Gani Mehmetaj: Kush e nxit urrejtjen patologjike kundër shqiptarëve katolikë?
| E Hene, 29.01.2018, 10:28 PM |

Kush e nxit urrejtjen patologjike kundër shqiptarëve katolikë?

Nga Gani Mehmetaj

Shqiptarët katolikë janë cak i urrejtjes patologjike të një kategorie shqipfolësish, megjithëse po t’i pyesësh pse, nuk e dinë. Kurrë nuk i patën në fqinjësi, kurrë nuk patën fërkime me ta, kurrë nuk e kanë takuar një shqiptar të vetëm të besimit katolik, nuk e dinë as si duken. Asnjë të keqe nuk e patën prej tyre, pos të mirave, sepse kulturën e arsimin kombëtar, ua sollën shqiptarët katolikë në Shkup, Kumanovë e në Prizren. Por, si të përmenden në biseda çajtoresh, nëpër portale, një kategori e gjysmanalfabetësh dashakeqës e dështakë, që as gjysmën e shkronjave nuk i bëjnë bashkë, nisin e shkumojnë kundër shqiptarëve katolikë sikur t’i kishte mbërthyer tërbimi i kafshëve.

Marrëzinë e mosdurimin, madje urrejtjen e shprehin kudo. Asnjëherë nuk e kam kuptuar këtë mosdurim prej të çmenduri, që më me urrejtje flasin kundër shqiptarëve katolik se sa kundër serbëve.

Në të kaluarën pjesa dërmuese e hoxhallarëve, spiunë të Jugosllavisë e Serbisë flisnin hapur se më i mirë është serbi se shqiptari katolik, megjithëse serbi ua kishte përdhunuar nënat edhe atyre hoxhallarëve, kurse shqiptari katolik ishte përpjekur t’i mbronte ata dhe vetën. Pastaj hoxhët thoshin se po u fut shqiptari katolik në shtëpi, gruaja myslimane duhet të fshihet prapa serbit (shkaut) që të mos e sheh katoliku! Apo më të afërm e kemi (shkaun) serbin se shqiptarin katolik!

Një pjesë e shqiptarëve të bërë synet edhe në tru e pranonin urrejtjen që ua kultivonte hoxha-spiun. Por sot nuk e kam të qartë pse e pranojnë. Ndërkaq, hoxhallarët vazhdojnë ta kultivojnë urrejtjen patologjike kundër shqiptarëve katolikë kudo nëpër xhami e raste varrimesh, veçmas ndër shqiptarët e Maqedonisë. Ndërkaq, hoxha as dikur as sot nuk e thotë një fjalë të keqe kundër serbit.

Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë e Manastir nuk jeton asnjë shqiptar katolik, ndërsa shqiptarët e bërë synet në tru flasin me urrejtje prej të sëmuri kundër tyre.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: