Dedë Preqi: Metamorfizimi i 'cungave' të UÇK-së
| E Diel, 18.02.2018, 01:51 PM |

METAMORFIZIMI I «CUNGAVE»  TË UÇK-SË !

Nga Dedë Preqi

Tani, kur po vjen pranvera, stina e radhës pas dimrit, e cila shpeshherë gjatë periudhave kohore dhe historike na ka befasuar, si stina më e veqantë në lidhje me turbulencat e klimave specifike, që kanë ndikuar rrymat e nxehta politike në të kaluarën e hidhur, duke na ngrohë «dielli» i tyre me dhëmbët e përbindëshit!

Ndryshimet janë gjithherë të mundshme në sëcilën shoqëri dhe sot në këtë kohë, janë pjekur kushtet dhe rrethanat, që ti pranojmë këto fakte dhe të përfitojmë nga përvojat e kaluara, poashtu edhe dukuria e pushtetit dhe shtetit të merr peshën e vet, madhështinë dhe seriozitetin e vet, atë seriozitet që qëndron bindshëm dhe arsyeshëm te përgjegjësia.

Përndryshe, pushteti dhe fuqia e një kryetari dhe kryeministri, që pushtetin e krijon nga ineresi partiak dhe vetiak, duke menduar se është bërë zot i atij pushteti dhe vendi, që në realitetin e këtij moduli, nuk mund të ushtrohet një shtet funksional dhe ligjor, tek i cili edhe populli do e humb besimin e menagjimit të një pushteti të tillë, dhe te i cili do mungojnë tiparet organizative dhe unike në pergjithsi.

Ajo që duhet ta shohim me shqisat tona dhe ta prekim me duar të pastërta, nuk është e konceptuar dhe e praktikuar në këtë qeveri, apo si shprehje e mirëqenjës reale, përkundrazi, mendojmë se ka diçka që nuk shkon në rregull dhe nuk funksionon brenda saj.

Prandaj, duhet të kemi kujdes ndaj kësaj politike, e cila nuk e ka qëllimin që dëshmon ndryshimin e gjendjes dhe mirëqenjën e këtij vendi, sepse brenda kësaj politike ka mangësi të vazhdueshme, ose qëllimet bazë të kësaj politike janë mashtruese, të cilat nuk mund ta gëzojnë këtë popull, jetën e të cilëve u aka baltuar e kaluara.

Kritikat e tilla duhet ti marrim me mirëkuptim dhe pa ofendime, sidomos për pikat e dobëta dhe jo konstruktive, që pesimizmi i saj nuk mund të fshihet nga zëri i popullit, i cili e trajton rrënimin e vetëvetës dhe shtetit si të pa shmangshëm, nëse vazhdon me avazin e kësaj udhëheqje jo produktive dhe jo funksionale, ku edhe interesat e popullit janë të fundme…

Është fakt se gjithëherë do zëjmë shkak dhe e fajësojmë të kaluarën, por Kosova  në 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, do dukej më ndryshe, e zhvilluar dhe e integruar dhe nuk do e kishte gjetur vetën tek imazhi i një vendi të diskutueshëm e labil me politikën e zhvillimeve të veta të pa lakmueshme, dhe me lëvizjen e kufizuar të qytetarëve të vet, mu për shkakun e një inskenimi të një politike dhe të një pushteti të pa përgjegjshëm, që e ka të instaluar nga lidershipi i vet i pa besueshëm dhe i pa ndërgjegjëshëm.

Nga politikat e tilla të  udhëhequra nga kjo strukturë e instaluar nga radhët e UçK-së, do të quhej ndryshe, jo strategji politike, por strategji tragjike e këtij populli dhe vendi, sepse e deshmuan edhe vet se, pas luftës së lavdishme me armikun, ata nxituan në luftën e përfitimëve të pasurisë materiale të popullit të vet dhe në luftën për pushtet.

Ndërsa me pushtetin e instaluar nga radhët e tyre, si produkt i kësaj politike, Kosova dhe populli i saj akoma jeton si në mjegullirë, i cili nuk e gjenë rrugën e vet të duhur për të pasë një jetë të rehatshme e të begatshme, nga pushteti i tyre i zhytur në krime të organizuara dhe korrupsion, që  në vazhdën e rrethanave të tilla, ky vend nuk do mëkëmbët fare dhe qytetarët e saj nuk do munden akoma ta gjejnë përspektivën e vet njerëzore në shtetin e tyre.

Do të ishte më mirë, sikur këta «cunga» që kanë qenë dikur nyje të rezistencës dhe luftës së lavdishme të saj, tani më duken sikur janë të metamorfizuar dhe të kalbur në këto ditë të paqës, të cilët do të mbetëshin më të çmuar me natyrën e parë si luftëtarë të denjë, por jo edhe më imazhin e pa lakmushëm dhe të pa dinjitetshëm, të cilin e krijuan dhe po e humbin në kohën e paqës.

Prandaj, Kosova si një shtet i ri, duhet t’a ndryshojë strukturën e saj politike me një strukturë të re, sepse e pohon të kundërtën e një shteti që duhet ta lakmojmë me imazhin e një vendi që të flitët për të arriturat e një shteti demokratik, dhe që i plotëson nevojat e qytetarëve të vet, nëse atyre u mungojnë burimet më të thjeshta materiale, dhe mungesa e unitetit të forcave politike e zhvlerëson në çdo aspekt rrolin e saj, që e tëra lidhet nga liderëshipi i dobët, të cilët po i japin një sharm të rremë dhe të pa vërtetë këtij vendi, duke e ngritë me propaganda dhe teori që nuk e arsytojnë realitetin e këtij shteti.

Në konceptin e termit  shtet zhvëllimor dhe në konceptin e një shoqërie të zhvilluar bashkëkohore, Kosova do mbetët e veqantë në rajon, apo gjithherë e mbrapambetur, kriter i sëcilës mbetët vetë organizimi i dobët i organizmit politik, si një kuadër i realitetit të dukshëm, që duhet të kërkohet një modul tjetër në proceset e mëtutjeshme zhvëllimore, por jo, vetëm në këtë mënyrë, që zhvillimet e saj reflektojnë vetëm me një zhvillim të një jete «kafshore» të qytetarëve të vet, që synohet vetëm sa për ta mbushur barkun .

Në këto rrethana, vetëm se do i kërcënohet e ardhmja e këtij vendi, duke qenë të vetëdijshëm se ky popull nuk e meriton dhe i cil inuk është aqë i lënë, që të nënçmohet dhe të fyhet në këtë mënyrë pa të drejtë, kur  posedon një infrastrukturë të fuqishme dhe të shkëlqyeshme intelektuale e politike nga rinija dhe organizmat tjerë akademik që i posedon ky vend, të cilët po lihen anash pa u shfrytëzuar, që përmes tyre mund të krenohet vendi dhe mund të ndryshohet më mirë e ardhmëja e këtij populli.

Nuk do të thotë se politikat e këtij vendi të drejtohen nga opinionet dhe kritikat ditore të atyre që shkruajnë dhe kritikojnë pa ndonjë kriter, por ajo që e mat nivelin e saj dhe e vënë në shënjestër politikën e këtij vendi, ekziston që nga qytetari i thjeshtë dhe deri te intelektuali më i formësuar i këtij vendi, se shembulli i udhëheqjes së këtij vendi nuk përkon me natyrën e një shteti demokratik dhe ligjor, i cili përveq të tjerave, nuk i përmbush as për së afërmi kushtet e qytetarëve për një mirëqenje më të dinjitetëshme.

Flitet shumë nga gjitha mediumet e botës për qytetarët e Kosovës dhe shtetin e tyre, dhe tani në 10-të, vjetorin e Pavarësisë, sikur që nuk e ka gjetë akoma imazhin e një qytetërimi të lirë me imazhin e një shoqërie bashkëkohore në krahasim me vendet e rajonit dhe ato perëndimore, që realisht duket i anashkaluar edhe nga BE-ja, e cila e kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, duke e renditur ndër qytetarët e fundit, por sigurisht që duhet pranuar se, zanafillën e këtij imazhi të keq, po e krijon vet lidershipi dhe politika kosovare.

Në të vërtetë, pushteti duhet të mirret si diçka e shenjtë, i cili përbënë themelin e një demokracie njerëzore në shoqërinë bashkëkohore, që vjen nga angazhimi i saj për dobinë dhe mirëqenjën e qytetarëve të vet, nëse mund të ushtrohet për të mirë, apo anasjelltas, i cili mund të shkatërroj të ardhmën e një populli, në veqanti kjo lidhet me faktin se në ç’mënyrë qeveriset  pushteti, që për fat të keq një gjë të tillë po e vërejmë dhe përjetojmë në shtetin tonë.

Po ta shohim dhe ta trajtojmë Kosovën më më kujdes nga udhëheqja e saj, do të vërejmë se në ecurinë e kohës, pushteti mbi të cilin ekziston, në përspektivën e popullit të saj do të rritej dhe do të zhvillohet ndryshe, por te ne, do të zhvillohet e kundërta, sepse serioziteti i njerëzve me përgjegjësi, qartësia e ndërgjegjës, forca e karakterit dhe moralit pushtetar, ka rënë në nivelin më të ulët, i cili vetëm po e zgjeron pushtetin e vet të brishtë, që mund të kufizohet me rreziqe të pa pritura.

Kjo tregon edhe ndryshe se, mundësia për ta keqpërdorur pushtetin mund të rritet në menyrë të vazhdueshme, por a ekziston mundësia tjetër, që Kosova të mos stagënojë në këtë mënyrë vetëvetën, sepse ekzistojnë norma të tjera të lirisë e demokracisë dhe qeverisjes së shtetit, të cilat janë nevoja të zhvillimit, të sigurisë dhe të përfitimit të qytearit dhe shtetit të tyre.

Gjithkund ndodhin përshtypjet e këqija të pushtetarëve të një vendi, por nuk do të thotë se pushteti të bëhët djallëzor, i cili abuzon me popullin e vet, me lirinë e vet dhe gjakun e atyre që e arritën këtë liri, prandaj, duhet të mendojmë mbi seriozitetin e këtij nocioni që quhet «pushtet», përpara se ta përdorim ekzekutimin e tij.

Dhe i gjithë ky shkrim e bie një formulim se, «cungat» që ishin dikur nyje të forta të rezistencës së Luftës së lavdishme çlirimtare të Kosovës, të mbetën po ato nyje të fuqishme dhe të lavdishme për lirinë dhe çlirimin e këtij vendi, por jo edhe ta humbin gjithë përshtypjen dhe imazhin e vërtetë e më rëndësi për lirinë e këtij populli dhe vendi. Jo, cungat e kësaj lirie të shdërrohen në metamorfizëm, që në një mënyrë po ngushëllohet epoka e tyre e lavdishme, duke u shdërruar në diçka të pa kuptimtë dhe ku po mbetët sakrifica e tyre?!...



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: