Xharra: Çalimet dhe mashtrimet historike të profesorit
| E Shtune, 24.02.2018, 10:09 PM |

Çalimet dhe mashtrimet  historike të profesorit shqiptar nga Varshava.

Shkruan Fahri Xharra

“ Epic songs of the Balkans have often been key in the construction of controversial nationalist ideas. In fact, they sing a common history”- nuk është e vërtetë që këngët epike të Ballkanit t`ishin çelsi i ideve nacionaliste tek banorët e saj .  Nuk është e vërtetë që ato e këndojnë  një histori të përbashkët .

Nuk e di  se pse ia fillova me atë fjali në anglisht , por ajo ishte rezymeja e punës së Z. Rigels Halilit , antropolog , historian, filolog  dhe profesor në Qendrën për Studime të Europes Lindore në Universitetin e Varshaves  dhe në Institutin e Filologjisë Sllave në Univeristetin  e Torunit në Poloni .

Një djalë i zgjuar i lindur në Gjirokastër dhe tani jeton dhe vepron  në Poloni , por....

Një gjë e kam konstatuar gjatë leximit dhe konsultimit të shtypit , librave  dhe çdo gjëje të shkruar tek serbët , se nëse ata të lavdërojnë , ngrinin hymne për dikë  ( ndonjë shqiptar ) , atëherë duhesh të kesh një rezervë të madhe ndaj punës dhe veprimtarisë së të përmendurit. Ashtu edhe ndodhi për Rigelsin .Unë lavdet  dhe shkrimet për shqiptarët nga serbët i marr me plotë rezervë.

Profesori Rigels  Halili nga Gjirokastra nuk më pëlqeu aspak  me librin e tij « “Narod i njegove pesme” (Populli dhe këngët e tija , e botuar në edicionin shek.XX. një libër  me hulumtime krahasuese të epikes serbe dhe shqiptare në kontekstin historik , politik dhe letrar.  (http://kosovapersanxhakun.org/?p=2653&lang=bs ) ) kur thotë qe në epiken e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë vetëm lahutat e përbashkëta (Halili: Epika Srba i Albanaca – nisu samo gusle zajedničke po aty. )

Profesorit i them një gjë që serbët nuk kanë lahutë të veten , e nëse e ka dëgjuar ndonjë këngë me lahutë  të kënduar serbisht atëherë ajo është malazeze , por edhe malazezët lahutën e kanë nga ne.

I pyetur nga gazetarët që  një shqiptar i Shqipërisë të merret me studimin   e marredhenjeve serbo-shqiptare , ai përgjigjet : “ Dikush duhet t`a bëjë këtë studim ,dhe e vendosa. Ne me serbët jemi fqinj , i kemi problemet tona e kemi historinë e rëndë ndër veti , e kemi dramën ,  e kemi komedinë  dhe tragjedinë në mes veti ; dhe ja të fillojmë të shkruajmë diçka ndryshe . Nuk  desha të jam publicist e as gazetar se pse unë jam shkencëtar dhe dua të punojë në mënyrë shkencore.”

Unë e përgëzoj profesorin për dëshirën e tij pajtuese me serbët  por shkenca nuk ka shpirtbardhësi (gjenerozitet ) , shkenca  e ka të vërtetën dhe asaj duhet  t`i përmbahemi  kurse profesori  thotë

« Anyway, whoever took these instruments in hand first was certainly neither Albanian nor Serbian as we know them today «  Pra ,  sipas tij Lahuta nuk është as shqiptare e as serbe .

Në intervista e ndryshme  të mediumeve serbe që Rigels Halili  flet shihet që ai e kërkon një afrim miqësor me serbët jo në bazë shkencore duke e ndarë të bardhën nga e zeza por e luan “ qengjin e butë që i thithë dy nëna “

Kur gazetari  i portalit “ Kosova për Sanxhakun “ e pyet  se pse ishte kritik kundër Kadaresë dhe librit të tij «  Dosja H « , ai përgjigjet  se nuk e di se a kam qenë kritik , problem qëndron aty që ai roman lexohet si punim shkencor , çka nuk është e vërtetë për romanin.

Rigelsin e pengon dhe e kritikon Kadaren  sepse porosia e librit të tij  është se” këngët shqiptare janë më të mira dhe se janë homerike, , kurse krijimet e të tjerëve ( në këtë rast serbëve fxh ) janë kopje të gjalla.

Rigelsi thotë  se Kadare e ka shkruar librin në vitet e tetëdhjeta , se sikur të e shkruante sërish do të thoshte “ se  një serb dhe një shqiptar do të shkruanin këngën e tyre  në mënyrë të njëjtë “

Pra , profesor Rigels Halimi nuk e pranon të vërtetën shqiptare qe jemi popull homerik por e barazon epikën ( vjetërsinë e kombit ) shqiptare me atë serbe.

Pika më e nxehtë për serbët është “ Eposi  i Kreshnikëve “ që serbët mundohen  në çdo mënyrë ta përvetësojnë si të tyre , profesori është shumë i pa definuar dhe jo  i prerë në këtë tematikë.

Serbët e kanë edhe problemin tjetër  historik , që me anën “ shkencore “ të shqiptarëve të fitojnë në lashtësinë e tyre historike dhe të jenë bile edhe më të vjetër se ne.

Nëse ju kujtohet libri i prof. Bardhyl Musarajt “ Shqau “ ku me çdo kusht mundohet të që termin e shkizmës  shkau , shqau   që ne i quajtëm shqiptarët ortodoks pas ndarjes së Kishave 1054 , ta përjetësojë si komb sllav , të njëjtën lojë e luan edhe profesori i Varshavës kur thotë ;

“-What does "shkje" mean?

-The term derives from the Latin "slavus" and thus means Slavic. It is now used by Albanians to indicate all Slavs, even Orthodox. “

Jo profesor jo , je gabim sa nga toka e deri në qiell , kjo që thua nuk qëndron. Shkenca e jote këtu çalon ,mashtron dhe krijon histori të rrejshme për serbet .

Profesori e merr edhe një rol tjetër të arbitrit  në gjykimin e planeve të dy akademive , të asaj shqiptare dhe asaj serbe dhe thotë : Akademici nisu odgovorni za ratne zločine - Akademikët nuk janë përgjegjës për krime lufte.

Profesor më duket që nuk e paske lexuar asnjë dokument të SANU-s serbe , dhe të lutem mos i barazo gjërat. E sa i përket akademisë shqiptare të them se ndër ta nuk kishte kurrë shpirt shqiptari. .

( Profesori i Varshavës i paska analizuar këto dy dokumente :  Memorandum Srpske akademije nauka i umetnosti (iz 1986. godine) i Platformu za rešenje albanskog nacionalnog pitanja (koju je objavila Albanska akademija nauka 1998. godine).)

Nejse, të mos e zgjas ; është krenari të kesh një profesor shqiptar ne dy Universitete polake , por mundësisht që ai të punojë ashtu që bota sllave ta kuptojë drejt çështjen shqiptare.

Fahri Xharra, 17.02.18

Gjakovë



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: