Murat Gashi: Dy vdekjet e një jete
| E Diel, 25.02.2018, 12:09 PM |

DY VDEKJET E NJË JETE, APO UNË TY DO TË PRES NË BOTËN TJETËR!?

Nga Murat V. GASHI

Për romanin e shkrimtarit Fatmir Halimi “DY VDEKJET E NJË JETE”, i cili më 15 shkurt u laurua me Çmimin Vjetor për Letërsi: “Anton Pashku” nga Ministria e Kulrurës, Rinisë dhe Sportit, si romani më i mirë për vitin 2017.

Fatmir Halimi, me romanin e tij, Dy vdekjet e një jete, në letërsinë shqipe erdhi me një art jashtzakonisht të fuqishëm, me figura stilistike, me një temë ndoshta të pa trajtuar sa duhet nga shkrimtarët tanë, pra temën e luftës së fundit të Kosovës,  e cila temë san a duket e dhimbshme, por çuditërisht ngjarjet që zhvillohen në të, të rrëngjethin e të ngrisin emocione deri në katarzë. Romani " Dy vdekjet e një jete" lidhet me ngjarjet që zhvillohen rreth personazhit kryesor, Astrit Gashi, ku gjatë luftës së fundit në Kosovë, sidomos në betejen e Koshares, duke luftuar përball armikut serbë plagoset rëndë për vdekje, ku nga shokët e tij të luftës do ta dinë për të vdekur, të cilin e varrosin gabimisht në Koshare, ku i ngritin edhe pllakën e dëshmorit. Kurse realiteti është ndryshe. Astrit gashin menjehere pas përfundimit të betejes e gjejnë në agonin e vdekjes  shqiptaret matan kufirit e treheqin nga beteja dhe e dergojne në murgun e spitakit të tiraneë, gjë për të cilën nuk dine asgjë shokët e tij.Mandej Astrit hospitalizohet në Itali, dhe pastaj në Gjermani. Ndërkaq, në varrin e tij, gabimisht është varrosur një ushtar tjetër i UÇK -së, që nga familjarët dhe rrethi i tij, miq e dashamirë të tij është llogaritur si i zhdukur - i vrare. Kjo vdekje për Astritin ish vdekja e parë derisa vdekja e dytë dhe e vërteta i vjen pas përfundimit të luftës, në paqe, si pasoje e plagës së rëndë, të cilën e kish marrë në betejen e Koshares. Fatmir Halimi, tek lexuesit, jo vetëm që e realizoi romanin "Dy vdekjet e një jete”, ai na kujtoi Edhe dashurinë, besnikërinë e sinqert në mes dy të rinjëve, e faturoi me vlerën më të lartë artistike, ku fati e deshti që dy të dashuruarit të mos e shijojnë jetën ashtu si ua deshti zemra me njeri tjetrin, ku për shkak të situates trishtuese nga lufta e fundit në kosovë ndërpritet me shpresë për t'u bashkuar sërish në paqe. Ramani " Dy vdekjet e një jetë " i shkrimtarit Halimi ngjall leximin më emocional se gjithçka tjetër e botuar nga koha e pasluftës. Ai, shtjelloi ngjarje të prekshme, ndonëse personazhi Astrit Gashi, i shtroi pyetje vetes, përmes së cilës e gjente shpresën tek piktura që këtu e parafytyronte Valberen, Lirinë, dashurinë, besnikërinë, që pas përfundimit të luftës imagjinonte që të mbizotëroj dashuria e sinqertë, e vërtetë me Valberen. Në romanin "Dy vdekjet e një jete”, shkrimtari i jep përgjigje me një art dramatike fatit të Astritit dhe Valberës, duke treguar jo vetëm ngjarjen e vdekjes së pare, ku Astriti e kish përjetuar "trishtueshëm " dhe në anën tjetër përjetimin e Valberes, e cila besoi se Astriti tashme ishte i vdekur, i rënë deshmor në Koshare. Dhe ëndërrën e dashurisë së jetës Shkrimtari, e thuri profesionalisht me një artë të bukur pas përfundimit të luftës në Kosovë, duke i dhënë një kërcënim tjetër jetës. Ishte lufta e tmerrshme nga pushtuesi serb, që shpërnguli shqiptarët që ndau dhunshëm anëtarët e familjes. Në këtë udhëtim, fat të keq e pati dhe Valbera, e cila humbi kontaktin me familjen e vet dhe iu bashkangjit një familjeje tjetër për në Maqedoni dhe pastaj në gjermani. Edhe përkundër kësaj gjendjeje, Valbera me Djalin e kësaj familje, Burimin e kërkoi por s'mundën ta gjejnë Astritin. Romani Dy vdekje e një jete, është romani me përmasa prekëse që ka shtrirje dimenzionale e që eksploroi tek lexuesit me rrokje e ndërlikimeve sasociale e shoqërore, po aq të luftës për liri. Është një libër intelektualisht i guximshëm. Është një roman i të shkruarit me një punë e themelvënëse që do të revolucionoj çdo kohë të të kuptuarit ngjarjen e papritur dhe të mundshme, me të cilën shkrimtari ka arritur ta realizojë, madje fije për fije, duke i dhënë një kompozim të vërtetë artistiko-letrar, si me objekti e poashtu dhe me subjekt të qartë. Mbi gjithë këtë libër, shkrimtari Halimi, pos lirisë që Astriti sakrifokoi edhe jetën e tij për të, peshë të veçantë i dha dashurisë me Valberen, me të gjitha ngjyrimet dhe fshehtësit e pazbuluara.   Fatmir Halimi nëromanin “Dy vdekjet e një jete”  nuk lë vend për imagjinatë. Ai me një mjeshtëri të lartë artistike e estetike I rrëfen edhe ngjarjet më trishtuese dhe të dhimbshme, siç është edhe ajo e masakrës macabre që e bëjnë forcat okupatore në familjen dhe lagjen e tij të lindjes, por edhe ngjarje të lavdishme dhe krenare të Luftës së UÇK-së, siç është beteja e Koshares.. Fatmir Halimi, në romanin Dy vdekjet e një jete, vend të rëndësishëm i jep edhe mikut të ngushtë të Astritit, Drenit, i cili si para lufte edhe tash në liri bën çmos që ta ndihmojë në kërkim të Valberës, tash pas tetë viteve. Astrit në udhëtimin e tij të fundit për ta takuar Valberën pëson aksitent. Pra tash ai përballet me vdekjen e " dytë ", ku në fund u atakua përball dashurisë që nuk përfundoi në bashkëjetes me Valberen, që do t’ia lë asaj edhe këtë mesazh: " Ti mos u mërzit për mua, unë edhe pse po i përjetoj dy vdekjet e kësaj jete, unë ty do të pres në botën tjetër dhe atje do të jesh e imja përgjithmon".         Romani Dy vdekjet e një jete, është një roman i shkruar në stilin modern, i kohës së re që mua, por edhe lexuesve na jep një Kenaqësi të jashtzakonshme të të lexuarit. Kështu, shkrimtari Fatmir Halimi, letërsisë shqipe i dhuroi një zhanër të ri modern, ose më mirë të them një modalitet tjetër të artit e të shkruarit. Ai shtjellon temën e luftës dhe të dashurisë me një dramaticitet të pashkruar deri më tash në letesin tonë artistike, duke i përdorur edhe kategoritë stilistike , si përzierjen e ngjarjeve , dyzimin tematik si dhe dhe retrospektivën që romanin e bëjnë shumë joshes në leximt të pare dhë emocionues në rilexime të tjera.

E shtunë, 17 shkurt 2017, Prizren



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: