Hilmi Saraçi: Gani Demolli - Një luftë më ndryshe
| E Marte, 27.02.2018, 09:02 PM |

Recension

Dr. Gani Demolli:” Një luftë më ndryshe”- botoi “Koha” , Prishtinë

Nga Hilmi Saraçi

(Gani Demolli ishte themeluesi i shërbimit shëndetësor të Shoqatës Humanitare Bamirëse -“Nëna Terezë”.Ai gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte ndihmuar shumë njerëzve që t’i mundnin sëmundjet dhe varfërinë. Ai do të kujtohet nga mijëra pacientë dhe nevojëtarë në gjithë vendin, të cilëve u kishte ndihmuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor i SHHB- “Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë për shqiptarët në Kosovë .Dr. Gani Demolli  kishte shumë vlera dhe virtyte, mbi të gjitha vizion për punë dhe veprimtari, guxim për shërbim dhe flijim në të mirë dhe në dobi të jetës dhe të njeriut, shëndetit, optimist i “papërmirësueshëm” edhe atëherë kur shumçka, mos të themi asgjë, nuk ishte mirë, Njeri i cili në historinë e këtyre 20 viteve të Kosovës dha një kontribut të pamohueshëm dhe një impuls pozitiv jo vetëm për shëndetësi, por edhe për çdo njeri të kërcënuar dhe të rrezikuar nga çdo lloj pengese, ndalese, kufizimi, anësimi, nënçmimi”... Sa kishte dalë në pensionin e merituar, pas viteve të mundimshme në profesionin e tij fisnik të mjekut, të cilin e ushtroi me nderë e pasion, në kohë të vështira duke mos kursyer as shëndetin e vet, e as jetën,  ndërroi jetë më 18 mars 2014 në Prishtinë”.Këtë recension për librin e tij ‘Një luftë ndryshe”- nxjerr nga vepra (ime) “Vështrrime shkencore dhe letrare” po e (ri)botoj  në shenjë përkujtimi dhe nderimi për Dr. Gani Demollin…)

Për luftën e popullit tonë kundër pushtuesit serbë gjatë periudhave të ndryshme kohore e në veçanti për luftën çlirimtare gjatë viteve 1998-1999 janë shkruar shumë vepra .Këto vepra kanë një rëndësi të veçntë për opinionin tonë kombëtar, sepse nëpërmes të këtyre veprave tregohet e kaluarja jonë e vështirë  nën pushtetin e huaj, sidomos atij serbë dhe lufta me sakrifica , por heroike që është bërë për çlirimin dhe pavarësinë tonë kombëtare , gjatë kësaj kohe. Kjo luftë është zhvilluar jo vetëm me pushkë në dorë, por edhe me  forma të tjera , respektivishtt: “Një luftë më ndryshe” siq e quan  autori këtë vepër të cilën i kushton veprimtarisë humanitare dhe  shëndetësore të SHHB- “Nëna Terezë” gjatë kësaj periudhe kohore .

Dr. Gani Demolli është më tepër i  njohur si mjek, udhëheqës shumëvjeçar në shërbimin humanitar dhe  shëndetësor, sidomos i SHHB-së  “ Nana Terezë”  në Prishtinë e cila u themeluar gjatë periudhës disa vjeçare të luftës kundër armikut serbë si zgjidhje  e përkohshme  për zgjedhjen e problemit të  madh  me të cilin ballafaqohej popullata e Kosovës- mungeses së mbrojtjes primare  shëndetësore gjatë kohës së sundimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit.  Kjo shoqatë  jetoi gjatë , mbi një dekadë , prej të cilave  tetë vjet  ishin jashtzokonisht  të rënda  dhe intensive. Ato gjithsesi  do të shenohen si anale të historisë  bashkohore të Kosovës, si  “një luftë më ndryshe” për liri dhe pavarësinë e Kosovës…

Vite të vështira me sakrifica të mëdha

Dr. Demolli ishte njëri ndër mjekët më të angazhuar në këtë kohë , sidomos në  Shoqatën Bëmirëse Humanitare  (shëndetësore) “Nëna Terezë”, në këtë punë  (luftë) të veçantë , të veprimtarisë humanitare dhe shëndetësore- për lirinë dhe pavarësin kombetare . Ishin këto vite të vështira për popullin tonë ku duhej mund dhe sakrificë e madhe për të mbijetuar nga pushtuesi serb , i cili në çdo mënyrë bëntë përpjekje për ta  penguar jetën e lirë të popullit tonë , për ta  asgjasuar dhe për ta zhdukur qenjen tonë kombëtare në të gjitha fushat e jetës. Ishin këto vitët e rezistencës  të cilën e bënin secili në mënyrën e vetë. Ishin vitet e  mbijetesës dhe gjetjes së  rrugëdaljeve  nga qorrsokaku në të cilën  na kishte ngujuar një regjim represiv dhe gjakatar” - thotë autori.

Autori me  kujdes dhe  përpikëri do të shkruaj për  të gjitha këto vështirësi dhe sakrifica që e përcollen popullin tonë, të  lidhura me sistemin humanitar dhe  shëndetësor në veprën e tij gjithpërfshirës , të sistematizuar mirë , me sqarime, data dhe shpiegime të nivelit të lartë profesional, artistik dhe letrar- për këtë periudhë të luftës për liri dhe pavarësi kombëtare, deri në përfundimin e saj .Me shumë dilema  dhe pytje pa përgjigje kishim filluar punën-thot autori, për të shtuar se ishin të vetëdijshëm për pasojat e veprimit të tyre  , por të bindur thellë  se me këtë akt po përmbushin  vetëm një obligim të tyre patriotik, njerëzor, humanitar dhe profesional ndaj popullit dhe kombit tonë, duke theksuar se mjekët dhe  infermjeret e “Nana Terezë”, me 30 mars 1992 , ditë e premte  kishin filluar punën dhe “Një luftë më ndryshe “ kundër armikut, për të shtuar se para  shënjtërisë e madhështisë të Nënëmadhes sonë, Nëna Terezë përkuleshin klerikët më të mëdhenj të kohës, shkencëtarët më shpresëdhënës të njerëzimit, burrështetasit  më të fuqishëm të botës . Pikërisht për këtë të vërtetë  krenare  dhe obliguese , para këtyre vullnetarëve  më të pazakonshëm të kohës , ngrihej obligimi dhe përgjegjësia  e jashtzakonshme  për ta arsyetuar emrin me të cilin  pagëzuan përkushtimin dhe punën e vet. Duhet justufikuar emrin, që si emblemë  madhështie do të hijeshojë  e do të mbrojë  punën madhore  dhe përkushtimin mbinjerëzor dhe përmes së cilit  do të njëheshin dhe do të mbështeteshin edhe ata  që humanizmin nuk e kanë  në shkronjat e para  të alfabetit të sjelljes së vet.

Njohës i mirë në fushën e mjeksisë dhe krijimtarisë letrare

Kjo veper, në veçanti, përshkruan luftën  cpecifike të  këtyre  njerëzve  (mantilbardhëve), entuziastë  të cilët në krye me Dr. Demollin u gjenden të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre  në kohën më të vështirë , kur  Kosova kishte nevojë më së shumti, në rrugën e shërbimit humanitar dhe shëndetësor. Dr. Demolli me kujdes të veçntë do t’i hyej kësaj pune të vështirë  dhe me përgjegjesi. Ai si njohës, jo vetëm në fushën e mjeksisë por edhe në fushën e krijimtarisë letrare  do të shënojë të gjitha këto përpjekje dhe sakrifica që nga hapja e parë e ambulancave , ndihma e pakursyer e këtyre ambulancave , hapja e tyre nëpër ato vendbanime  të cilat shumicës kosovare  do t’i bëheshin  të njohura  që nga viti 1998, angazhimi i qytetarëve për ta ndihmuar dhe përkrahur moralisht dhe materjalisht këtë veprimtari, dukë lëshuar edhe shtëpitë e tyre për hapjen e ambulancave.  Në këtë kohë u hapen, më parë tri  depot e SHHB-së “Nana Terezë” të cilat u furnizuan me plotë gjera ushqimore , veshmbathje  dhe të mira tjera materjale , në këtë mënyrë nisi ndihma dhe furnizimi i këtyre depove  nga  qytetarët, njerëzit bamirës dhe patriotë  në formë të organizuar, pothuajse institucionale –thotë autori.

SHBH “Nëna Terezë” i shpallë luftë sëmundjeve dhe varfërisë  në të gjitha viset e Kosovës

Të punosh në këtë fushë , në këto kushte pa përfillur organet pushtuese serbe  dhe të kërkosh mbështetje të përhershëm nga qytetarët dhe  të tjerët, të  mbledhësh dokumentacion, të mbashë shënime , të evokosh kujtime  të ndryshme ishte një punë me pergjegjësi dhe mjaft e vështirë –thotë autori, për të shpieguar pozitën e pavolitshme  të pacientit kosovar në kohën kur rrënohet rrjeti i preventivës  shëndetësore , përkatësisht ai i mbrojtjes themelore  shëndetësore,  kur niveli i punkteve shëndetësore  ishte i mbyllur  nga organet e dhunshme , kurse si rrjedhojë e mbylljes së tyre  dhe të dëbimit të mjekve dhe personelit mjeksor shqiptarë  nga institucionet  shoqërore të  shëndetësisë  anëkënd Kosovës, lindi papritmas ideja për  një angazhim të domosdoshëm për  hapjen   e ambulancave private . Të gjitha këto angazhime  i  mori mbi veti Shoqata Humanitare  Bamirëse  “Nana Terezë” e Kosovës e cila qysh në fund të  marsit 1992 u shpalli luftë  sëmundjeve dhe varfërisë gati në të gjitha viset e Kosovës . Më parë hapi punktin shëndetësor në lagjën  “Kodra e Trimave” në Prishtinë e më vonë edhe nëpër  qendra të tjera të Kosovës .

Ndihma nga “Doctors osforld” nga Amerika

Autori në veçanti flet për organizimin, përpjekjen dhe sakrificën e mjekve ( të personelit mjeksor) dhe të qytetarëve gjatë  kësaj periudhe të luftës, për të përmendur me respekt të veçantë, me emer të gjithë ata që ishin të angazhuar, që ndihmuan. rrezikuan dhe u vranë nga armiku vetën për ta ndihmuar dhe për ta  mbajtur gjallë popullatën në këto kushte të vështira të  pushtimit, të luftës dhe të rezistencës tonë kombëtare. Ai pastaj shkoqit shumë detaje me shembuj të lartë humanitar dhe patriotik të mjekve , personelit mjeksor dhe qytetarëve në legalizimin dhe furnizimin e këtyre punkteve humanitare dhe  shëndetësore me shërbime cilësore . Të gjitha këto u ariten, me ndërhyrje të ndryshme dhe guxim të veçantë, për ta ndihmuar dhe afirmuar këte “luftë më ndryshe” kundër pushtuesit represiv dhe kriminal serbë…

Duke bërë fjalë për ndihmat dhe bashkëpunimin nga jashtë , autori përmend bashkëpunimin e ngushtë me “Doctors oforld” nga Amerika  e cila kishte sjellur, përveç të tjerave edhe idenë e përcielljes së përvojave  dhe të ngritjes së trajtimit mjeksor në ambulancët e “Nanës Terezë”me një ekip të njohur mjeksor ku qendruan me ditë të tera  në Kosovë dhe shkëmbyen përvoja  me mjekët dhe infermieret e “Nëna Terezë”-sqaron autori . Ekspertët e rinjë kosovarë, entuziastë  zotoheshin se me përpikëri do t’i zbatonin njohuritë e aritura, ndërsa musafirët nga SHBA-ja premtonin se do të ishin ambasadorë të shërbimit humanitar dhe  shëndetësor të “Nënës Terezë” dhe të popullit shqiptarë  në shtëtet prej nga vinin- sqaron autori…

Vepra është mjaftë voliminoze, e shkruar në formë të ditarit,  më një përfshirje të gjerë  të veprimtarisë humanitare dhe  shëndetësore në këtë periudhë të sundimit serbë. Me një njohuri profesionale , kujdes të veçantë gjatë hartimit, gjuhë të pastër, me fjalë (fjali) të ndërtuara , të gëdhendura dhe të radhitur mjeshtërisht, por me një mungesë të titujve dhe të nëntitujve.Vepra gjithashtu përmban analiza dhe verejtje nga më të ndryshmet gjatë  punës dhe angazhimit në teren,  fotografi, dokumente dhe letra të llojit të veçantë që e begatojnë veprën  dhe e bëjnë tërheqëse për lexuesin…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: