Dedë Preqi: 10 vjetori i pavarësisë me orë letrare
| E Shtune, 24.02.2018, 09:00 PM |

Grupi i poeteve shqiptare në Shtutgard në manifestimin e Pavarësisë

NË SHTUTGARD, 10 VJETORI I PAVARËSISË U KURORËZUA ME ORË LETRARE

Nga Dedë Preqi

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard të Gjermanisë, me rastin e  550 vjetorit të vdekjes Gjergj Kastrioti-Skënderbe dhe 10  vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizoj Orë Letrare, ku muarën pjesë një mori e bashkëatdhetarëve, në mesin e të cilëve edhe shumë poetë e dashamirë të fjalës së shkruar, si nga Gjermania, Zvicërra, Kroacia dhe vende të tjera. Në frymën e këtyre Jubileve madhështore, si dhe në shumë raste të tjera, shqiptarët afrohen e bashkohen si gjithherë me njëri-tjetrin, të cilët përpiqën, jo vetëm thjeshtë për t’u bashkuar, por edhe për të prezentuar e promovuar kulturën e traditat e veta.

Në qendrën ku do mbahej manifestimi ishte edhe kisha, të cilën e përfaqësojnë edhe shqiptarët e mërgatës, me ç’rast para mbajtjes së manifestimit, qëlluam në meshë në gjuhën shqipe, të cilën e celebroi misionari shqiptar në Gjermani, z.don Albert Krista. Ndër të tjera, në vigjilien e këtyre Jubileve dhe manifestimëve të tyre, të cilave u dha rëndësi të veqantë për kombin tonë, ai u përqëdrua edhe në temën « besa », për të cilën tha,  populli shqiptarë po e anashkalon, si kurrë më parë, ose fare nuk po e respekton në ditët e sotme, si një dukuri e rrallë e ndonjë populli tjetër, që te ne, « besa shqiptare » ishte kod i fjalës dhe traditës shqiptare.

Ishte ora 13, 30 minuta, e diell 18 shkurt 2018, Shtutgard. Salla ku do mbahet manifestimi ishte e mbushur plot me bashkëatdhetarë, të rinjë e të reja, por edhe të vjetër, të cilët e gjenin vetën në një atmosferë të kënaqshme manifestimi dhe argëtimi. Pas pak minutave filloi prezentimi nën intonimin e hymnit të shtetit të Kosovës dhe pastaj shpalosjen e këtij manifestimi e bëri kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, z. Vitor Spaqi, i cili përmes një elaborimi të shkurtër dhe pika të veqanta, konkrete e historike, përkujtoj figurën e madhe kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Ndër të tjera, edhe konzuli i Konsullatës së Kosovës në Shtutgard, z. Besnik Miftaraj, me një fjalor të përzgjedhur ligjëroi dhe shpjegoi natyrën e rrethanave në të cilat kaloi dhe u krijua shtetësia e Kosovës, deri në këto ditë jubilare.

Në veqanti diaspora shqiptare, jeton e frymëzuar dhe organizuar si gjithherë, falë edhe këtyre realitetëve tona historike, që veprohet me përkushtim, jo vetëm si mënyrë racionale, por edhe tradicionale bashkë me thelbin e saj, duke i mos lejuar qenjës tonë kombëtare asimilimin e pasardhësve që jetojnë në mërgatë dhe duke depërtuar në këto rrethana, deri te domëthënja më e arsyeshme dhe kuptimplote e atdhedashurisë.

Kjo qendër Kulturore Shqiptare në Shtutgard, dallonte shumë aktivistë të zellshëm rreth saj,  si Vitor Spaqi, Mimoza Ahmetaj, Zef Prenka, Asime Krasniqi, Vilson Spaqi, Lon Karrica, Sokol Ahmetaj dhe shumë të tjerë, të cilët lëviznin dhe krijonin kudo në ato çaste atmosferë të ngrohtë dhe të përafrimit e harmonizimit në mes bashkëatdhetarëve të vet, si dhe përkujdesja e tyre e veqantë e mikpritjes ndaj atyre që kishin marrë një rrugë të gjatë për të marrë pjesë në këtë manifestim.

Moderatorët e shkëlqyer, si zonja Gjylie Lecaj, z. Gustin Prenkaj, aktori Vilson Spaqi, z.Koli Ahmetaj dhe z. Asime Krasniqi, ishin qelësat e prezentimit dhe afirmimit të këtij manifestimi, të cilët kordinoheshin aq bukur në mes vete dhe me buzëqeshje të hareshme i prezentonin pikat dhe renditjet e larmishme, duke u shoqëruar nën tingujt e muzikës së gitarës të Haki Azizaj, poashtu edhe të zërit të ëmbël të këngëtarës Laura Spaqi.

Në atmosferën e këtij manifestimi u bë edhe prezentimi i poetëve në garën për poezinë më të mirë, për të marrë  edhe çmimet, të cilat fitoheshin sipas meritave që i përcaktonte juria e formuar nga z.Mimoza Ahmetaj, prof Lekë Preqi dhe prof Murat Ajvazi. Çmimin për vendin e parë i takoj me plot meritë poetës së re, z.Erona Tasholli, e cila me përformancën e saj të shkëlqyeshme e ngriti publikun në këmbë, sëcilës iu dhurua një pikturë e bukur dhe e çmuar e figurës së Gjergj Kastriotit-Skëndërbe, e punuar me mjeshtëri nga artisti Augustin Përgega.

Vendi i dytë i takoi poetit të njohur Mentor Thaqi dhe kështu me radhë renditja e vendëve tjera, ku ndjesia e kësaj atmosfere ishte jo aq e  thjeshtë, sidomos ndaj poetëve, sepse kishte ndër ata, të shquar dhe të zgjuar, sikur që ishin edhe Neki Lulaj, Besim Lokaj, Zef Lleshdedaj, Franë Tanushi, Fiqret Mujëziqi, Martin Lleshdedaj, Xhafer Leci,  Dedë Preqi dhe shumë të tjerë.

Ndër të tjera u bë edhe promovimi i tri veprave letrare, njëra nga Fiqret Mujeziqi « Malësi e mal », tjetra nga Zef Lleshdedaj, romani « Sikur të flitnin përmendoret » dhe libri i tretë nga Murat Ajvazi, Revista Jubilare « Mirëdita ». Nuk do të lihen anash edhe sponzorët që kontribouan në organizimin e këtij manifestimi, sikur që ishte z.Bekim Bastrovci, një biznismen i njohur i biznesëve Shqiptaro-Gjermane.

Këtij manifestimi iu bashkangjitën edhe shumë aktivist të zellshëm të qështjes kombëtare, sikur që ishte z.Sebastian Nujiqi, kryetar i LSHB, në Gjermani, aktivisti dhe beznismeni ulqinak Nikollë Shabani, aktivisti Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës « Nëna Terezë » në Göppingen, mandej aktivisti Naser Shala, nga Shoqata « Isa Boletini »  dhe shumë të tjerë.

Dhe e fundit e këtij manifestimi ishte dhe pjesa tjetër e ushqimëve, të shtruara enkas për bashkëatdhetarët, ku kishte shumë lloje të tyre bashkë pijet freskuese, me çrast u ngritën dhe dolli të shumëta për nderë të këtyre Jubileve të rëndësishme dhe kombëtare, si dhe dolli për shëndetin dhe mirëqenjën e atdheut tonë të dashur Kosovën, Shqipërinë dhe viset tjera, kudo që frymojnë shqiptarët.

Prandaj, kjo formë e organizimëve dhe manifestimëve të tilla, ka diçka, apo shumë për të thënë dhe për të shënuar, që thelbi i tyre përbënë së pari një rregull, një organizim, një kordinim, një përafrim, një përqafim, një gëzim, një bashkim, një harmoni, një libër, një doktrinë, një manifestim, dhe një hapësirë të ekzistencës njerëzore, sa që shpirti i mërgimtarëve shqiptarë do ta gjente vetën,  jo si në vendin e vet, por si diqka të ngjajshëm, ku do të ushtronte edhe një disiplinë të shkëlqyeshme dhe ku do ndjehët i sigurtë në këto vende të tilla në perëndimin e gjërë dhe demokratik.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: