Maloku: Kryeministri shqiptar dridh edhe Amerikën!
| E Shtune, 24.02.2018, 06:36 PM |

Fjala e Kryeministrit shqiptar dridh Evropën, besa edhe Amerikën!

Nga Fazli Maloku

"Kosova dhe Shqipëria, do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njejta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet..." Këtë e tha Presidenti shqiptar z. Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës, me rastin e seancës solemne të Kuvendit në Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë përmbajtje të fjalës së z. Rama, nuk ka pretendime për teritore të huaja, nuk ka ofendime nacionale për asnjërin nga kombet e shteteve fqinje, tha diçka nga thellësia e zemrës, që po këte ide e ka çdo shqiptar pavarësisht ku jeton. Tha diçka që është shumë e çiltërt dhe njerëzore, por edhe në frymën demokratike të shprehjes së lirë. Tha diçka që përputhet plotësisht me të drejtën univerzale e njerëzore të njerëzimit liridashës e demokratik. Gjithë bota tani më e di, se ideja e shqiptarëve me shekuj gjallëron fuqishëm në zemrat e çdo shqiptari, për një shtet të përbashkët, për një Shqipëri të trojeve etnike, siç i kanë gjithë popujtë që na rrethojnë. Kjo nuk është asgjë e re. Padrejtësia historike që i është bërë Shqipërisë e shqiptarëve, nga vendimet e shteteve vendimarrëse e fuqiplote, në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve një ditë do të korrigjohet. Është e pa shpjegueshme pse ky shpërthim diplomatik nga Brukseli e Amerika, për këtë fjalë të z. Rama, por kur Qeveritë fashizoide serbo-greke, na kërcënojnë me gllabrime terrritoresh, e para deklaron ditë e netë " Kosova është teritor i Serbisë, e dyta, Vorioepiri është territor i Greqisë ", Brukseli e Amerika " i shtinë vesht n'lesh" dhe nuk ka reagime!! Por, çfarë do të bënin Brukseli e Amerika, po të thoshte Kryeministri,z. Rama se nuk heqim dorë, deri sa t'i kthejmë territoret e pushtuara nga Serbia, që nga Merdari e deri në Nishë, dhe territoret e Çamërisë, të pushtuara nga Greqia? Do të pasonte tërmeti si në Bruksel, po ashtu edhe në Amerikë! Por, pse ndodh kjo? Them se fajin e kemi Ne shqiptarët, nga se shumë rrallë, duke dashur të mos ndezim atmosferë të destabilizimit në Ballkan, të mos i hidhërojmë Evropën e Amerikën mike, i përmendim shumë rrallë apo hiq këto padrejtësi të cilat na kushtuan lumenj gjaku me shekuj. Nga kjo del se ne, politikanët tanë, të flasin për ditë për këto padrejtësi, për këto veprime fashizoide të fqinjve tanë, të cilët edhe sot e kësaj dite, politikat e tyre kolonialiste e gllabruese, deri në zhdukjen edhe fizike të Shqipërisë e shqiptarëve, nuk kanë pushuar . Për këtë ëndërrojnë ditë e netë. Do të thot, kur të flasim shpesh, për padrejtësitë historike që na janë bërë, si dhe për të drejtat tona, të jetojmë në trojet tona historike etnike në një shtet të përbashkët si të gjithë të tjerët, atëherë nuk do të ket reagime, por do të kërkohen rrugët për zgjidhjen e problemit Shqipëri e Shqiptarë. Nuk është e kuptueshme pse në shumë raste, kur drejtuesit e Shqipërisë e Kosovës, në tryeza të niveleve të ndryshme, me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, ju bëjnë lajka dhe rrinë sikur janë me faj dhe nuk reagojnë guximshëm e burrërisht, sa herë ngacmohen e nënçmohen nga ta.

Krejt për fund. Falëmnderit z. Kryeministër, për këtë fjalë kuptimplote, të çiltër e dashamirëse!

Punë të paqë e shëndet!


Prishtinë, 23 shkurt 2018

(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: