Ymer Keta: Udhëtim në Gadishullin Apenin
| E Enjte, 25.01.2018, 08:09 PM |

PUBLICISTIKË  TURISTIKE

-Udhëtim në Gadishullin Apenin me moton: udhëto, vëzhgo, studio, fotografo,fikso dhe shkruaj-

Ekskluzivisht për ZSh-në, nga Ymer Keta

Në kuadrin e përfundimit të librit udhëtim ndër vite në trevat shqiptare, në dy dekadat e fundit kam bërë disa udhëtime si në Gadishullin e Ballkanit dhe atë Apenin. Përmes udhëtimeve si me avion dhe me automjete kanë qenë të shpeshta. Kujdes  ju kam treguar vendeve dhe objekteve antike, si dhe në ato shtete ku punojnë e jetojnë shqiptarë, si në Itali, Greqi, Turqi dhe Austri.

Globalizmi ka qenë po thuaj koncept evropian, sepse dhe eksploruesit e botës si ;  Marko Polo, Kristofor Kolombi, Vasko De Gama etjerë, kanë qenë prej këtij kontinenti.  Çdo njeri prej nesh jeton në cep të globit. Dikur globalizmi  më është dukur aq i madh, por në të vërtetë është aq i vogël, sa që puna e secilit prej nesh ndikon në të ardhmen e planetit në një mënyrë të çuditëshme dhe të pa imagjinueshme.

Në fillim të muajit dhjetor 2017, planifikova të udhëtoj së bashku me familjen në shtetin Italian, per të kaluar festat e fundvitit me fëmijët në Padova në rajonin e Venetos. Edhe pse kam  vajtur disa herë, nuk ngopesh, se vizituari vendet antike, objektet e kultit, vendet dhe objektet historike, pasi ato janë të shumta dhe se duhet kohë per ti kqyrur e për ti eksploruar.

Republika Italiane , është një shtet në pjesën Jugore të Evropës, (në Gadishullin Apenin). Pjesë të këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Siçilia dhe Sardenja. Gjithashtu në teritorin e Italisë janë dhe Alpet e larta në veri të saj ku kufizohet me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe Detin Adriatik. Ka një sipërfaqe prej 301.230 km katrrore.

Ka kryeqytet  Romën me mbi 2.900.000 banorë (ish kryeqytet i Mbretërisë Romake) në vitin 1871, kryeqytet i Mbretërisë së Italisë. Gjithashtu Italia   ka  20 rajone, 109 provinca dhe 8.101 komuna, me një popullsi prej 60. Miljon, 820.787 banorë.  Edhe Vatikani ka gjithsej 800 000 banorë. Italia u bashkua në vitin 1861, ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin kulturor dhe social. Shumë kultura dhe civilizime kanë ekzistuar që nga koha parahistorike.  Historia e Italisë mund të ndiqet që nga shek. IX-të p.e.s  periudhë kjo gjatë së cilës vihet re prania e fiseve Italike. Italia ka të zhvilluar infrastrukturën rrugore, me autostrada, me Aeroporte, me atë detare, ku radhitet në dymbëdhjeteshen e industrializuar të botës.   Vëzhgimi im ka qenë i përqendruar më shumë në rajonin e Venetetos (kryesisht në Padova) qytet të cilin punojnë e jetojnë fëmijët e mi.

Në ketë rajon kam plot të afërm dhe miq, të cilët më kanë shoqeruar, ku kam biseduar, jam kosultuar e kam vizituar objekte kulti, Antike dhe ato historike apo piktoreske.

Çdo i huaj që viziton Italinë vihet në mëdyshje se cilin nga  objektet do të vizitoje ;  Sheshin “ Shen Pjetri” Kullën e Pizës” Sheshin Prate Dela Vale” Bazilikat e shumta, Universitetin e Famshëm të Padovas, Venezien, e mjaft të tjera që s’arrin ti vizitosh të gjitha, edhe pse ke dëshirë.

PADOVA.

Qyteti i Padovas një qytet per ta patur zili, me ato vlera historike, ku befasohen mjaft studiues, vizitor, piktor, artist, politikan dhe pushtatar nga e gjithë bota. Gjatë dekadës së fundit, unë i kam vizituar gati çdo vit por jo të gjitha sa thashë më sipër. Këtë vit u përqendrova në rajonin e Bolzanos, i cili kufizohej me Inssburgun e Austrisë, ku dhe në inssburg kisha shoprehur dëshirën të bëja një vizitë të shkurtër dy ditore, ku për arsye atmosferike e temperaturash të ulta, nuk mu dha mundësia të eksploroj shumë gjera.

Provinca e Padovas është një provincë e Venetos, është kryesisht e sheshtë, përshkohet nga rrjedha të mëdha ujore tëshumta ujore-natyrore, si lumenjtë Brenda dhe Adige.  Në veri kufizohet nga Treviza, në lindje me Venezia, në Jug Rovigo, në Perëndim me Veronën dhe Viçencën.

Sheshi Prate De Lavale, një shesh me hapsira të mëdha mos me thenë më i madhi në Evropë, i rrethuar me ndërtesa të hershme, ku te binte në sy njeri nga Pallatet e ndërtuara që nga viti 1413, e shumë si ai, ku banorët apo turistët e huaj kishin ç’farë të shikonin.  Në këtë shesh, kishte vizitor të shumtë jo vetëm nga Evropa, por nga e gjithë bota. Për rreth tij ishte dhe Bazilika e di Sant Antonia di PADOVA, një nder krishterët Ortodoks i cili u lind më 15 gusht 1195 në Lisbonë të Portogalisë, ndaj dhe u quajt Shën Andoni i Lisbonës. Vdiq më 12 qershor 1231 në Arqela të Padovas, ka qenë një Frat vëlla Françeskan. Bazilika  e Shen Andonit quhet shkurt “ Il Santa”. 

Ky shenjëtor ishte shenjt i qytetit, mbrojtës shpirtëror i tij. Po kështu kishte dhe shenjëtor të tjerë si S.Prosdocimo, Santa Giustina dhe S.Daniele.  Në fakt kisha e vërtetë e shënjëtorit, siç mësova më pas ishte kisha e Santa Maries - Mater Domini, ku shejnti ishte varrosur sipas vullnetit që kishte shprehur. Ai e kishte zgjedhur këtë kishë tre vjet para se të ndërronte jetë, si duket që ai aty e kishte gjetur frymëzimin për të bërë shumë nga gjerat e pavdekshme që bëri.  Kisha e vogël ku ishte varrosur shenjti, përfshinte bazilikën e shenjtit me emërin Cappella Della Modona. Po kështu dhe Pallati i Shen Stefanit, që është dhe Sëlia e Administratës.

Mu dha mundësia ta vizitoj këtë Bazilikë, duke dëgjuar dhe meshën respektive dhe m’u duk se dhe shpirti im u njësua me shpirtin e Shën Valentinit, ku dhe ky kishte dëgjuar meshë në  këtë Kishë të famshme. Pra u përziva me turmën e pelegrinëve që atë ditë vizitonin Padovën për Shen Andonin dhe admirova së bashku me ta strukturat arkitektonike të kësaj bazilike, ashtu siç kishte bërë aso kohe dhe Shen Valentini(dikur). Gjatë kohës që qendrova në Padova s’mu hoq nga mendja shen Valentini, thosha me vete, ndaj dhe festohet simbolikisht me 14 shkurt nga shume vende të botës. Në vazhdim vizitova  edhe Capella degli Scerovegni, edhe kjo një kishë e famshme tek e cila gjendeshin një numër i madh afreskesh që ishin vepër e Giottos gjenial. Në vazhdim vizitova  Palzzo Della Rogione dhe aty kuptova, thelbin e qytetrimit të këtij rajoni, produkt i të cilit kishte qenë edhe Zef Valentini.

Një katedrale të tillë  Zef Valentini, donte  ta ndërtonte dhe për shqiptarët, por s’ia arriti, ku qe një projekt i madh i jetës së tij.  Produkti i kësaj katedrakje intelektuale nuk është më pak gjenial se ai i Katedrales së Padovas, e cila u rindërtua në shek. e XVI-të sipas gjenialit Mikelanxhelo. Më pas  gjatë shetitjeve  në sheshin Prate De Lavale, binin në sy 78 statujat të cilat u përkisnin qytetarëve më të famshëm të Padovës në kohra.

VENEZIA  ose VENEDIKU , është një qytet që shtrihet në pjesën verilindore të të Italisë në breg të detit Adriatik, është Kryeqytet i Rajonit të Venetos, së bashku me Lagunën e mbrojtur nga UNESKO që nga viti 1987. Qytet mbi ujë.  Ka një popullsi prej 270.000 banorë, me një hapsirë prej 2462 km katrrore.  Venezia është një nga ato qytete që përfaqëson fuqinë e shekujve e në të njejtën kohë madhështinë e tyre. Venedikasit kanë një raport të çuditëshem që zhvilloi me Arbrorët. Lidhja e tyre ka qenë që kohët e lashta, më pas u forcua me atë që u quajt Arbëria – Venedikase e cila u kthye në një urë lidhëse mes tyre. 

Qyteti i Venecias, zbukurohet nga sheshi “ SHEN MARKU”me ndërtesat imponuese që tregojnë pushtetin e dikurshëm të Venedikut, ku aktualisht tërheqin një numër shumë të madh turistësh nga e gjithë bota. Atë fat e pata dhe unë ta vizitoj, por që ta vizitosh ketë qytet, duhet  të kesh një shoqërues e përkthyes të pergatitur, me një eksperiencë në fushën e historisë e kërkimit.

Venecia ka arkiva pa fund, ku ruhen të gjitha dokumentet e Arkivës  shtetrore të Venecias, me një gjatësi prej 40 km rafte të mbushura plot, siç na shpjegoi studiuesja Luçia Nardin, e cila ka dhenë një kontribut të madh nepërmjet veprave të saj. Gjithashtu ndërtesa  Arshiva Di Stata, ku Nadin ka zbuluar Manastirin e Dikurshëm i cili ka një rendësi të veçantë, ku ka sqaruar se ne ketë Manastir kanë qenë varrezat e Shqiptarëve që jetonin në Venecia. Shqiptarët në Venecia që nga fund viti 1300, në vitet 1400-15001600- deri në vitin 1700. Ata shqiptarë qe jetonin në vitin 1503 gëzonin të drejtën të varroseshin në Manastir, ku ky manastir shërbente dhe si shkollë shqiptare, ku godina ekziston dhe sot, e cila aso kohe ishte zbukuruar me një bazareliev ku shkruhej, Renia e Shkodrës në vitin 1479, kalaja e Rozafës e cila pas një rrethimi të gjatë ra së bashku me qytetin e Shkodrës “SKUTARI”.

Ne ketë godinë shkolloheshin e mësonin fëmijët Arbrorë, e se kjo ishte një qendër ku bashkohej Komuniteti katolik shqiptar, ku benin, ritet fetare dhe ceremoni të ndryshme. Fasadat e kësaj godine u zbukuruan nga piktori “ Artist i madh” Vitore Karpaço” ku origjina e tij ishte shqiptare me rrënjë nga zona e Korçes. Për një periudhë të gjatë pas vdekjes se Gjergj Kastrioti Skenderbeu përdoreshin tekstet e Marin Barletit dhe Marin Beçikemit, të dy nga keto kishin dhënë  orë mësimore të ndryshme.

Venecia ka qenë zemra ekonomike dhe fetare e komiteteve shqiptare, Katolike e Ortodokse. Gjitashtu në ketë qytet ekziston një godinë e njohur si Biloteka Marciana, ne të cilën ruhen një kopje e statuteve të vitit 1700. Pra një dokument historik, se  si jetonin shqiptarët në Venecie.  Komuniteti i vjetër shqiptar jetonte në këtë qytet (Venecia)e për rreth saj një numër i madh shqiptarësh që nga fillimi i shek. të XIV-të, duke marrë pjesë në jetën e këtij qyteti si njerëz me vlera, ku 11 rrugë të vjetra, dhe sot mbajnë identifikimin e Shqiptarëve, ku kaq shumë rrugë në ketë qytet mbi ujor kanë vetëm shqiptarët. CALLE  DEI  ALBANESE.

Shqiptarët morën emrin  e identifikuar të tyre duke punuar si kovaç, gur punues, Zejtar, të përpumimit të leshit(Tekstile) nga viti 1500 deri në vitin 1800, një degë mjaft fitimprurese. E vetmja gjë që mungon në keto shënime është numëri i saktë i tyre. Studiuesja Luçia Nadin ka gjetur në arkiva që nga fundviti 1300 dhe 1400 ka qenë më masiv, e cila lidhet me bazat e Republikës së Venecias me shqipërinë(Arbërinë), me Shkodrën, Lezhën, Ulqinin deri në Butrint. Prezenca e shqiptarëve në Venedik haset që nga kohet e lashta sipas babait të historisë botërore Herodoti. Ata që në mesjetë zbritën në Venedik, dhe të gjitha ritet i bënin tek kisha e Sebastianit, ku dhe sot ndodhet një afresk i Gjergj Kastriot Skenderbeut, që ju përket shqiptarëve, që ka dhe flamurin Shqiptar kuq e Zi.

Një simbol që flet Marin Barleti, studiuesja Nadin, u zbulua dhe në arkivën e Fretërve, që lidheshin nga vitin 1500, ku u përfshinë në përpjekje të ashpra  me priftërinjtë të ardhur nga trojet Arbrore, ku me pas u qetsuan me ndërhyrjen e Papës.

Këto shënime u konfirmuan dhe nga Gazetari Marin Mema,Gjurme Shqiptare në Venezia.

Provinca e  BOLZANËS

TRENTINO-Tiroli Jugor (Provinca Autonome e Bolzanos)

Kjo Provincë, ka një popullsi prej 104.841 banorë, me sopèërfaqe 52.34 km katrrore, në lartësinë 262 m mbi nivelin e detit, me kordinata 46  gradë 30’ 0”. Faqia Zyrtare (Zona e Qendrës) që është më antikja e përbërë nga rrugë të ngushta dhe ndërtesa shtetrore, fetare dhe civile që i përkasin shek. XV dhe XIX. Nga larg të duket si një qytet Nordik, vetëm se është i rrethuar me vargmale.

Arkitektura  e ndërtesave shtetrore dhe private, çatitë-parmaqet e dritareve dhe ballkonet apo dhe harqet, ku tregtarët ekspozojnë mallrat që i përkasin një mode dhe një artizanati tipik të krahinës Alpine, kafete “Vjeneze” që ofrojnë cepa të rehatshëm, për biseda apo lexime gazetash. Janë këto aspekte të Bolzanës që tërheqin vizitorët dhe emigrantët e huaj.

Historia.  Bolzano ka filluar të popullohet rreth shek. të XV e XVI-të para erës sonë. Emri i qytetit mendohet të ketë ardhur nga FISI I “BEUZANUM” Që ka jetuar rreth shekullit të VIII në zonën e qendrës që quhet ( Zona e Haqeve).                                                      Bolzano ka qenë disa here e pushtuar nga Romakët, bavarezët etj. Rreth shek. të XIII-të duke patur afër “BRENNERON”(kufirin me Austrinë), fillon të lulëzoje tregtia midis Evropës Veriore dhe Italisë.

Zona e Austrisë. Austria është një shtet Federal, (Gjermanisht-Bundesland). E banuar 30.000 vjet më parë.   Ish Perandori, me një popullsi prej 8.452.835 banorë, me sipërfaqe 83.855 km katrrore, me dendësi popullsie me 90 banor për km katrrore. Jetë gjatësia për Meshkuj shkon në 73 %, për Femra 79 %. Ka minoritet Hungarez , Kroat dhe  në një shifër të ulët Cigan.

Austria,  kufizohet me Zvicëren, Litershtajnin, Gjermaninë, ish Çekosllavakinë, Hungaruinë, ish Jugosllavinë dhe Italinë. 60% e siperfaqes së përgjithshme perbehet nga malet që i përkasin Alpeve. Pika më e lartë është 3797 metra mbi nivelin e detit. Lumi kryesor që kalon  në teritorin Austriak është Danubi, ku të gjitha deget ujore të ketij shteti, derdhen në Danub. Gjithashtu Austria ka nentë Lande federale që janë : Burgenland, Carinthia, Ulet – Austria,Upper – Austria,Steirmark, Salzburg, treshe, Volberg dhe Viena. Gjuha amtare është Gjermanishtja.

Viena është  kryeqytet  me një popullsi prej 1.700.000 banorë, ku Viena është njohur si qyteti i Muzikës tradicionale.

Arsimi është mjaft i zhvilluar. Ka dymbëdhjetë Universitete ku studiojnë 216.000 studentë. Gjithashtu, për moshat 5 deri në 16 vjeç, arsimi është i detyruar dhe falas nga shteti.

Në disa qytete të Austrisë kanë studiuar mjaft shqiptarë, qoftë per teologji, qofte dhe në institucione tjera, që pas kthimit në shqipëri dhanë një kontrobut të çmuar. Gjithashtu në  këtë kryeqytet, ka disa Muzeume, ku në njerin prej tyre ndodhen dhe armët e Gjegj Kastriot Skenderbeut, ku qëllimi im ishte ta vizitoja. Por s’është e thënë që neve të kënaqemi, pasi dhe temperaturat e ulta, koha e keqe na e beri të pamundur.

Ekonomia ; Austria është një vend i zhvilluar industrial, por edhe në  Turizëm e në Bujqësi. Turizmi është një destinacion më i vizituar turistik. Austria merr pjesë në bashkim të monedhës e cilaka hyrë fuqi që nga viti 1999.  Tregtia ; kryhet kryesisht me Gjermaninë. Papunësia është e ulët. Aktualisht në dokumentet zyrtare vetëm 4.7 % janë të pa punë.

Inssburgu, një qytet me 117.392 banorë, kufizohet me Italinë(Bolzanon).

Pasi kaluan festat e fund-vitit dhe ajo e vitit të ri, duke biseduar, për udhëtimet e mia me djalin, i thashë qe tani me ka ngelur edhe Austria. Qe në mbremjen e date 02 janar2018, djali më thotë se edhe dy ditë jam i lirë(kam pushim) a shkojmë ta vizitojmë Austrinë ? I them  që nuk e di si mban koha. Këto dy ditë e ka dhenë kohë të mirë, e ne per dy ditë e vizitojmë Mirë i them dhe filluam pergatitjen e mjetit të udhëtimit me siguracion, si dhe u përgatitëm që ditën e nesërme në oret e para të mengjesit, do të udhëtonim për në Austri.

Në orët e para të mëngjesit nisi dhëtimi me makinën “Wolzvagen” në dt. 03.01.2018, në një ditë me diell vazhdoi nga Padova për në Austri, kaluam nepër Bolzano dhe  rreth ores 10 të paradites, ju afruam Inssburgut.

Sapo mbërritëm në Insburg, u vrenjt. Me gjitjhatë ashtu siç ishim grup tre veta, djali dhe nipi, të cilët ndërronin njeri – tjetrin në timon, se  ishte rrugë e gjatë  dhe vendosëm që ta parkojme automjetin në hyrje të qytetit dhe ta shetisnim në këmbë.

Pasi bëmë një pushim të shkurtër, ku pime dhe ndonje kafe, vazhduam të vizitojmë qytetin Insburg, që për mua ishte ëndërr e kahershme. Vizituam bazilikën në mes të qytetit, ku kishte vizitorë të shumtë, dolëm dhe nepër qytet në qendrat komerciale. Bëmë foto, në kujtim të kesaj vizite të çalë, me brengen që s’arrita dot projektin që bëra.

Krejt papritur filloj të vrejntet, Qielli  u nxi, retë e bardha  filluan shkarkimin. Majat e maleve u zaptuan nga mjergulla , na vuri në pikëpyetje ta vazhdonim ose jo udhëtimin për në Vienë.

Si përfundim, vura veton dhe i them djalit dhe nipit që do kthehemi, pasi interneti e dha për prishje kohe dhe ulje temperaturash. Momentalisht u çua një erë në formë cikloni.  Pra  aty nga ora 15 e mbas dites,  filloj një tufan, binte një borë e imët.

Shkuam pranë automjetit e ndezëm dhe u kthyem për në Itali. Në  dalje të Insburgut na ra në sy që teleferikët që fillimisht puonin pa pushim e kishin bllokuar (punën)udhëtimin  për në mal. Bora na shoqëroi edhe në qytetet Italiane, si në Bolzano, në Trento deri në Verona.

Në kthim në atë mbas dite në Di Komuna Mazera,  nuk binte borë por dhe aty kishte filluar një shi i imtë. I njoftova vajzat qe jetojnë në periferi të Padovas, të cilat erdhën me gjithë fëmijë.

Mbesat dhe nipi më rrini përkrahësh, më thoshin na trego si ishte Austria ?  U mundova t’ju shpjegoj për aq sa pashë, duke ju dhënë dha aparatin dixhitalb, e shikonin fotot që bëmë. Kur në darkë dëgjuam e pamë lajmet tek media elektronike Italiane, e dhe që në Austri e në Zvicër kishte ardhur një ciklon ishte prishur koha dhe kishte shkaktuar viktima.. U bemë në qejf që i shpëtuam atij cikloni, duke mos e vazhduar udhëtimin për në Vienë.

-Nga Lezha e Gjergj Kastriotit, per ZemraShqiptare ne Londer, Janar 2018-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: