Afrim Caka: Gjendja e shqiptarëve në Dardani është kritike
| E Enjte, 01.02.2018, 07:36 PM |

GJENDJA E SHQIPTARËVE NË DARDANI ËSHTË KRITIKE

Nga Afrim Caka

Unë me respekt u flas atyre që deshirojnë të arrijnë dëlirësinë - mos e humbin kohën kot nëpër xhami e mejtepe.

Dëlirësia është natyra juaj, prandaj është pa dobi ta kërkosh diku gjetkë, në një vend tjetër të neoosmanizmit, që asokohe sundonte skenën ballkanike duke përhapur pastaj ideologjin primitive në gjithë territoret shqiptare. Të mbrojtur nga dogmat e tyre mbi vjetrimin e pandreqshëm të fesë islame. Nuk duhet pasur besim në teologjinë e islamit politikë, por thjesht tani duhet të gërmoni më thellë në veten tuaj dhe jeta juaj do të rrjedh plotë gjallëri. Më në fund le të shqyrtojmë detyrimin ndaj të vërtetës. Ky detyrim është domosdoshëm në rastik e etikës së dëlirësisë absulute.

Unë nuk jam këtu, që të dallohem nga të tjerët; natyra ndryshon nga unë, dhe gjithë rruga nis kështu nga fillimi. Prandaj, ngritja e shpirtit atdhetar nuk është fillimi një të fshehte, është një përvojë që gjithkush mund ta jetoj, me forcën e mendimit të tij, por edhe duke i hapur ndaj asaj të fshehtat e pushtetarëve e të hoxhallarëve që mundohën të zotërojnë jetën tonë.

Duke e hedhur shikimin nga mendimi i Akademikut të madh gjakovar Esat Stavilecit, dallojmë sidoqoftë në të diçka nga ai mendim intelektual që po i lindte mbi botën e përtejme Shqipëria dhe Dardania kanë të përbashkët paaftësinë: në Shqipëri “për ta mbajtur shtetin”; në Dardani “për ta bërë shtetin”. Ka tërhequr vërejtjen se shteti “nuk është mallë që shitet në treg”...

Tek zotërit e Brojës e të Prapashticës ndodh një proces i pashpjegueshëm - këta ia dhanë shtetit dhuratën më të shëmtuar dhe gjendjes së rënduar ekonomike, sociale, politike e kulturore, me mendimin dhe mesazhin e tyre, Dardania e vjetër që është “tashmë” drejtë shkatrrimit... Shkaku është shumë i thjeshtë, madje, tepër thjeshtë. Ai është aq i dukshëm, bie aq shumë në sy, saqë shumë shqiptar nuk i kushtojnë atij vëmendje. Shqiptari në një gjendje të till është psikikisht i sëmurë, kjo nuk është aspak gjendje normale.

Këtu bëhet fjalë për rryma politike dhe doktrina ideologjike fetare islame të cilët pretendonin t’i bënin të kuptueshme popullit shqiptar të fshehta e tyre politike e fetare falë forcës së doktrinimit dhe të konceptit anti shtetëror se do të ket suksesë? Ky është rreziku i madh në të cilën lëviz gjithnjë filozofia e doktrinës politiko-fetare dhe korrupsionit. As PDK dhe as LDK nuk shpëtojnë dotë kësaj kritke: është thënë, në të vërtetë, se fakti që këto parti e kapërcyen botën e përfytyrimit korruptiv pra edhe në fushën fetare e kulturore.

Gjendja politike e shqiptarëve në Dardani është kritike. Edhe në qytete, e akoma më shumë në disa vende rurale të pazhvilluara ekonomikisht e politikisht, shohim një prirje shqetësuese drejt pesimizmit nga ana të rinjve, të cilët do të donin të shihnin në të ardhmen e tyre një jetë më të mirë e më të pasur, dhe mendojnë se kjo është e mundur mbi të gjitha falë zhvillimit të ekonomisë, arsimit, shkencës në botën e jashtëme. Për shkak të të kërcënimeve të hoxhallarëve që rëndojnë vazhdimisht mbi veprimtarinë e tyre dhe mbi vetë egzistencën e tyre, fshatarët kanë qenë gjithnjë të prirur të kërkojnë mbrojtjen e forcave fetare të sopuzuara për të qeverisur fenomenet natyrore, kulturore-hostorike. Prandaj bota fshatare është jashtëzakonisht konservatore, nga këndvështrimi fetar e kulturor.

Është normale, pra, që kur hynë përfundimisht në kultur e histori, duke u urbanizuar, këta fshatar edhe disa qytetar të kënë marrë me vete, në bagazhin e tyre të varfur kulturor e mendor, fenë e tyre të errësirës. Po flasim këtu për kthimin e fesë në skenën politike, sepse në skenën private nuk është zhdukur kurrë. Është e rëndësishme të këmbëngulim në këtë pikë meqë sekularizmi si teori, dhe shumë vëzhgues intelektual bashkëhorë, “e ngatërrojnë” shpesh dukshmërinë më të vogël publike të një kulture të huajë me zhdukjen e kulturës shqiptare. Këto kriza relative, sigurisht, por sidoqoftë rënia e moralit, në fund të së cilës supermacia e kësaj fuqie më e vjetër se islami është jo e përcaktuar të zhduket.

E nëse dikush thotë se duhet më parë t’i jepet më shumë drejtë filozofisë fetare sesa kombit, me të cilën, këta nisën udhën e tyre shpirtërore, do të kuptojmë, pak nga pak, se kjo krizë nga ky këndvështrim është simptoma e një njëanshmërie të rrezikshme në menyrën sesi ne përballemi me këtë llojë kulture të errët politiko-fetare. Hoxhallarët e islami politikë, nga ana e tyre, atëherë janë të mbështetur mbi një zakon të gjatë kulti dhe indoktrinimi, zotërojnë ende sot një ndikim të madh shoqëror. Por gjendja është e tillë që këta, vetëm, nuk janë në gjendje të orientojnë drejt njëfarë mënyre jetese një shoqëri besimtarësh të sunduar nga shkenca, nga kërkimi dhe nga të gjitha shpresat e mundshme të një zhvillimi që arsimi dhe shkenca pëhapin dituri në shpirtin dhe mendjen e tyre.

Pyes mbi rëndësinë që mund ketë sot “ideologjia”, duhet t’i përgjigjem duke pohuar se as që mund të përfytyrohet sesa shqiptar merren gjatë me doktrinën fetare islamo-politike, edhe ndër të rinjtë. Sipas meje, nuk është e mundur që gjatë jetës një i ri të mos jetë prekur në njëfarë mënyre nga pyetjet për mendimet ideologjike anadollake.

Për mendimin tim, mendimet anadollake e politike kanë nevojë për një proces të gjatë edukues në menyrë që t’i tregojë shqiptarëve rrugë të reja bashkekzistencën, të cilat duhet të kenë “solidaritet”. Solidaritetit përballë faktit që ndodhemi të gjithë në të njëjtën varkë lundrimi mund të na shpëtojë vërtet nga vetëshkatërrimi si kombë. Le të mendojmë, për shembull, për çështjen e edeologjisë - askush nuk mund të përfytyrojë zgjidhjen e një problemi të tillë brenda kufijve të një rajoni të vetëm kulturor apo të një shteti. Kjo është një çështje e përgjithshme kombëtare. Të njëjtën gjë mund të pohojmë në lidhje me luftën civile vëllavrasëse. Një konflikt mes fuqive shqiptare (sot, mbi Dardani) është baraz me një vetvrasje masive dhe me shkatrrimin e gjithë shtetit.

Në këto i dimë dhe përballë gjërave të tilla nuk na mbetet tjetër veçse të themi në këtë gjendje duhet të zotrojmë për një kohë të gjatë, ndërgjegjën e solidaritetin, e vetmja që është në gjendje të na bëjë të marrim mbi vete masa të arsyeshme, në menyrë që ato të mbrojnë zhvillimin e njohurive tona nga kërcënimet më të këqija që bien mbi shqiptarët. Prandaj unë jam i bindur që ahqiptari, sot, duhet të marrë përsipër një detyrë me përgjegjësi më shumë se kurrë, pikërisht sepse zhvillimi i pamasë i aftësive shqiptare sot drejtohen nga nevojat e mëdha shpirtërore pandershmërie.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: