Dedë Preqi: Zhgënjimi i miqëve
| E Merkure, 24.01.2018, 07:33 PM |

ZHGËNJIMI I MIQËVE NA GJETI, GRUSHTAT PO IA KTHEJMË VETVEDI !

Nga Dedë Preqi

Populli nuk është i verbër, që nuk vërenë dhe as i shurdhër, që nuk dëgjon, por edhe aqë mendjelehtë, që nuk di të çmojë, apo të falenderoj shpëtimtarët dhe miqtë e vet, për të cilët pati nevojë, që ta mbështesin, ta ndihmojnë dhe shpëtojnë në kohëra të urryera dhe të vështira.

Nuk do koment se,  edhe sot mbas një kohe luftërash gjakatare dhe trazirave ndaj këtij populli, pasojat nga e kaluara e ndjekin akoma, të cilat ndjenja ndrydhën në vetëvedi dhe dalin me ofshamë e mallkime në adresë të së kaluarës së hidhur, që shkakëtuan hienat dhe ujqit e tërbuar serbo-sllav dhe të tjerë, duke u  vërsulur si përbindësha për ta asgjësuar nga harta e njerëzimit këtë popull liridashës.

Ndërkaq, Kosova dhe populli i saj, duke ditur mirë emrin e shpëtimtarëve të vet, të cilët  ia rrëmbyen dhe grabitën « trofenë »  bishës së egër nga goja, që e kishte përgaditë « prenë » e saj(popullin tonë) për ta gëlltitë dhe asgjësue njëherë e përgjithmonë, ky popull duhej, jo që të përgjërohet dhe përkulët para tyre, por të tregoj respekt, më syqelur e mendje kthjellur, më ndërgjegjshëm e përgjegjëshëm, më mirënjohës e më moralshëm, ndaj këtij faktori shumë të rëndësishëm.

Duhet ta obligojmë vetëvedin, që faktorët e jashtëm(miqtë) ti ruajmë e kordinojmë me faktorin e brendshëm dhe vet shtetin e Kosovës, sepse urrejtja është akoma e theksuar dhe kultivohet nga mbeturinat dhe retorikat e regjimit të kaluar serb, që edhe mbas shumë e shumë trazirave e luftrave që i shkakëtoj në Ballkan, duke shkuar deri në një masë gjenocidiale, edhe sot është një vend destabilizues, që mbanë në duart e veta frerët e stabilizimit dhe qetësisë në rajon, duke përfshirë edhe vendin tonë Kosovën.

Pikërisht në këtë pikë duhet të përqendrohet politika dhe e ardhmja e Kosovës, përmes faktorit Ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, pat ë cilët Kosova, nuk mund të lëviz përpara, sikur edhe në kohët e zjarrta të luftës, poashtu edhe në kohën e paqës, për arsye se, është e qartë, Kosova përsëri mund të rrëshqet gjithandej greminës, nëse plasaritën raportet ndaj këtij faktori, apo ndaj këtyre miqëve të mëdhenj të këtij vendi dhe këtij populli.

Edhe pse faktori i jashtëm nuk mund dhe nuk duhej të ketë pushtet absulut në ligjet dhe Kushtetutën e vendit, apo mbi veprimin e ndjenjave të subjektit politik të brendshëm të Kosovës, por një gjë e tillë mund të arrihet në kordinim të faktorit të brendshëm dhe atij të jashtëm, të cilët kanë dëshmuar se nuk na kanë tradhëtuar edhe në situata më të rënda, prandaj, duhet të jemi të bindur se, edhe në këtë kohë do të veprojnë sipas një mënyre korekte dhe në dobi të këtij vendi.

Dhe çdo marrëdhënie e raportëve të vrazhda, apo në mospërputhje dhe kordinimin me faktorin ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-të, në radhë të parë për Kosovën dhe të ardhmën e saj, do kishte pasoja, jo vetëm të natyrës së përgjegjësisë dhe detyrave gjegjëse në realizimin e tyre, por edhe ndaj shtetit dhe normave konkrete e praktike të atij shërbimi në nivelin dhe forcimin e këtij shteti të ri.

Prandaj, fjala është për faktorin e përgjësisë kryesore, për kryetarin, për kryeministrin dhe kryekuvendarin e shtetit të Kosovës, bashkë me faktorët tjerë në udhëheqjen e shtetit, që e kanë përgjegjësinë përsonale të detyrave  konkrete dhe obligative në shërbim të popullit dhe shtetit që e pëfaqësojnë.

Pasojat që do të rridhnin nga kjo natyrë nuk duken aq serioze nga disa shkurtëpamës dhe njerëz dyftyrësh, të cilët kohëve të fundit nuk i kursejnë fjalët dhe sharjet e tyre, ndaj miqëve të këtij populli, sikur ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe dhe tani ndaj ambasadorit amerikan, edhe pse,  prej këtyre fjalamanëve dhe analfabetave politik, nuk ndikon aqë thellë në ndërgjegjën dhe në ndjenjat e këtyre përfaqësuesve diplomatik në Kosovë, sepse nuk janë të një niveli të tillë.

Nga njerëzit e tillë nuk pret as vendi i jonë, por brenda këtyre skemave të shëmtuara dhe marimangave e fjalëve të ndyta kundër miqëve tanë, zgjatët shiriti  i këtyre fliqësirave, i një mentaliteti « bukëshkelës », që i jep mesazh të keq një populli dhe një vendi paqësor, i cili nuk do të kishte liri dhe as pavarësi dhe as që do të ketë ardhmëri pa ndihmën e miqëve të vet.

Dhe politika të cilën e udhëheqë sot Kosova, me udhëheqjen e saj, sidomos në kohën e fundit, duket fare e qartë se, lëvizjet dhe veprimet e skemave të saj politike, po shkakëtojnë  dilema e dyshime si relacione të kufizuara dhe veprime emocionale të autorëve kryesor në krye me z.Haradinaj, i cili në  lëvizjet e tij të deritanishme politike, nuk ka bërë asnjë hap të rëndësishëm, duke dhënë dëshmi të kundërta, që tregojnë jo zeriozitet dhe përkushtim të mirëfilltë si një  kryeministër që premtoi shumë në favor të popullit, por e ka vënë autoritetin e tij në një pozitë të palakmueshme, që sillet dhe lëviz për të plotësuar ëndjet pushtetare dhe interesat partiake.

Prandaj, zhgënjimi i miqëve ndërkombëtarë nuk është i rastësishëm, ky zhgënjim ka mundur të fillojë edhe më herët, sidomos me sjelljet dhe krimet e disa pjesëtarëve të UçK-së, si dhe predentimet e tyre pas luftës, që kishin qëllime përfitimi të pronave dhe pasurive jo të veta, duke i uzurpuar dhe kthyer në prona të tyre me dhunë, dhe në kuadër të kësaj natyre dhe asaj kriminale, do të formohej sot Gjykata Speciale në Hagë, për të trajtuar dhe dënuar krimet që kanë bërë këta njerëz ndaj popullit të vet në Kosovë.

Dhe tjetra e veqantë, që trajton shkallën e zhvillimëve ekonomike dhe natyrave të saj , si edhe ndaj nocionit-përgjegjësi, që duhet të kemi nda vetëvetës, apo pasojat e përgjegjësisë ndaj vetëvetës, por edhe ndaj instancave tjera të rëndësishme ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me ligjin dhe sigurinë,  kështjella e së cilës ishin dikur këta miqë, dhe janë deri në këto momente, duke mbajtur në duart e tyre një pjesë të përgjegjësisë së drejtësisë dhe sigurisë të këtij vendi.

Prandaj, Kosova dhe populli i saj, si një vend i lirë dhe demokratik, si një vend që do ta njihte më shumë se gjysma e botës si shtet sovran, në realitet nuk disponon me këto elemente dhe kushte të tilla, për deri sa në udhëheqjen e këtij vendi janë instaluar njerëz jo adekuat dhe njerëz që punojnë, për interesat e këtij populli dhe vendi, por për interesat e veta dhe partiake, të cilave edhe vet u takojnë.

Ndërkaq, zhgënjimi i popullit të Kosovës, nuk ka predentime që do të na befasonte, sepse është vetë ai që i vuan pasojat dhe barrën e kësaj peshe, por edhe zhgënjimi i Bashkësisë Ndërkombëtare, duket i qartë, se elita kosovare politike e dalë nga lufta, duhet të pushojë nga politika aktuale, duke filluar prej Thaqit, Veselit, Haradinaj dhe gjithë atyre që u instaluan në qeverisje nga aradhat e luftës, sepse bota e paqës i kerkon paqësorët e vet politik dhe njerëzit që vendin e zhvillojnë dhe e formojnë ndryshe, me një të ardhme më të mirë dhe prosperuese, dhe kjo botë vie nga gjeneratat e reja, që janë në pritje dhe një ndër gjeneratat më intelektuale dhe më të shëndosha në Evropë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: