Hasan Blakaj: Plakja – kjo sëmundje korruptive
| E Marte, 06.02.2018, 09:11 PM |

Plakja – kjo sëmundje korruptive e kombit tim

Nga Dr. Hasan Blakaj

Që nga kohët e lashta Persianët dhe Egjiptianët e vjetër u munduan ta parandalonin plakjen çak edhe vdekjen.

Kështu pra, çfarë është kjo sëmundje? Plakja është sëmundja më e vjetër e njerëzimit nëpër të cilin proces natyror do të kalojnë të gjitha qeniet e gjalla, mbase po  edhe  ne. Shkenca thotë se është s’mundje e pashmangshme që merr jetë. Të paktën gjerë më sot nuk është zbuluar ndonjë metodë që mund t´i parandalojë proceset e plakjes, sëmundjes, për momentin.

”Plakja është një kusht që vret miliona njerëz në mbarë botën. Disa vlerësojnë se ajo është përgjegjëse për rreth 100,000 vdekje çdo ditë. Procesi merr disa dekada kohë derisa të fillojë t’i shfaq simptomat e saja. E sulmon gjithë trupin, duke mos lënë asnjë pjesë të paprekur. Shumë shkencëtarë dhe doktor sot mendojnë ndryshe për këtë s’mundje që mund të shërohet apo mund të parandalohet.” Së paku ja vlen të provohet kur ka hipoteza të tilla them unë.

Mutaz Musa është një mjek në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ai thotë se plakjen duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale psikike dhe fizike e cila mund të trajtohet. Pikërisht nga kjo frazë dua të ndërlidhem edhe unë në shtjellimin e plakjes fizike dhe psikike, si sëmundje e trurit tonë si individ dhe shoqëri në përgjithësi. Unë do të mundohem ta trajtojë këtë të keqe duke e përdorur metodën krahasuese.  Tani nuk kam ndërmend të thellohem më shumë në analizat dhe përshkrimin e plakjes si proces biolofiziologjik edhe pse është lëmi e imja profesionale, por, do ndalem më tepër në sëmundjen tonë psikosociale kombëtare.

Qe tani e di se disa lexues do më përkrahin dhe disa do më kritikojnë për këto mendime që do ti shtjelloj në vijim. Por asgjë nuk do të më befasoj sepse kemi mbërritur në një fund të pa fund ku kjo amulli kombëtare çfarë është tani, kërkon shërim të tej tejshëm fondamental të shoqërisë sonë. Reagimi për parandalimin e kësaj gjendje duhet të jetë akute, mirë e organizuar dhe profesionale. E keqja është se gjerë më tani asgjë nuk po ndryshon në të mirë.

Plakja psikofizike e cekur më lart ishte një s’mundje e individit që ishte pjesë e një shoqërie që mund të ishte edhe epidemi. Këtë do e krahasoja po ashtu më korrupsionin tani që është bërë pjesë e një individi të korruptuar që mund të jetë  pjesëtar i një shoqërie të korruptuar, siç është sot ke ne,  por jo gjithmonë apriori. Që të dyja këto anomali e kanë një zhvillim destruktiv shkatërrues, të ngadaltë, të pa vrenjtur dhe  të papërfillshëm në fillim. Që të dyja këto procese kanë historikun e tyre të gjatë të lindjes, zhvillimit, inkubacionit dhe shkatërrimit, pra, të vdekjes, së ngadaltë qoftë të vetvetes, të familjes apo shoqërisë. Pra ku gjendemi ne tani, në cilin stad të zhvillimit destruktiv? Unë mendoj ne gjendemi në fazën e inkubimit, pak para shkatërrimit si shoqëri shqiptare.

Duke mos ditur aq mirë për shkaktarët e plakjes- sëmundjes, në arsyetohemi së është një proces natyror i ligjshëm e harrojmë  që ky proces do shërim dhe preventiv pikë se pari. Ne i mbyllim sytë duke mos vepruar qoftë edhe më një veprim të thjeshtë fizik apo psikik për ta ndryshuar gjendjen në të mirë. A s´është kështu që të dyja këto procese fillojnë më lakminë për të ngrënë, për tu shëndosh, për të pasur sa më shumë për vete familje, të afërm dhe farefis. Lakmia për pasuri t ‘panatyrshme shton oreksin për të pasur sa më tepër  për tu pasuruar teprisht, pa shikuar anash.  Apriori duke u pasuruar paligjshëm bëhesh shfrytëzues i pasurisë se tjetrit që mund të jetë edhe i pasur edhe i varfër. E çfarë rëndësie ka kjo për një të korruptuar të pa moral, dhe të pa cipë?. Asgjë fare. Bile bilës i korruptuari dhe krimineli i ndjen këto si mburrje.

Format dhe metodat e të korruptuarit janë të llojllojshme të mbështjella me shfrytëzime, me mashtrime, trillime e shantazhe që emëruesin e përbashkët e kanë zhvatjen e tjetrit. Këtu nuk ka rregulla morale. Këtu nuk ka as rregulla ligjore. Kriminelët dhe të korruptuarit gjithë kohën flasin për antikorrupsion kurse vet janë njerëzit më kriminel dhe të korruptuar që korruptojnë shkollën, ligjin , vetëdijen. Metoda këto më perfide kriminelësh të pa fytyrë.

Në rastin e procesit të sëmundjes psikofizike shtohet lakmia për ushqime ku si pasojë kemi shëndoshjen e tepërt. Nga shëndoshja e tepërt pastaj krijohen çrregullime metabolike të sistemeve mendore dhe trupore si në peshë po ashtu edhe në sisteme të ndryshme organike. Marrja e ushqimeve të tepërta dhe pa kontroll shkakton sëmundje të llojllojshme dhe si pasojë plakjen para kohe. Edhe në sëmundjet korruptive proceset mund të fillojnë ngjashmërisht siç ceka më lart: të ngadalshme, çrregulluese, individuale apo grupore duke shfrytëzuar mekanizmat e ndryshëm korruptiv. Si p sh pozitë politike, pozitë drejtori, klani, mafie, tenderi apo kontratë korporate si shtetërore dhe ndërshtetërore. Pra që të gjitha këto sisteme, procese çrregulluese sjellin destruktivitetin shtetëror dhe më vonë stadin më të lartë çrregullues anarkinë. Si pasojë e kësaj ngufatje shoqërore nga një grup i caktuar njerëzish lindë pasiviteti, stagnimi i zhvillimit normal të një shoqërie si në ekonomi, politikë,  arsim, kulturë, agronomi, turizëm më pasoja të pa parashikueshme për shoqërinë.

A s´është kështu që të dyja këto sëmundje janë sëmundjet më të vjetra të njerëzimit?.

E cekem më lartë që plakja- sëmundja, e sulmon gjithë trupin, duke mos lënë asnjë organ të paprekur. Po korrupsioni ç farë bënë?. Edhe korrupsioni sulmon çdo pore të shoqërisë se gjerë deri në shkatërrim kur nuk reagohet më kohë kundër tij. A se kemi ne gjendjen e tillë kështu në tokat tona arbërore?  Aq më keq kur në krye të kësaj shoqërie të korruptuar qëndron i korruptuari, krimineli, vrasësi. A s´është kështu që krimi i organizuar sjell korrupsionin dhe korrupsioni krimin e organizuar?!. Pra këto të dyja qëndrojnë në simbiozë, bashkë dhe të pa ndara si mishi e thoni e si pasojë sjellin një shoqëri të sëmurë si në rastin e shoqërisë sonë. Kur shteti është i kapur nga mafia korruptive i ngjashëm me sëmundjet të tumoreve malinjë që japin metastaza të gjata sado që ndonjë organ mundohet të rezistojë. Paramendoni sikur bashkësia ndërkombëtare nuk do të ishte prezentë në shoqërinë tonë mu tani!

Që dyja këto sëmundje mjerisht si në të kaluarën edhe sot vrasin me miliona njerëz në mbarë boten. Si sëmundjen edhe korrupsionin duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale fizike dhe psikike ku te cilat mund të trajtohen me metoda adekuate të mirëfillta për të marrë drejtimin e duhur. Prandaj, suksesi nuk do të mungonte sikurse mjeku i specializuar ta shëronte pacientin dhe i pa korruptuari intelektuali i specializuar për lëminë përkatëse ta drejtonte shoqërinë tonë për ta shëruar në një masë të duhur. Athua deri kurë do të zgjatë kjo amulli dhe batërdi në kombin tim? Deri kurë?...

Hasan Blakaj

Stockholm 5 shkurt 2018



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: