Gani Mehmetaj: Bashkësia Islame kopjon Kishën serbe!
| E Diel, 04.02.2018, 12:28 PM |

Bashkësia Islame kopjon Kishën Ortodokse serbe!

Nga Gani Mehmetaj

Turqia islamike e ka përshkallëzuar luftën kundër kurdëve. Turqia ka njëqind e ca vjet që nuk ka rreshtuar së luftuari kurdët. Ndërkaq, Bashkësia Islame e Kosovës përmes xhamisë në Prizren doli në mbështetje të hapur të luftës së turqve kundër kurdëve, pra të myslimanëve kundër myslimanëve në prani të ambasadores turke e ushtarëve turq, që nuk e dimë pse janë këtu dhe pse nuk i dëbojmë. Gratë e Prizrenit kësaj radhe nuk shkuan në ISIS që t’u rrinin gati nevojave mashkullore të luftëtarëve islamikë, por thurën shalle për ata ushtarë që do të vrasin kurdë.

Asnjë reagim kundër luftës, ku më së shumti pësojnë fëmijët e gratë, asnjë vajtim për myslimanët që vrasin myslimanë, asnjë keqardhje për fëmijë, gra e pleq që po pësonin nga bombardimet turke.

Disa vjet më parë kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës me hoxhallarë çirreshin në kupë të qiellit për fëmijët myslimanë në Siri, duke harruar se atëbotë në luftë pësonin edhe fëmijët e krishterë sirianë. Kreu i myslimanëve të Kosovës nuk brengoset as për fëmijët myslimanë e të krishterë kurdë.

Bashkësia Islame kopjon Kishën Ortodokse serbe kur bekonte ushtarët serbë që vrisnin shqiptarë e kroatë. Ndërkaq, në Prizren Bashkësia Islame bekon ushtarët turq që vrasin kurdë. Do të rrëqethesha sikur islamikët e BIK-ut të bekonin pushkët shqiptare që vrasin serbë, por nuk kam dëgjuar kurrë që BIK-istat t’i kenë dënuar krimet serbe.

Kurrë nuk e ka mbështetur Bashkësia Islame luftën e shqiptarëve kundër Serbisë, kurrë nuk i ka gjykuar krimet e ushtrisë serbe në Dardani. Ishin qytetarë të dëgjueshëm të Millosheviqit e kriminelëve të tij. BIK-u i lufton interesat e shqiptarëve të Dardanisë, duke u vënë në herë në shërbim të Serbisë herë në shërbim të Turqisë. Hoxhët e BIK-ut nëpër xhami rekrutuan të rinj që lanë kokat në luftërat islamike në Siri e Irak. Po rekrutojnë turma të pa tru kundër shtetit e kombit tonë. BIK-u është bashkësia fetare më antishqiptare në rruzullin tokësor.

Kreu i BIK-ut na futi në luftërat e myslimanëve kundër myslimanëve.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: