Ilmi Veliu: Mbi varrin e Sali Ramadan Kërçovës
| E Merkure, 07.02.2018, 08:52 PM |

MBI VARRIN E SALI RAMADAN KËRÇOVËS

I nderuar Sali Ramadan Kërçova.....

-Kur ti i pari e theve akullin e injorancës, i more motrat tua  dhe i regjistrove në shkollë, ne simpatizuesit tu të krahasuam me patriotin e madh shqiptar Pashko Vasën, i cili u skjaroi shqiptarëve të ngratë se pa shqiptari të shkolluar e të bashkuar nuk ka dobi as kisha e as xhamia......................

-Ditën kur ti, si mësuesi i parë i kësajë ane, i hipe bicikletës, shkove në shkollë dhe me regjistrin në dorë dole përpara nxënësve shqiptarë, prindërit e të cilëve kishin mësuar vetëm turçe e sërpçe, ne të krahasuam me Migjenin, Qajupin, Baftiar Rrushajn e Xhaxhi Balin..................................

-Kur ty policia jugosllave, me duar të lidhura,  të nxorri para gjygjit në Shkup dhe kur ti e more fjalën, duke i  shashtërisur gjykatësit e prokurorët, po edhe neve që ishim aty të pranishëm për ta përcjellur gjykimin tend, ne të krahasuam me Avni Rrustemin, kur gjykohej  në Paris për vrasjen e Toptanit.....

-Ditën që ti dole në mes të Kërçovës, i veshur me tirçë e xhamadan  dhe kësulën e bardhë për rreth ballit, kur pushtetarët  të frikësuar e të trishtuar,  iknin dhe mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre, ne të burgosurit politik të krahasuam me Mefailat e Zajzit e Xhemë Gostivarin, me Hazem Galicën e Sherif Zhelinën..............

- Në momentin kur ti e nxorre flamurin shqiptarë të Skënderbeut në foltoren e Parlamentit në Shkup dhe i trishtove deputetët maqedonas po edhe ata shqiptarë, duke u folur në gjuhën e lashtë shqiptare.... ne me plot të drejtë të krahasuam me Isë Boletinin në Londër, i cili i hidhëruar  nga sjellja arrogante e ministrit anglez, ia përplasi alltinë mbi tavolinë, e që ministri i shashtrisur nisi të ikte nga  zyrëa  e tij............................

-Në kohën kur ti u bëne deputeti i Kërçovës në Parlament, ku e fole vetëm të vërtetën dhe asnjëherë nuk na gënjeve, lene që nuk plaçkite e nuk fitove para të popullit, por e hargjove edhe pasurinë tënde që ta kishte lënë gjyshi e stërgjyshi, ne të krahasuam me Imer Prizrenin i cili si kryetar i Lidhjes së Prizrenit,për interesat e kombit e hargjoi te gjithë pasurinë e tij  të trashiguar nga nga gjyshi e stërgjyshi........................

-I nderuar Sali Ramadan Kërçova, ti vetë me veprimtarinë tende patriotike dhe angazhimet tua mbinjerëzore,  ke hyrë, jo vetëm në Historinë e Kërçovës e të Iliridës por edhe në Historinë e të gjitha trojeve shqiptare....... dhe ne sot sado që te flasim nuk do të mundemi ti përmendim e përfëshimë  te gjitha angazhimet tua patriotike gjatë jetës tënde të dhimshëme e të mundimshme nëpër  burgjet jugosllave........................

-Se ti ke qenë zemërbardhë dhe i veçantë në mesin tonë, e vërtetoi edhe i Madhi Zot, i cili e bëni të mundur  që ti të ndërrosh jetë dhe të varrosesh në muajin janar, që eshtë muaj i veçantë për shqiptarët, sepse në këtë muaj nderroi jetë dhe u varros i madhi  Skënderbe dhe në vitin jubilear kur plotesohen 550 vjet të  nderrimit jetë të Kastriotit, ....................

-Neve na mbetet vetëm ajo që ti lutemi te Madhit Zot, që Ai ti llogarisë punët dhe veprat tua dhe të të shpërblei për të gjithë veprimtarinë tënde patriotike e atdhetare................................................

Ilmi Veliu Kërçovë 30.01.2018.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: