Azem Baliaj: E lagu shiu Lezhen
| E Diel, 25.02.2018, 11:04 AM |

E lagu shiu Lezhen...

 

Nga Azem Baliaj

 

E lagu shiun Lezhen,

E lagu krejt Atdheun,

Ne Durres Mbretereshen,

Ne Kruje, Skenderbeun...

E lagu shiu token,

Doganat, udhet, drute,

Mua me lagu koken,

Dhe me freskoi trute...

Me nxiti te mendoj,

N’se beri mire a keq,

Gjykimi veten leshoj,

N’do shtigje si per dreq...

Te bjere shiu, te bjere,

Kudo neper Atdhe,

Qe pret te vije pranvere,

Te gezoje stinen e re...

Pret fjale deputetesh,

Pret bese patriotesh,

Ne shqipen dy shtetesh,

Trulluar prej idiotesh...

Te mblidhen menaxheret,

Te zene dora-dores,

Kurre nuk eshte heret,

Per firmetaret e Vlores...

Te mos fshehin fitimet,

Nen maska politike,

Te rikthejne besatimet,

Per te nesermen kritike...

Jo vetem ne festime,

Sa per te kaluar klase,

Te bejne sponsorizime,

Pastaj, gazin ne derrase...

E lagu shiu boten,

Me ZOTIN sponsor,

Mendimet veten lodhen,

Nga rruga ne ashensor...

Dhe u “ula” ne feisbuk,

Mos them nje fjale te mire,

Pak groshe...pak buke,

Me shprese, te vdes i lire...

 

-Per ZemraShqiptare, nga  Lissus,19.02.2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: