Dedë Preqi: Ndotja politike dhe klimatike
| E Diel, 04.02.2018, 11:21 AM |

KOSOVA E RREZIKUAR NGA NDOTJA POLITIKE DHE KLIMATIKE

Nga Dedë Preqi

Nëse, brenda një shteti do e theksojmë dinamikën e zhvillimimëve të rëndësishme, apo sfondin e zhvillimëve globale, dhe nasjelltas, ngecjen e këtyre zhvillimëve, duhet të nxjerrim në sipërfaqe shkakëtarin e saj, që e nxitë këtë gjendje, gjegjësisht për të kompletuar realizimin e një sfide tjetër për të siguruar të ardhmën pak më ndryshe dhe më të mirë.

Prandaj, krijimi dhe zhvillimi i shtetit të ri, sigurisht që kërkon sfida të mëdhaja, të cilat realizohen vetëm nga jehona e shumë tingujve të bashkuar dhe të harmonizuar e gjitha partive politike,  sidomos në një vend të ri demokratik, sikur që është edhe Kosova, i cili për të pasur një linjë të qartë dhe të sinqertë karshi vendit dhe popullit të vet, duhet të ketë në rend të parë, një klimë të shëndoshë politike.

Klima politike krijohet nga udhëheqja politike e një shteti, që funksionon në bazë të ligjëve dhe Kushtetutës së vendit, duke krijuar një klimë normale brenda dhe jashta shtetit të vet dhe arrinë efekte që theksojnë rëndësinë dhe zhvillimin e atij vendi dhe në përputhje me nevojat dhe shërbimet e qytetarëve të vet.

A, e ka Kosova, një klimë të tillë të shëndoshë politike sot?

Nga do që t’ia nisim, duke dashur të nënkuptojmë një lloj sqarimi, në çdo hap atakojmë natyra të ndryshme rrëfimësh dhe përceptimësh për zhvillimin e shtetit tonë, të cilat na qojnë te një rrezulltat i padëshëruar, që efektet e kësaj natyre të mirë, apo të keqe i përjeton vetë populli, të cilat nuk janë fare të lakmueshme, por që ia kemi krijuar vet vetvetës.

Mbas mbarimit të luftës në Kosovë, do të krijoheshin kushte të reja në liri dhe demokraci, të cilat i kemi ëndërruar me shekuj, që do na drejtonin në një të ardhme më të mirë, mirëpo, që mbas qeverisjes rugoviane dhe deri në ditët e sotme me qeverisjen Haradinaj, asnjëra qeveri nuk i lë mëngu tjetres, vetëm se ia kalon me të mbetat e saj.

Në këtë periudhë kohore, ku zhvillimët e vendeve bashkëkohore janë në hovin e tyre më të avansuar, që vetës i krijojnë kushte dhe standarte më të mira të jetës, vendi i jonë Kosova, e udhëhequr nga komandantat e luftës në paqë, akoma duhet të merret me të kaluarën e saj, e cila në një pikpamje shkrihet në të tanishmën pa nevojë, duke krijuar një përspektivë të paqartë, që zhvillohet përpara syve dhe mendjes së këtyre qytetarëve të pa fajshëm dhe këtij vendi.

Ndërkaq, për ti dhënë një epilog më të qartë këtij shkrimi,  komandantat e UçK-së, nuk është koha që sot të mbetën edhe komandanta të paqës, sepse vetë konceptimi i materjes «luftë» që bëhët fjalë për një rrëfim tragjik, e përjashton aspektin e ndonjë vizioni të kthjellët dhe optimist në kohën e quajtur «paqë».

Prandaj, në Kosovë, si në asnjë vend demokratik të botës, do të ndodhte e kundërta, e cila nuk tregoi rrezulltete nga udhëheqja e këtyre komandantave në paqë, të cilët nuk mundën që këtë popull ta shpëtojnë dhe shërojnë nga brengat e tyre në asnjë rrethanë, përkundrazi populli i këtij vendi përjeton një gjendje kaotike dhe të mjerueshme socio-ekonomike, nga avanturat e këtyre komandantave, të cilët po e shalojnë Kosovën, sikur të ishte pronë e tyre.

Ky popull dhe ky vend kërkon shpëtim në këto ditë të gjysmëpaqës së vet, të shpëtohet nga një situatë e tillë, dhe të bëhën përpjekje të nxjerrët nga kjo greminë e jetës, që po e sjellin veprimet e njerëzve, të cilët nuk janë të aftë për ta mbajtur timonin e udhëheqjes së këtij vendi, i cili ditë përditë po e humbë karakterin dhe dinjitetin e vet, si viktimë e një dukurie të shëmtuar, që vjen nga njerëzit e pa ndërgjegjëshëm dhe të pa përgjegjëshëm, që kanë marrë në dorë frenjët e këtij shteti.

Për ta luftuar rezistencën eventuale dhe alarmante ndaj gjendjes dhe situatës së tillë në shtetin e Kosovës, për ti hapur dyert këtij populli, që ta pranoj bota pa dilema dhe rezerva rrëfimin e tij, fatin e mjeruar të tij, përmes ndjenjës dhe humanitetit njerëzor, ndjenjë që do ta kufizonte ndoshta me ndjenjën e simpatisë, por ta shfrytëzojë si argument mjaft të fuqishëm brengën e një populli liridashës, në fakt të një qëndrimi të drejtë ndaj kuptimit njerëzor dhe lirisë së tyre, e ardhmja sa më shpejtë të akordohet me zgjedhje të reja dhe me udhëheqje nga gjeneratat e reja.

Përndryshe, Kosova po rezikohet nga ndotja politike, që vjen nga njerëzit e pa ndërgjegjëshëm dhe të pa përgjegjëshëm, të cilët po i japin pushtet të tepruar vetëvetës, dhe duke u pasuruar në kurriz të këtij populli dhe shteti. Kosova  me udhëheqjen e këtyre njerëzve, po i përngjanë një vendi të braktisur nga drejtësia dhe ligji, si edhe nga etika e moraliteti njerëzor, një vend ku ka rënë në nivelin më të ulët përspektiva njerëzore dhe humbja e besimit në njerëzit dhe Institucionet e vendit.

Në këtë vend, që nuk duhet të ishte i tillë, në të cilin po qelbët pushteti nga mbeturinat e politikës dhe abuzuesit e këtij shteti, nuk mund të pritët dhe të bëhën ndryshime, që prodhojnë vlera nga  veprimët dhe idetë e tilla të ngjajshme, prandaj, ky vend po rrezikohet nga kjo ndotje politike, i cili nuk mund të hapëroj me kohën dhe as të konkurojë që të inkuadrohet  në instancat Evropiane dhe ato ndërkombëtare, sikur vendet tjera të rajonit dhe botës.

Kosova, përveq ndotjes politike, e cila do të ia izolonte të gjitha rrugët që pasojnë me zhvillimin dhe konsilidimin e një shteti demokratik, ky vend në kohën e fundit është i rrezikuar edhe po ballafaqohet nga ndotja e klimës dhe ambientit, me ç’rast Prishtina, si kryeqyteti i vendit, tani për tani e ka klimën më të ndotur në botë. Kështuqë, nga ndotja politike dhe ndotja klimatike që e ka kapluar Kosovën, nuk mund ti ndodhte më e keqja këtij vendi, vetëm ta lusim zotin, që mos të përsëritet edhe ndonjë luftë e papritshme, në të cilën po investon me të madhe Serbia e Vuçiqit dhe Rusia e Putinit.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: