Ibrahim Hajdarmataj: Komandant Shaban Haxhia
| E Diel, 28.01.2018, 01:18 PM |

KOMANDANT SHABAN HAXHIA

NGA IBRAHIM HAJDARMATAJ

-Shtatedhjetekatervjet me pare, me 11 Nendor 1944 ne qytetin e Gjakoves, Kosove, u krijua Brigada e 7-te Kosovare, me komandant Shaban Haxhi Demaliaj, nga fshati Pac, bashkia Tropoje-Shqiperi.

-Veprimtaria 5-vjecare e kesaj brigade, filloi te thirret brigada e Shaban Haxhise, icili me punen e tij kembengulese, me guximin dhe kurajon, arriti te organizoje e te bashkoje partizane nga Malesia e Gjakoves (Tropoje ), dhe fiset per rreth Kosoves martire, dhe LANÇ-it, duke fituar besimin dhe zemren e tyre me aftesitee vecanta qe kishte Shabani.

-Shaban Haxhia me pare ka qeneudheheqesi kryesor politik e ushtarak I cetes “BajramCurri”, me vone kur u be batalioni “BajramCurri “, delegate I Konferences se Bujanit (Tropoje) dhe nje nga nismetaret e nenit te Rezolutes, per te drejtat e shqiptareve te Kosoves per vetvendosje dhe per tu bashkuar ne te ardhmen me Shqiperine Nene.

-Kjo brigade e 7-te e Kosoves, beri te mundur clirimin e disa krahinave dhe qyteteve te Kosoves. Kosovaret duke gjetur strehez te sigurte per jeten, u be e mundurqe kjo brigade te arrije ne 17 mije luftetare.

-Edhe sot telat e sharkise dhe ciftelise me kenget e pavdeksheme te rapsodeve-artiste, kendohen ne odat e burrave, ne dasma, ne pervjetore…

” Luftoi trimi shteg me shteg

Per armiqte u be tmerr

N’brigade te tij msyn gjithe mileti

Po kujtojne se u ngjall Azemi”

-Nacionalisti Adem Selimi( Gllavica ) udheheqesi lufterave te Kosoves, ne malet e Gjilanit tregon: “Ne kishim shume djem te rinj, te cilet nuk kishin kryer asnje veprim kunder partizaneve. Kushtet ekonomike dhe municionet gjithnje po na keqesoheshin. Jugosllavia komuniste po forcohej dita-dites, prandaj vendosem te takohemi me komandantin  legjendar nga Shqiperia, Shaban Haxhi Demaliaj, meqe shtabi i tyre kishte leshuar thirrje te tille : “te merremi vesh si Shqipetare me Shqiptarine…”. “Nderlidhes ishte Raif Smallusha. Shabani do te vinte me komisarin Qamil Brahimin dhe kater veta te armatosur. Po keshtu,  edhe nga ana e jone do te jem une me  Luan Gashin, per bisedime dhe kater veta te armatosur.  Keshtu ne u morem me dy çeshtje. E para, te dorezoheshin djemt e rinj, qe ishin ne mal me ne, pa dhe ne asnje llogari, por si kur poshkojne vullnetare nga shtepite e tyre. E dyta, forcat e tyre mos te na ndiqnin dhe ne do te evitonim levizjet tona,  qe te mosndesheshim me forcat e tyre. Duhet thene per hir te vertetes, te dyja keto marreveshje ata izbatuan me perpikmeri. Asnje ngad jemte tane qe hyne ne ate brigade nuk eshte demtuar”.

Nuk me harrohet para ca vitesh, nje takim shume mbreselenes me ish-kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Doktorin e Shkencave Historike, Jakup Krasniqi, tek po drekonim ne restorantin “Zabeli”, ne qytetin e Kukesit, keshtu thirrej “ Zabel “, ku lartesohen me dhjetera lisa natyrale. Ne tavoline kasha intelektualin kuksian, Prof. Besim Cengun dhe disa te afert te heroit te tre shteteve, Tahir Sinanit. Ne ishim grumbulluar per te kujtuar vepren e Tahir Sinanit, icili sic thoshte populli: “Tahiri han hekurin me dhembe”. Aty ishim krijues e historian, njerezt e letrave nga Kukesi, Hasi dheTropoja, Tirana, Prishtina dhe Prizreni, ku u ligjerua ndisa kumtesa per jeten e heroit Tahir Sinani nga fshati Gri i Malesise se Gjakoves, ( Tropoje ).

-Sic e thashe me lart, Dr. Jakup Krasniqi, duke folur per disa figura te rendesishme, u ndal edhe per Shaban Haxhi Demaliaj, i cili tha : “Bashkimii brigades se Drenices me brigade e 7-te Kosovare, me komandant Shaban Haxhi Demaliaj, ishte domosdoshmeri qe e kerkonte koha, se nje gje te tille e kishte miratuar edhe komandant Shaban Haxhia. Pranimi i Shaban Polluzhes qe te jete pjese e saj, lidhej me kushtin qe te sherbente ne Kosove…”.

-Nenkolonel Shaban Haxhi Demaliaj ne kujtimet e tij shkruan : “ Ne te dy Shabanet ishim dy binjake ne nje brigade, keshtu brigade jone, u kthye ne dy brigade binjake, njera qendroi ne Kosove per tu mbrojtur nga terrori i ri serb, kurse tjetra shkoi per ne Serme te Serbise. E mbeshteta megjithe zemer e shpirt veprimin e Shaban Polluzhes, per tu kthyer ne Drenice, per te mbrojtur shqiptaret nga terrori serb. Kisha besim te plote tek ai, e njihja shume mire. Ishte burre-burrash e me mend ne koke, e kishim zevendeskomandant te brigades, por me te vertete ai ishte si te thashe, nje brigade me vete dhe bile shume i forte”.

-ShabanHaxhi Demaliaj, pas luftes kthehet ne Shqiperi, ku kaloi jeten me te afermit e tij, duke qene gjithnje i respektuar dhe i nderuar, si komandant legjendar.

-Ne bisede me Mehmet Karakushin, i cili punonte disa kohe ne aparatin e KQPPSH ne Tirane, me tregonte, se sa here vinin intelektuale te shquar nga Kosova, me flisnin me krenari, se komandant  Shaban Haxhise ja kemi borxh jeten, per heroizmat qe ka bere ne Kosove, e une aso kohe, ju jepja mundesine qe te benin vizite te varri i Shaban Haxhise (1916-1971), ku perkuleshin para varrit dhe vendosnin trendafila…”.

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetari OJF-se “ Mesuesi “

ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

-Per ZemraShqiptare ne Londer, nga Zogaj –Tropoje, Janar 2018-



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: