Idriz Zeqiraj: Akademi përkujtore për Presidentin Rugova
| E Enjte, 01.02.2018, 07:47 PM |

Moderatorja Daorsa Hajdaraj në ballorën e skenës

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR PRESIDENTIN RUGOVA NË LUDWIGSHAFEN

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Në vazhdën e traditës, për ta nderuar njeriun që kontribuoi, pazëvendsueshëm, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidentin Rugova, Nëndega e LDK-së, në Republikën e Rheinland Pfaz-it, në bashkëpunim me Degën e LDK-së në Gjermani, organizoi Akademi Përkujtimore.

Me intonimin e Hymnit Kombëtar dhe atij të Dardanisë u hap sipari akademik. Moderatorja e talentuar, Daorsa Hajdaraj, mbesa e Komandantit Smajl Hajdaraj, udhëhoqi programin përkujtimor. "Përshëndetje motra dhe vëllezër. Me praninë tuaj, në nderim të jetës dhe të veprës madhore të Presidentit Rugova, jeni edhe ju të nderuar dhe të respektuar". Ajo ftoi në skenë të parin e LDK-së në këtë Land, Fazli Hajdaraj, i cili, në emër të Kryesisë të Nëndegës të LDK-së, në Rheinland Pfalz,  përshëndeti mysafirët e shumtë, të ardhur nga Landët e Gjermanisë, Zvicra, Belgjika. Udhëtimet e mërgimtarëve nga jashtë dhe disa qytete të Gjermanisë, ardhje-vajtje, kalonin të 900 km.

Pamje e pjesëshme e sallës, heshtje nderimi për dëshmorët

Garda e vjetër e mërgimtarëve, veprimtarët veteranë, pavarësisht moshës: Sylejman Bytyçi, Agan Nikçi, Riza Qorraj, Azem Kelmendi, Beqir Lajçi, Sefer Zeqiraj, Bajram Rexhaj, Brahim Ukëhaxhaj, Skënder Alimetaj, Osman Lajçi, Elez Berisha, Ahmet Gorqaj, Halil Çoqaj, Gani Blakaj, Garip Brati, Tahir Buçolli, Cenë Berisha, Lutfi Lahi, Gani Mehmetaj, Adem Buzuki, Kemajl Dërguti, Vehap Zuka dhe shumë të tjerë.

Kryetari Fazli Hajdaraj, në mes tjerash, tha se kjo Akademi i kushtohet, kryesisht, Presidentit Rugova, në 12 vjetorin e shuarjes së tij fizike. Por, ngaqë janarët kanë qenë ndër muajtë më të përgjakshëm, kanë vdekur ose janë vrarë në pusira, personalitete të shquara, do të përkujtohen edhe ata sot. Përshëndes familjet e dëshmorëve: Rugova, Gërvalla, Çekaj, Hajdaraj, Krasniqi, Zemaj, Zeqiraj, Ukëhaxhaj... Përshëndes artistin, regjizorin dhe krijuesin e mirënjohur, Niman Muqaj; drejtorin dhe moderatorin e zëshëm të "Radio-Fontana", Zeqir Mehmetaj.

Kryetari i Nëndegës të LDK-së, në Rheinland Pfalz, Fazli Hajdaraj

Përshëndes kryetaren e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvallën dhe anëtarët e Kryesisë; kryetarin e Degës të LDK-së për Beneluks, Bahtir Kastratin, sekretarin Xhavit Belaj, me shokë; nënkryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Abaz Imerin, me shokë; kryetarin e LDK-së në Bavari, Idriz Zeqiraj, me shokë; Nëndegën e LDK-së të Baden Würtembergut, Abaz Imeri; Nëndegën e LDK-së të Hannoverit, të kryesuar nga Isa Shabani; Nëndegën e Hessenit, e përfaqësuar nga Agim Aliçkaj.

Përshëndes kryetarin e Lidhjes të Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla me kolegë"; Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, "Besa", në Zvicër, me kryetar Tomë Berisha; Shoqatën "Sali Çekaj" në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi me shokë; Shoqatë "Kadri Zeka", në Kirchheim-Teck, e përfaqësuar nga Mejdi Laçaj si dhe kryetarin e Nderit, Xhafer Leci; Qendrën Kulturore Sportive, "Bardhosh Gërvalla", në Ludwigsburg, me kryetar Bedrush Nezaj, me shokë; Shoqatën "Dardania", në Mannheim, me kryetar Naser Hoxha, me shokë; Shoqatën "Çamëria", me kryetar Ismet Xhaka; Shoqatën "Dardania" në Wiesbaden, me kryetar Hajdar Nitaj; Klubin "Skënderbeu", me kryetar Rasim Lajqin; me shokë; Bibliotekën "Mark Krasniqi", në Pilsten, me pronar dhe administrator, gazetarin e luftës, Maxhun Smajli; veteranin e arsimit Nusret Dërguti; përfaqësuesin e të burgosurëve politikë, Tefik Ramadani, me shokë; përfaqësuesit e FARK-ut, të kryesuar nga eprori ushtarak Shpend Shala.

Kryetari Hajdaraj, në emër të Kryesisë, e përshëndeti dhe e falenderoi gazetarin dhe kameromanin e talentuar, Halil Rrustemaj, për gadishmërinë e tij të përhershme, në shërbim të Mërgatës.

Një përshëndetje të veçantë kemi për dy djemtë, aktivistë dhe biznismenë të suksesshëm: Lush Canaj (BAU CANA) dhe Bujar Lajçi (B&S LAJQI), të cilët mbulojnë shpenzimet komplete të kësaj Akademie, përfshi edhe ushqimin, për të gjithë të pranishmit.

Shoqata e Krijuesëve në Mërgatë, me kryetar Hasan Qyqalla, është mjaft aktive në jetën kulturore - artistike dhe në organizimet tjera të mërgimtarëve tanë. Kësaj here, pjesë e Akademisë ishin poetët: Hasan Qyqalla, Neki Lulaj, Mentor Thaçi, me shokë. Monologu epik, për dëshmorët e rënë, përgjatë janarëve, ishte deklamimi artistik i poetit Mentor Thaçi, i cili ngjalli ndjenja dhimbjeje e krenarie, njëherësh, tek të pranishmit numerikë. Krijuesi dhe interpretuesi artistik, është i kudondodhdur, në aktivitetet e Mërgatës, brenda dhe jashtë Gjermanisë. Ai ndihmon në regjinë e lojës, duke u bërë edhe vet pjesë e lojës. Mentori furnizon me tekste artistike, të rejat dhe të rinjtë e talentuar.

Në foto nga e djathta: Mentor Thaçi, Niman Muqaj, Tomë Berisha, Shpend Shala, Hasan Qyqalla, Zeqir Mehmetaj, Cenë Berisha,  Abaz Imeri

Moderatorja Daorsa Hajdaraj fton në foltore shokun e klasës dhe mikun e hershëm të Ibrahim Rugovës, veprimtarin Idriz Zeqiraj, për të folur për jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

Akademinë Përkujtimore e nderonte me pjesëmarrje edhe artisti, regjizori, letrari i me nam, Niman Muqaj, i ardhur enkas për këtë përkujtesë të shënuar. Ai deklamoi monologje nga proza e Azem Shkrelit, fate shqiptarësh, ndër tortura e burgje serbo-sllave. Artisti u pëlqye shumë dhe u durtrokit gjatë. Ishte një prezantim i denjë, për një organizim me nivel dhe të vlerësuar.

Nga e djathta: Halil Rrustemaj, Zeqir Mehmetaj, Abaz Imeri, Niman Muqaj, Cenë Berisha

Luftëtari i UÇK-së, Brahim Ukëhaxhaj, recitoi rapsodinë e plakut të Deçanit, kushtuar Presidentit Rugova 

Moderatorja Daorsë, gjithë buza-gaz, citon emrin e mysfirit të veçantë, tashmë, fort i njohur për shqiptarët e kudondodhur, moderatorin simpatik të radio "Fontana", Zeqir Mehmetaj, alias Baci Zeqë, për të përshëndetur Akademinë dhe opinionin e tij për Presidentin Rugova. "Përshëdetje të gjithëve, në veçanti, organizatorët e kësaj Akademie. Ibrahim Rugova është një personalitet, vlerat e të cilit, dita-ditës, rritën e çmohen gjithnjë e më shumë. Rugova, edhe më tutje, vazhdon të jetë lëndë e parë, që i shëben njerëzimit si: shkrimtarëve, këngëtarëve, poetëve dhe krijuesëve të tjerë. Kjo do të thotë se veprës të Ibrahim Rugovës, nuk ka arritur askush t`i vë pikë. Për dallim nga shumë figura të tjera, politike dhe ushtarake.

Kur Rugova kaloi nga letërsia dhe kritika letrare në politikë, dhe kur filloi kontaktet e para me miqtë ndërkombëtarë, moto e Tij e zgjidhjes të problemit të Kosovës, ishin tri rrugë:

1) Me fjalë;

2) Me fotografi, Inçizime e dëshmi;

3) Si dhe me pushkë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë.

Si dëshmi e kësaj të tretës, në këtë sallë, kemi ushtarët e Ibrahim Rugovës, të cilët e çuan amanetin e Rugovës në vend dhe falë këtyre, ne, sot, gëzojmë lirinë.

Ju, bashkatdhetarë të dashur, jeni mburrja dhe krenaria jonë kombëtare. Ju, në çdo kohë, na jeni gjendur pranë dhe keni qenë magje, por edhe pushkë, për Kosovën. Zoti i bekoftë mërgimtarët!

Lavdi jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës!"

Në emër të familjeve të dëshmorëve, Akademinë e përshëndeti Violetë Rugova-Lahi.

Nënkryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Abaz Imeri, në fjalën e tij, në mes tjerash tha: "Ndjehem i privilegjuar t`ju përshëndes të gjithëve, nga kjo foltore e stolisur me simbole e fotogafi të Presidentit Rugova. Përshëndes dhe përgëzoj Kryesinë e Nëndegës të LDK-së, në Rheinland Pfalz dhe kryetarin e saj, Fazli Hajdaraj, për organizimin e shkëlqyer teknik të kësaj Akademie.

Sot përkujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, me emrin e të cilit identifikohet liria dhe pavarësia e Kosovës; liderin nacional, kreatorin institucional, udhëheqësin shpirtëror, edhe atëherë, kur drama shqiptare dukej pa rrugëzgjidhje. Rugova kishte vizion: Lirinë, Pavarësinë, Demokracinë si dhe përkushtimin e palëkundur për orientimin perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Amerikën.

Muaji janar, për ne, shqiptarët, është muaj i lavdisë, muaji i dhimbjes dhe muaji i krenarisë. Me vet faktin se viti 2018, është shpallur si viti i Gjergjit, nuk mund të mos e përmendim 550 vjetorin e vdekjes të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, heroi ynë kombëtar, ku disa kryeqytete të botës, si Londra, Roma, Gjeneva  e deri në Amerikën e largët, vlerësojnë ikonën e Kastriotit, duke e përjetësuar në statuja të bronxta.

Muaji janar na sjell dhimbje e krenari, Edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët u vranë në pusi, në Untergruppenbach të Heilbronnit, në Gjermani, të shquar në letra dhe atdhetari, deri në flijimin e tyre.

Muaji janar na kujton edhe intelektualin, luftëtarin, komandantin, politikanin, deputetin e legjislaturës së parë, në Kosovën e lirë, veprimtarin e çështjes kombëtare, kuadrin dhe mikun e mirë e besnik të Presidentit Rugova, Smajl Hajdaraj.

Muaj Janar na kujton edhe vrasjen e Kolonel Tahir Zemaj me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Tahir Zemaj ishte një komandant i zgjuar dhe i shkolluar, me një strategji të qartë të artit, doktrinës ushtarake dhe luftarake.

Në këtë 10-vjetor të pavarësisë, sa shumë i mungon Kosovës, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai e bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Ibrahim Rugova krijoi shumë miq, të cilët edhe sot janë engjëlli mbrojtës i Kosovës. Rugova themeloi shtetin e dytë shqiptar në Ballkan.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova!"

Nxënsja Erza Hajdaraj, nën tingujt melidioz, mrekullon të pranishmit me mjeshtërinë recituese, të poezisë "KJE MOT I TRISHTË", të shkruar nga poeti  Mentor Thaçi:

"...Ah, Im Zot,

sa kallnorin e përgjakshëm e patëm,

prej Gjergj Kastriotit, atij Burrit t' Motit,

me Isë Boletin e deri te Ibrahim Rugova,

hon e don, atë ditë e sot,

keq e n' zi Shqipnia, i  coptohej Kosova!"

Moderatorja Daorsë përcjellë me kujdes skenarin e programit të begatë të Akademisë Përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, heroit kombëtar të Mesjetës, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe të  heronjëve të tjerë, të historisë më të re të Kosovës. Në skenë fton kryetarin e Degës të LDK-së, për shtetet e Beneluksit, Bahtir Kastratin, i cili, me pjesëmarrjen e tij, me shokë, nderoi dhe begatoi Akademinë Përkujtimore. Në fjalën e tij, veç tjerash, ai foli  për "figurën brilante të historisë tonë kombëtare, Presidentin Rugova. Ai ishte dhe mbeti figura më emblmatike e kombit shqiptar, i cili u amëshua në përjetësi, pikërisht, atëherë kur Kosovës i duhej shumë.

Dalja në skenën politike e Ibrahim Rugovës, vënia e tij në krye të proceseve politike, kur të tjerët hezitonin dhe refuzonin, nga paaftësia apo nga mungesa e guximit, dëshmon për seriozitetin dhe gadishmërinë e Rugovës, për përballje, qoftë edhe me rrzikshmëri të theksuar. Qasja paqësore dhe padhunë, për zgjidhjen e çështjes të Kosovës, si dhe të problemeve tjera ballkanike, ishte realiste dhe shumë më e avancuar, ae sa opcionet luftënxitëse të Serbisë.

Filozofia politike e Rugovës tërhoqi vëmendjen e Qendave të vendosjes politike ndërkombëtare. Tashmë, ai po bëhej faktor i besueshëm për ata. Kjo ishte një risi  dhe një qasje e mençur për ngatërresat e trashëguara ballkanike, me pretendime e kontestime të shumëta territoriale. Dhe kjo ndodhte me shtetet e ish-Federatës jugosllave, ku kishin jetuar në "bashkim-vëllazërim", për gjysmë shekulli me radhë!  Pra, politika e Rugovës ishte shumë më e avancuar dhe kishte epërsinë e asaj serbo-sllave.

Presidenti Rugova, me veprën e tij të ndritur, na ka lënë një trashëgimi të begatë, një Atdhe të lirë dhe miq të fuqishëm. Por, pasuesit e tij, të inkriminuar dhe batakçinj, për interesa egoiste, karrieriste, personale, duan ta zvetnojnë e minojnë këtë miqësi. Populli i Kosovës nuk duhet të bëjë sehir, nuk duhet të heshtë. Forcën morale duhet ta gjejë në mësimet gjithnjë  rrezatuesee të Presidentit Rugova. Ai  ka qenë udhërrëfyes në kohë zezonë. Nder dhe lavdi të përjetshme, për shtetbërësin tonë Rugovë", - pëmbylli fjalën e tij, drenicasi i Brojës, Bahtir Kastrati.

Do të ishte e mangët kjo kronologji akademike, pa shënuar pak rrjeshta për Nëndegën e LDK-së në Republikën e Rheinland Pfalzit, në krye të së cilës isha për shumë vite me radhë, duke e lënë në duar të sigurta.

Është e vetmja Nëndegë, në Mërgatë dhe Kosovë, që nuk lëvizi, nuk u largua asnjë anëtar, edhe pas ndarjes dramatike të LDK-së. Nuk u pajtua me ndarjen, nuk i mbështeti asnjërën nga palët e ndara. Përkundrazi, ishte sa e ashpër, aq edhe parimore. Ishte dhe mbeti gjithmonë në frymën dhe vizionin e artë rugovian. Ndërkohë që, nëndegët tjera u rrjeshtuan në tufëzim pas të fortit, pa u merakosur për ndarjen e LDK-së.

Nëndega e LDK-së në Rheinland Pfalz, qysh në krijimin e saj ka aplikuar një udhëheqje kolegjiale. Të gjitha vendimet janë debatuar dhe është vendosur me shumësi votash. Në të gjitha zgjedhjet,votimi ka qenë me konkurrencë, i  fshehtë dhe demokratik. Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kryesia emërore e Nëndegës: Fazli Hajdaraj-kryetar, Xhevat Berisha-nënkryetar, Riza Zeqiraj-nënkretar, Lush Cana-sekretar, Nexhmedin Syla-arkatar, Rashid Nikçi, Nezir Gjonbalaj, Sherif Haxhijaj, Fazli Ahmetaj, Alush Zeqiraj, Feriz Lukaj, Brahim Rexhaj, Bujar Lajqi, Shaban Nikçi - anëtarë.

Këngëtarët Florim Thaçi dhe Besnik Shuti kënduan një këngë kushtuar Presidentit Rugova dhe një tjetër kushtuar dëshmorëve.

Në përmbyllje të programit akademik, u shfaq dokumentari përmbajtësor, kushtuar jetës dhe veprës madhore, të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Të pranishmit e pëlqyen dokumentarin filmor dhe përgëzuan menaxhuesit kompjuterik dhe zërimin, përgjatë Akademisë, vëllezërit Getoar dhe Kushtrim Zeqiraj.

Pronari i sallës dhe i kompleksit hotelier, Nehat Ramadani, nga Ferizaji, me qëndrim në Frankenthall, afër Ludwigshafenit, e përsëritë gadishmërinë dhe fisnikërinë e tij, në kontributin e dhënë për Akademinë Përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova. Me kuzhinën e tij, gjithë sharm e shije dhe shërbimin e pastër e korrektë, kënaqi shumësinë e të pranishmëve, në sofrat e begata dhe favorizoi sponzorët tanë fisnikë.

Akademinë Përkujtimore e përcolli me filmim dhe regjistrim, gazetari dhe mjeshtri profesionist i kamerës, Halil Rrustemaj, i cili mbulon shumë aktivitete të Mërgatës shqiptare, në Gjermani dhe jashtë saj.

Fotografitë, ilustruese të shkrimit, janë bërë nga fotografi i mirënjohur Halil Rrustemaj

2. Nderim më një minutë veshje - MENTOR THAQI

3. Monolog (Recitim melidioz)    - MENTOR THAQI

4. HAPJA E AKADEMISË  ( Moderatorja DAORSA HA

NGA FUSHA E MEDIAVE, HALIL

Une.........fjalen e ka nenkryetari i Degës së LDK-SË në Gjermani ABAZ Imeri ftojmë për Një fjalë rasti.

Une, faleminderit për fjalen tuaj................

MONOLOG( Recitim melodioz)

Tani në skenë për një monolog të shkruar nga poeti MENTOR THAQI  vjen

Zonjusha ERZA HAJDARAJ,

DAORSA- PËR PËRSONALITETIN E PRESIDENTIT HISTORIK DR.IBRAHIM RUGOVA do na flas i burgosuri politik dhe aktivisti i çështjes Shqipëtare i nderuari IDRIZ ZEQIRAJ.

Daorsa-Faleminderit zoteri Zeqiraj.

DAORSA.

PËRSHENDETJET,

Tani për ta përshendetur këtë Akademi e ftojmë

1.BAHTIR KASTRATI Kryetar i Degës së LDK-SË në Belgjikë

5.DREJTORI I RADIO FONTANËS, Zeqir Mehmetaj alias Baca Zeqë

DAORSA-Faleneroj të gjithë përfaqsuesit për përshendetjen e tyre këtë eveniment kaq madhështor!

-Artisti NIMAN MUÇAJ vjen më një monolog, e ftojmë në skenë artistin e madh, artist skena për JUVE!

DAORSA-FALEMINDERIT I RESPEKTUARI ARTIST, Të Paqim gjithëmon!

DAORSA- Në emër të Familjës Rugova Akademinë do ta përshendet Violeta Rugova.

DAORSA-Më disa këngë për Presidentin Rugova dhë.......................................

DAORSA- falenderojmë Rapsodet.................................................................

DAORSA- Ngadal po i afrohemi fundit të kësaj Akademie,ju ftoj ta ndjekim dukumentarin enkas për këtë

ERZA e perfundon moderimin!

Unë,Duke ju falenderuar për prezenën tuaj e deklaroj të mbyllur këtë Akademi, shifemi në te tjera organizime!

P.S. Sponzorët tanë Bujar Lajçi e Lush Cana kanë shtruar drekë për të gjithë pjesë marresit, prandaj mos u largoni, urdheroni dhe sherbehuni vete tek byfeja!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: