e Nezir Qeti nё Stror, pastaj Qamil Duka nё Tёrvol. Mё pas, tё shoqёruar prej tyre, do tё vazhdonin pёr nё Kishtё. Shtigjet e  thepisura e me borё dhe errёsira do t´i lodhnin shume udhёheqёsit e Luftёs. Nё shtёpinё e File Musait, gjetёn gjithё tё mirat. Mbi tё gjitha, gjetёn njerёz tё njohur. Kadriu e njohu, sapo e pa, Enver Hoxhёn dhe , tashmё, s´kishin tё bёnin vetёm me kodin e mikut, po dhe me ndjenjёn e pёrgjegjёsisё ndaj detyrёs. File Musai, babai i Kadriut, burrё i mençur dhe patriot i ndier, i vlerёsoi si duhet detyrimet ndaj kёtyre miqёve madhorё dhe mori masat e duhura, qё familja e tij dhe krahina tё mos turpёroheshin. Megjithatё, nё ditёt e qёndrimit nё Kishtё u krijuan dhe vёshtirёsi, qё shqetёsuan shumё Filen, familjen dhe  shokёt e Shtabit tё Pёrgjithshёm. Nё momentin, kur po pёrgatiteshin pёr t´u larguar nga ajo shtёpi, pёr tё vazhduar rrugёn drejtё detyrёs, nё fshat u futёn rreth 200 ballistё dhe u ndanё nёpёr baza. Nё shtёpinё e Files caktuan 17 ballistё. Pёr dy ditё e dy netё shokёt e shtabit dhe ballistёt qёndruan nёn njё çati, nё dy dhoma qё i ndante, vetёm njё perde prej dёrrase  dhe njё koridor i ngushtё. Pas largimit tё ballistёve, pa asnjё incidentё, nё datёn 3 mars nё mbrёmje i erdhi radha mikut tjetёr, Tare Dёrmyshit nё Bёrsnik. Edhe Tarja, burrё e familje me reputacion nё Vёrçё, i priti me kёnaqёsi dhe gjeti mik tё sigurtё, qё t´i pёrcillte pёr nё zonёn e Korçёs. Natёn e datёs 4 duke u gёdhirё 5 mars, shokёt e Shtabit tё Pёrgjithshёm, tё shoqёruar nga Filja, Kadriu, Ahmeti, djali i xha Tares dhe miku i tij nga Kopeshi, Kupe Kula kaluan lumin e Vёrçёs, ngjitёn dushkun e Bulçarit, dualёn nё Grabovё Posht dhe mёngjezi i zuri nё Shёnepremte. Njё pushimi i shkurtёr nё shtёpinё e Xhaferr Meços, u gjeneroi energjitё. Pa humbur kohё, kaluan Qafёn e Shёnepremtes dhe u futёn nё fshatrat e Korçёs, qё ishin tё lira e tё zotёruara nga forcat partizane. Ky ishte njё sukses i madh pёr LANÇ-re dhe dёshtim i pushtuesёve, siç dёshtoi edhe Operacioni nazisto-ballist i Dimrit 1943-44.

Mbrojtja e Enver Hoxhёs, dhe anёtarёve tё tjerё tё Shtabit tё Pёrgjithshёm gjat Operacionit tё Dimrit, ёshtё njё ngjarje e njohur pёr tё gjithё. Ajo ёshtё vёrtet madhёshtore, njё pritje e pёrcjellje nё besё miku. Ajo ngjarje i dedikohet vlerave tё traditёs e zakoneve tё mikpritjes e respektimit tё detyrimeve pёr mikun. Faktet dhe dёshmitё e shumta tregojnё se, kur ishte nё Kishtё, Enver Hoxha, e kanё ditur dhe ballistёt e fshatit, qё ishin eksponentё tё rёndёsishёm, krerё e komandantё Balli nё zonё, por nuk e prekёn mikun e File Musait. Kёshtu pati bёrё edhe Filja me tё vetёt, kur patёn ardhur nё Kishtё eksponentё tё rёndёsishёm tё Ballit, si Ali Kёlcyra e tё tjerё. Ky nuk ishte kompromis, por askush nuk mund te shkelte mbi institucionin e mikut, se ndryshe do tё çnderohej e s´do mundёte t´i bёnte ballё moralit tё krahinёs. Kjo vlerё qёndron si stoli e çmuar pёr burrёt dhe gratё qё e popullojnё atё.

Pёr atё ngjarje kanё treguar e  shkruar shumё, qё nga Enver Hoxha e familjarёt mikpritёs. Çdo vit botoheshin reportazhe nga gazetarёt mё tё mirё, qё kishte koha. Tё rinj e tё reja, sidomos ushtarё dёrgoheshin nё gjurmёt e Shtabit tё Pёrgjithshёm. Familjet qё strehuan, pritёn e pёrcuallёn Shtabin e Pёrgjithshёm tё Luftёs Antifashiste, ndjeheshin krenare. Kishin tё drejtё, se kishin nderuar veten dhe krahinёn. Pavarёsisht, rolit tё madh tё PK nё organizimin dhe fitoren e LANÇ-re, nё Vёrçё, atёhere, nuk ndihej ky rol. Zona ishte nёn influencёn e Ballit, bile njёri nga pritёsit dhe shoqёruesit e Enver Hoxhёs e kishte vllain xhandar, e ndonjё tjetёr i kishte kushёrinjtё ekspnentё tё Ballit. Ndarja politike e kohёs nuk i cёnoi vlerat e bashkjetesёs. Edhe kur u forcuan pozitat e partizanёve, kur djemtё e Vёrçёs mbushёn radhёt e brigatave partizane e kishin batalionin dhe komandat e vendit me partizanё, pёrveç ndonjё incidenti pa rёndёsi, nuk pati asnjё rast tё pёrplasjes me armё me ballistёt. Nuk u ndёshkua, asnjё nga familjet qё pritёn e pёcuallёn udhёheqjen e Luftёs. Disa prej atyre pritёsve, vetёm pas çlirimit e mёsuan, se kishin pritur udhёheqёsit e Luftёs, Komandantin dhe Komisarin. Ata nuk bёnё asgjё pёr frikё e pёr para, po vetёm pёr tё nderuar veten dhe mikun. Ishin dhe mbetёn autorёt e besёs sё madhe tё Vёrçёs, qё u realizua me zgjuarsi, mençuri e fisnikёri, pёr 15 ditё, nga 19 shkurti deri mё 5 mars tё viit 1944. Ky qёndrim ndaj fjalёs sё dhёnё dhe respekti pёr mikun manifestohen edhe sot. Kudo, qё ndodhen vёrçejtё, nё zonё apo jashtё saj, nё ushtri, nё shkolla, nё punё si pronarё apo tё punёsuar, tёrheqin vemendjen me sjelljen e tyre brilante.

Durrёs, 22, shkurt, 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: