Vidan Shara: Sharrajt në histori (3)
| E Merkure, 07.02.2018, 08:21 PM |

SHARRAJT NE HISTORINE E PAVARESISE DHE TE FORMIMIT TE SHTETIT TE RI SHQIPTAR

(pjesa e trete)

Nga Vidan Shara

Gjate rruges per ne Vlore,pasi kaluan lumin e Vjoses, eshte mare nje fotografi e grupit me Ismail Qemalin ne mes dhe flamurin kuq e zi qe valvitet mbi kokat e tyre. Ne kete fotografi eshte edhe Muco Sharra. Flamuri u soll nga Spiridon Millo nga Bukurreshti dhe eshte flamuri qe u valvit ne28 Nentor 1912. Nga fotografia e mesiperme,nepermjet “photo-shop”, del se flamuri ka afersisht permasat 1 me 0.8 meter. Kjo fotografi hedh poshte teorine sipas Syrja Beut ,qe kerkohej nje flamur, shkuan dhe e moren flamurin qe e kishte ruajtur i biri i tij,Eqrem Beu.

Me te mbritur ne Vlore diten e hene, 25 Nentor 1912, te gjithe delegatet, me Ismail Qemalin ne krye, u drejtuan te pallati i Sharrajve qe ishte pregatitur per kete Ngjarje te Pazakonte ne Historine e Shqiperise. Pasi u qetesuan dhe hengren darke, delegatet shkuan ne shtepite qe

ishin caktuar per secilin . Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi dhe me kryesoret qendruan te pallati i

Sharrajve.

Diten e merkure, 27 Nentor ne mbremje, u mblodhen dhe filluan diskutimet rreth

mbajtjes se kuvendit, flamurin qe duhet te ngrihnin, caktimin e delegateve qe duhej te

firmosnin deklaraten dhe si duhej perpiluar deklarata. Te gjithe te pranishmit ishin dakort

me flamurin e Skenderbeut. Por kur erdhi fjala per Shpalljen e Pavaresise pati shume

kundershtime. Vlonjatet, Ceno Sharra,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullahu,Jani Minga etj., ishin

per Pavaresi nga Turqia,prej te ciles jemi te pushtuar. Por Ismail Qemali dhe shumica e

pjesemaresve nuk e pranuan kete propozim. Rreziku i Shqiperise ishte Serbia,Turqia gjithmone i

ka mbrojtur Shqiptaret,Shqiptaret kane qene besnike ndaj Turqise ,e te tjera justifikime.

Ceno Sharra,me i riu i vellezerve Sharra, erdhi me propozimin jo vetem te shkeputeshin

plotesisht nga okupimi otoman, por edhe fene duhej ta nderojme. Ne qofte se ngreme

flamurin e Skenderbeut nuk do te kete kuptim te mbajme fene e pushtuesve turq. Iliret dhe

dardanet nuk ishin myslimane, Skenderbeu luftoi kunder pushtuesve Turq dhe perhapjes se fese

myslimane ne trojet Shqiptare. Skenderbeu ishte mbrojtesi i fese se krishtere. Por, te pranishmit

nuk e pranuan kete propozim dhe u krijua nje konfuzion. Shumica e pjesemarsve ishin te

implikuar ne perandorine otomane dhe e kishin te veshtire te shkeputeshin prej saj. Arsyeja qe i

detyroi ata te mernin pjese ne Kuvendin e Pavaresise ne Vlore ishte okupimi Serb. Vetem

nderhyrja e Hasan Sharres, flala e tij degjohej nga vlonjatet, i dha fund ketij diskutimi dhe arriti

t’i qetesoje te pranishmit. Diskutimet do te vazhdonin te nesermen ne mengjes, 28 Nentor 1912.

Xhaxhai im, Memdu Sharra, tregonte se Ismail Qemali nuk i mbylli syte ate nate edhe pse ishte

shume i lodhur. Pasi folem anglisht per disa minuta, morem nje liber shqip dhe u mundua te

lexonte shqip,qe do te vazhdonte per sa kohe qe ai ndejti ne shtepine tone. Memdu Sharra ishte

student ne Robert Kollexhin Amerikan ne Stamboll dhe sipas kultures europiane mbante

shenime ne ditarin e tij. Ismail Qemali nuk dinte te shkruante dhe lexonte shqip, tregonte ai.

Mengjesi i gjeti te gjithe te pallati i Sharrajve me heret se zakonisht. Lajmet qe sillnin delegatet

e sapo ardhur ne Vlore ishin shume shqetesuese. Serbet dhe Greket kishin pushtuar shumicen e

trojeve Shqiptare. Rreth ores 10, te mengjesit, Komisioni Pergatitor dhe drejtues te tjere filluan

nga puna per mbajtjen e kuvendit dhe caktimin te delegateve qe do te firmosnin sipas krahinave.

Shumica ishin te mendimit qe te fillonin sa me shpejt. Hasan Sharra u tha te pranishmeve se

kishin njoftim se perfaqesues te krahinave me te largeta ishin ne rruge e siper dhe duhet te

presim edhe disa ore. Rrugicat e Vlores ishin te tejmbushura me njeres te ardhur nga te gjitha

anet. Nje atmosfere e papare ndonjehere qe nga koha e Skenderbeut. Oh c’gezim i madh

anembane Vlores dhe perreth. Te gjithe drejtoshin te pallati i Sharrajve, ku qendronte Ismail

Qemali me gjithe delegatet e krahinave shqiptare.

Komisioni Pergatitor kishte marre te gjitha masat e sigurise dhe te mbrojtjes. Hasan Sharra bente

pritjen e pjesemaresve qe vinin nga larg dhe takoheshin me Ismail Qemalin. Pasi mbaronin se

kuvenduari dhe se ngreni, Ibrahim Abdullahu i drejtonte drejt shtepive qe ishin caktuar per fjetje.

Musa Sharra merrej me organizimin ekonomik,ushqimin per delegatet si edhe per kuajt e tyre.

Nje pjese e kuajve,me kryesoret, u strehuan tek hauret e Sharrajve ne lagjen Varosh,prapa

shkolles se mesme “Ali Demi” sot. Muco Sharra merrej me sigurine krahinore. Te gjitha fshatrat

e Vlores ishin organizuar, nate e dite qendronin ne ruatje te vendit dhe ndihmonin pjesemaresit e

lodhur dhe te raskapitur gjate rruges per ne Vlore. Ceno Sharra dhe Osmen Haxhiu kishin

krijuar cetat mbrojtese ne Vlore dhe me ardhjen e Isa Boletinit, trimat e tij moren nen mbrojtje

Qeverine e Perkohshme dhe rruget kryesore te Vlores.

Oh c’gezim i madh , dasma kishte filluar, krushqit kishin ardhur, dasmoret kishin dite qe

prisnin, te zotet e shtepise kishin hapur dyert dhe shtruar sofrat. Dollite nuk mbaronin...Te

na behet Shqiperia! Rrofte Shqiperia! Rrofte Flamuri Kuq e Zi !

Pasi u mblodhen delegatet ,disa nuk mbriten ate dite, vendosen qe kuvendi te mbahen ne

shtepine e Xhemil bej Vlores ,kishte nje salle me te madhe,qe ishte perbri me Pallatin e

Sharrajve, ne anen tjeter te rruges. Vlonjateve nuk u pelqeu ky vendim, djemte e tyre kishin vite

qe perpiqeshin per Shqiperine,shume prej tyre i kishin internuar,burgosur dhe denuar me vdekje.

Asnje nga djemte e Familjes Vlora nuk ishin ne keto lista, por gezonin jeten lluksose dhe te

lumtur ne perandorine otomane si rezultat i devotshmerise dhe besnikerise ndaj saj. Pavaresisht

nga padrejtesite e pushtuesve Turq, ne (Vlorajt) i sherbyem me besnikeri perandorise …, shkruan

ne kujtimet e tija Ismail Qemali.

Rreth ores 2 pasdite,mbasi mbaruan dreken,Hasan Sharra me gjithe delegatet shkuan te Shtepia e

Xhemil bej Vlores. Per dy ore u diskutua dhe u zgjodh Qeveria e Perkohshme, ku te 83

delegatet, njezeri, shpallen Memvetesine e Shqiperise dhe rreth ores 4 pasdite , valviten Flamurin

e Pavdekshem Pellazg, Flamurin e Shenjte te Skenderbeut, Flamurin e Kuq me Shqiponjen

Dykrenare ne mes. Eshte kjo Shqiponje Simbol i Lashtesise, i Pavdekshmerise dhe i

Pavaresise se Popullit Shqiptar. Legjendat tregojne se : “ e moren dhe e hodhen ne nje zjar

te madh , asnje pende nuk ju dogj; e zhyten ne thellesi te oqeanit , asnje pende nuk ju lag;

e fluturuan ne qiellin e flakte ne mes te vetetimave, kurgje nuk i ndodhi “.

Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin Kryetar te Qeverise te Perkohshme me detyre te formonte

Kabinetin e Ministrave. Ai nuk pranoi te zgjidhte pjesetaret e qeverise. Kuvendi zgjodhi 18

pjesetaret dhe Ismail Qemali emeroi ministrat. Hasan Sharra ishte shef i protokollit dhe

organizatori kryesor i kuvendit. Me te mbaruar Kuvendi ,Ismail Qemali u dergoi nje telegram

Fuqive te Medha dhe Portes te Larte si me poshte: “ Sot ne qytetin e Vlores u mblodh

Asamblea Kombetare,e perbere nga delegate nga te gjitha krahinat e Shqiperise ,pa dallim

feje, shpalli Pavaresine Politike te Shqiperise, zgjodhi Qeverine e Perkohshme me detyren

per mbrojtjen e te drejtave te popullit Shqiptar, rezikuar deri ne cfarosjen e plote prej

ushtrise Serbe, dhe clirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj”. Sipas mareveshjes

nuk u permend Turqia.

Pasi mbaroi Kuvendi , Qeveria e Perkohshme u vendos ne pallatin e Sharrajve,u caktuan zyrat

perkatese te Qeverise dhe disa ministri, si edhe dhomat e fjetjes te drejtuesve te qeverise . Nje

flamur i madh, me perafersi 5x4 metra u ngrit disa dite me vone ne krahun e majte te

pallatit te Sharrajve, i dukshem nga te gjitha anet e Vlores. Kete e permend edhe Mihal

Grameno ne shkrimet e tija. Ky flamur u qendis nga Marigo Posio dhe vajza te tjera vlonjate.

Flamuri i Madh do te qendronte madheshtor edhe gjate pushtimit italian,te cilet ne 1916 e

quajten te paligjshem flamurin kombetar te shqiptareve. Sharrajt nuk pranuan t’a hiqnin

flamurin edhe pse italianet urdheruan disa here. Fotografite e atyre viteve e vertetojne

egzistencen e tij mbi pallatin e Sharrajve. Flamurin e sekuestruan clirimtaret terroriste, te

nderkryerit sllavo-komuniste ne 1945.

Ne femijerine time,gjate viteve te diktatures sllavo-komuniste,ne vere banoret e Vlores uleshin

cdo mbremje te shatervani ne Sheshin e Flamurit. Nje mbremje,dy burra e kishin vene ne mes

dhe bisedonin me xhaxhane tim,Memdu Sharra. Biseda e tyre me terhoqi edhe mua si femije. Me

fytyre nga “Pallati I Reaksionareve” ai po u tregonte atyre rreth periudhes Historike te

Shpalljes se Pavaresise... Ismail Qemali flinte ne katin e dyte, dhe drejtoi doren ne krahun e

majte te nderteses. Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Don Nikolle Kacorri i kishin dhomat po ne ate

krah. Nga ana e djathte ishin vendosur Mehmet Pashe Derralla, Qamil Panariti, Pandeli

Cale,Vehbi Dibra. Me vone erdhen Mit’hat Frasheri dhe Hasan Prishtina. Mit’hat Frasheri

kerkoi nje dhome ne katin e trete, me pamje nga deti, Zverneci , qe kishte qene prone e

Frashellinjve. Biseda e xhaxhait me ngjalli kurreshtje te madhe mua ,si edhe shume te tjereve qe

ishin aty afer. Por, kur numri i kureshtareve u shtua, ai e nderpreu biseden dhe u largua me frike.

Qe ate mbremje filloi deshira ime per njohjen e historise,historine e vertete te Shqiperise. Shkoja

shpesh te xha Memdui dhe zhytesha ne pirgun e madh te librave,ne te dy dhomat. Shumica ishin

ne gjuhe te huaja qe une nuk i kuptoja ne ate moshe. Duke pare kureshtjen time filloi te me

tregonte gjithmone e me shume. Hera-heres vinte per darke tek dhoma e jone ne katin e dyte dhe

tregimet e tija ishin shume terheqese, me vlera te medha historike. Kishte studjuar neper

universitete te njohura europiane, zoteronte shume gjuhe te huaja , edhe pse ishte i deklasuar dhe

i sulmuar nga proletaret sllavo-komuniste, gezonte respekt te madh nga banoret vlonjate.

Pas vendosjes se Qeverise se Perkohshme ne godinen e re, ne Skele, Ismail Qemali i la te Hasan

Sharra shumicen e dokumentave te Qeverise se Perkohshme. Midis tyre ishte edhe Deklarata

Origjinale e Shpalljes se Pavaresise. Sipas Mitat Sharres, deklarata origjinale ruhej ne nje vend te

sigurte. Mbreti Zog kishte derguar here pas here, miq te Hasanit , dhe i kerkonin keto

dokumenta. Pas vdekjes se tij, 1942, Memdu Sharra,i mori ne ruatje dokumentat, me tregonte

Mitat Sharra. Vite me vone,pasi mbarova internimin ne Vermik, e pyeta Mitat Sharren per

dokumentat e Kohes se Pavaresise. U hidherova pa mase kur mesova se c’fare kishte ndodhur me

to, pas vdekjes se xha Memduit.

Pas mbarimit te Kuvendit, Ismail Qemali dergoi xha Memduin te konsulli austriak dhe italian

,per te shkuar e biseduar me te rreth vendimeve te kuvendit. Konsulli austriak Lijhanec ne

kujtimet e tija shkruan :” une se bashku me konsullin Italian shkuam te shtepia e tij (e

kryetarit te madh Hasan Sharra) ku u takuam me Ismail Qemalin, i cili na shpjegoi

vendimet e asamblese, dhe na u lut qe te njoftojme qeverite tona , te njohin dhe te

perkrahin shtetin shqiptar…” Perkthyer nga L.Malltezi,botuar ne gazeten Nacional

,korrik 2012. Shtepia e Sharrajve ishte bere streha kryesore e Ismail Qemalit dhe nuk eshte

e cuditshme qe e quajne shtepia e tij.

Pasi biseduan rreth vendimeve te kuvendit, biseda u zgjat shume rreth taboreve te shpartalluara

te ushtrise turke. Ismail Qemali dhe dy konsullet u kerkuan te pranishmeve t’i ndihmonin me

ushqime taboret turke. Ceno Sharra, i inatosur, u tregoi per gjendjen e rende te popullsise

shqiptare te pushtuar dhe masakruar nga forcat serbe, greke dhe duheshin ndihmuar sa me shpejt.

Sidoqofte , Hasan Sharra u premtoi se do t’i ndihmonte ushtaret turq me furnizimet e nevojshme.

Qeveria turke do te dergonte me vone 20 000 lira turke ne emer te Hasan Sharres, i cili ja la

Qeverise se Perkohshme.(15 000- 20 000 lira turke ishin te ardhurat vjetore te nje familje

bejleresh ne krahinat e Mallakastres e Vlores ne ate kohe).

Lajmi i Shpalljes se Pavaresise u perhap ne te gjitha anet e botes ku jetonin shqiptare. Ne

pamundesi per te hyre ne Shqiperine e bllokuar nga ushtrite e vendeve fqinje, shume patriote dhe

intelektuale shqiptare u mblodhen ne Trieste . Italianet dhe Austriaket dinakerisht i manipuluan

shumicen e tyre. Faik bej Konica,si nenkryetar i kongresit, e quajti te parakohshem Shpalljen e

Pavaresise. Shqiptaret me pare duhet te arsimohen dhe te kulturohen, ishte mendimi i

pergjithshem i intelektualeve rilindas.

Europa ishte ne prag te luftes se pare boterore. Shtetet ballkanike i kishin sulmuar dhe

shpartalluar taboret e demoralizuara te ushtrise turke. Greket e kishin bllokuar Vloren,Serbet

kishin pushtuar pjesen me te madhe te tokave shqiptare, Shteti i Ri Shqiptar shtrihej kryesisht ne

Qarkun e Vlores. Shume banore shqiptare per te shpetuar nga Serbet kalonin Vjosen dhe gjenin

strehim ne fshatrat dhe qytetin e Vlores. Shumica e ketyre muhaxhireve u vendosen neper

ullishtat perreth Vlores. Kjo situate e veshtiresoi shume gjendjen ekonomike ne Vlore. U krijua

nje krize e madhe ekonomike,kryesisht mungesa e mallrave te importit,sheqer,kafe,vajguri etj.

Nga te gjitha fshatrat e Vlores dergoheshin furnizime per Qeverine dhe muhaxhiret e shumte.

Qeveria e Perkohshme, Ismail Qemali dhe udheheqes te tjere , qendruan tek shtepia e vellezerve

Sharra deri sa u pergatit ndertesa e Qeverise ne Skele. Hasan Sharra i kishte mare te gjitha masat

e rehatise dhe ushqimit per me teper se 100 burra qe punonin perdite , per rreth tre muaj. Therej

nje dem per dite. Shumica e ushqimeve per njerezit dhe kuajt silleshin nga Xhaferrajt e

Hoshtimes dhe Mersinajt e Cepratit, fise te njohura per pjesmarjen, bujarine dhe devotshmerine e

tyre per Pavaresine e Shqiperise.

Ismail Qemali kishte idene e tij per menyren e qeverisjes dhe organizimin e shtetit,eksperience e

fituar gjate sherbimit te tij ne perandorine otomane. Edhe pse ishte liberal,nuk arriti te shkeputej

prej ideollogjise islamike,menyres se tyre te qeverisjes. Faktet tregojne se ne kabinetin e qeverise

se sapokrijuar pothuajse shumica e ministrave dhe e drejtuesve ishin nga “familjet e medha” dhe

qe kishin sherbyer me breza ne perandorine otomane. Mihal Grameno do t’i quante,

honxho-bonxhot.

Shteti i Ri Shqiptar i sapokrijuar kishte nevoje te madhe ekonomike,por ishin te paket ata

”familjet e medha” qe e ndihmuan ate. Shumica e drejtuesve te qeverise duhej te paguheshin

per punen qe benin dhe as qe behet fjale qe te kontribonin nga pasuria e tyre personale.

Asnje nga vlonjatet nuk kerkuan rroge,por dhuronin sipas mundesive per Qeverine e

Perkohshme. Ismail Qemali ishte shume i rregullt dhe kishte ngarkuar Hasan Sharren te mbante

te shkruara dhe te dokumentura kontributin e cilido, qe ne te ardhmen, me fuqizimin e shtetit

shqiptar te rishperbleheshin.

Shtypi i djeshem dhe i sotem shqiptar ben propogande te madhe per personazhet qe u

mblodhen ne Vlore ne diten e Pavaresise, dhe le ne harese autoret dhe drejtuesit e ngjarjes

se madhe historike, Bijte Fisnike Vlonjate, qe u perpoqen pa kursyer asgje dhe e realizuan

deshiren shume shekullore , formimin e Shtetit te Pavarur Shqiptar.

Shtetet perreth kishin vite dhe dekada qe ishin formuar, forcuar, kishin krijuar aleanca dhe

mareveshje me Fuqite e Medha, kishin bere planet dhe prisnin momentin te sulmonin trojet

shqiptare. Ismail Qemali si politikan dhe diplomat i njohur ne Europe , arriti te realizonte njohjen

e Shtetit te Ri Shqiptar, te pergjysmuar, nga Fuqite e Medha. Do te ishte e pamundur te njihej

Pavaresia e Shqiperise pa Ismail Qemalin, tregonte Hasan Sharra pas kthimit nga

Konferenca e Ambasadoreve ne Londer.

vijon

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: