Meçan Hoxha: 1943, luftime nё Snosёm e Kodovjat
| E Shtune, 20.01.2018, 08:59 PM |

31 janar-1 shkurt  1943, luftime nё Snosёm e Kodovjat dhe çlirimi i Vёrçёs

Nga Meçan Hoxha, Historian

Krahina e Vёrçёs e pёrbёrё nga 49 fshatra dhe e kufizuar me Krahinat: Shpat, Mokёr, Gorё, Tomorricё, e Sulovё, e priti pushtimin fashist me indinjatё e urrejtje tё madhe. Mё 7 prill tё vitit 1939, qindra fshatarё patriot vrapuan pranё komunave dhe kёrkuan  armё , pёr t’u organizuar nё luftё, pёr mbrojtjen e lirisё. Tё tjerё, qё kishin ndonjё armё tё fshehur, e morёn me vete e u nisёn pёr nё qёndёr tё nёnprefekturёs. Por, e gjithё kjo gatishmёri nuk u mbёshtet e nuk u pёrkrah nga organet qeveritare tё athershme dhe, si gjithё Shqipёria, edhe Vёrça e humbi lirinё. Pushtuesit fashistё instaluan nё kёtё krahinё tri posta xhandarmёrie e karabinerie, veç qёndrёs sё nёnprefekturёs. Postat e karabinerisё fashiste nё Shёnepremte, Kukur e Poroçan ishnin fytyra e vёrtetё e regjimit pushtues. Ato u bёnё tё padurueshme nga dhuna e terrori qё ushtronin mbi popullsine.

Nё fillim, zona pёsoi, gjihё dёmet e shkatёrrimet, qё rrodhёn nga lufta Italo-Greke. Duke qёnё se vija e frontit te asaj lufte, nё Vёrçё shtrihej nga Guri i Topit deri nё Bratilё, disa fshatra, sidomos Shёnepremtja, dy Grabovat, Rmathi, Sojniku, Snosmi, Zamsha, Shelcani, Bulçari, Kokla, Bratila, Kodovjati, Griba, Kukuri, Rashtani e Grazhdani, u kthyen nё shesh lufte e baza prapavije, qё shёrbenin pёr furnizimin e fontit tё luftimeve. Dёmet e asaj lufte qenё shumё tё mёdha pёr popullsinё vendase. Po, edhe mё shumё u shtuan shqetёsimet dhe vuajtjet pas pёrfundimit tё luftёs. U arrestuan e internuan nё Itali njerz tё pafajshёm se, gjoja, gjat luftёs, pёrkrahёn e ndihmuan grekёt. Nga personeli i kёtyre postave, shpёrtheu dhunё e terror i egёr, deri nё bastisje e rrahje, para bashkfshatarёve e familjarёve, pёr dorёzimin e armёve dhe ushtarёve tё dezertuar, apo qё nuk pranonin tё shkonin ushtarё. Kjo situatё e ndezur urrejtjeje u mbёshtet dhe u bё mё shpёrthyese, edhe nga propaganda, qё bёnin tё deleguarit e qarkorёve tё Korçёs e tё Elbasanit. Thirrja pёr mos pagimin e tё dhjetave gjeti pёrkrahje e u bё realitet, duke u ndeshur hapur me njerёzit e qeverisё dhe sipёrmarrёsit e tё dhjetave. Ndikim pozitiv pati dhe jehona e veprimtarive antifashiste tё çetave partizane  tё zonave fqinje, qё, po ashtu, e vlerёsonin si  kёrcёnim real  pranine e kёtyre postave, tё regjimit tё pushtimit, nё thellёsi tё malёsisё sё Vёrçёs. Mjaftё patriot antifashist tё kёtyre fshatrave u bёnё efektivё tё çetave partizane tё Mokrёs, Gorё-Oparit e Dumresё. Ne Grabovё Posht, Taragjin e Lenie nisi tё veprojё njёsiti partizan i komanduar nga Nexhip Xhelili. Banorёt e fshatrave tё Vёrçёs, si dhe çetat partizane nё kufi me Vёrçёn, nuk po e duronin mё praninё e kёtyre postave. Gёrshetimi i interesave çoi nё bashkpunimin  midis tyre. U konkludua qё, me aksione tё pёrbashkёta tё goditen e tё prishen kёto qёndra tё pushtimit fashist.

Mё 9 dhjetor 1942, partizanё tё çetёs sё Mokrёs dhe antifashistё tё fshatrave Grabovё Sipёr, Shёnepremte e Grabovё Posht, nё mёngjez heret, ende pa zbardhur dita, nё befasi tё plotё, goditёn dhe asgjesuan postёn e karabinerise fashiste nё Shёnepremte.

Lidhur me kёtё ngjarje, zv.prefekti i Elbasanit njoftoi Minisrinё e Brendёshme, si vijon: “Çetat e rebelёve kanё sulmuar komandёn e Shёnepremtes, tue zёnё rob tё gjithё ushtarёt…Qysh mbrёmё ёshtё dёrguar nё vend pёr tё ndjek rebelёt njё fuqi prej 10 karabinerёsh, 20 milicё dhe 24 ushtarё me dy mitralozё”.(AQSH-Dosja: Nёnprefektura e Gramshit,Komuna Kukur). Ky aksion i trembi fashistёt dhe i bёri tё marrin masa e tё forcojnё postёn e Kukurit. Pёr tё qёnё mё tё sigurtё e shpёrngulёn dhe e vendosёn nё Snosёm, trefishuan personelin, rritёn armatimin, si  dhe pёrforcimet me masa fortifikuese, thasё rёre, rrethim me tela me gjemba e minim. Kёto masa e rritёn mё tepёr urrejtjen e banorёve tё zonёs dhe i vunё nё lёvizje pёr ta shporrur postёn qё aty. Veprimtarё antifashistё tё zonёs ranё nё kontakt me Reshit Çollakun, komandantin e çetёs partizane tё Mokrёs, biseduan pёr gjendjen dhe planifikuan masat qё duheshin marrё.

Sipas kёsaj marrёveshje, mё 29 janar, njё pjesё e çetёs sё Mokrёs, nёn drejtimin e Nexhat Hysenit, kaloi qafёn e Mecёs, me mbi 2 metro borё dhe u strehua nё Kukur. Sё bashku me vullnetarё nga Kukuri, heret nё mёngjezin e 30 janarit, prenё lidhjen telefonike dhe rrethuan e goditёn postёn e karabinerisё fashiste nё Snosёm. Personeli i postёs i rezistoi sulmit dhe nuk pranoi tё dorёzohej. Megjithё trimёrinё e trguar nga partizanёt e sidomos banorёt vendas, si Ramo e Qamil Beqiri, Hafёz Shuli, Shipe Masati, Zeqo Hoxha, Osman Senko, Alush Shuli, Ahmet Lazi e shumё tё tjerё, aksioni nuk pati sukses. Masat mbrojtёse e fortifikuese dhe zjarri i armёve brenda postёs, e bёnё tё pamundur asgjesimin e saj. Nё njё situateё tё tillё, u gjykua tё lajmёrohen pёr ndihmё çetat e Gorё-Oparit, qё nuk ishin larg, dhe populli i fshatrave pёr rreth Snosmit. Edhe fashistёt nuk mbetёn nё qetёsi. Me spiunёt e tyre lajmёruan komandёn e xhandarmёrisё e karabinerisё sё nёnprefekturёs, pёr t’u ardhur nё ndihmё, tё cilёt tё tronditur nga ky lajm, nisёn me urgjencё, nga Elbasani pёr nё Snosёm, forca tё shumta tё ushtrisё e karabinerisё fashiste, nёn komandёn e kapitenit Holo Hyseni.

Shtabi i pёrbashkёt i çetave partizane dhe atyre vullnetare, mёsoi pёr forcat ushtarake,  qё po vinin nё ndihmё tё postёs dhe  planizoi veprime luftarake nё pёrputhje me situatёn e re, qё u krijua. U vendos, qё forcave tё ushtrisё fashiste t’u bёhej pritё nё shtratin e lumit tё Vёrçёs, pranё Kodovjatit, duke zёnё shpatet perёndimore tё Bulçarit dhe kodrat nё Veri e Perёndim tё Kodovjatit. Pёr gjithё natёn e 30 janarit, nё mes tё acarit e tё ftohtit, luftёtarёt e lirisё zunё pozicionet e tyre tё luftimit. Planizimi i vendosjes sё forcave prtizane realizonte njё rrethim tё plotё nga Lindja, Veriu e Perёndimi, duke e bёrё tё pamundur, edhe kthimin prapa. Nё Jug e mbyllte rrethimin lumi i Devollit, me ujёra tё pakalueshme.

Nё mёngjezin e 31 janarit, forca tё shumta tё ardhura nga Elbasani, rreth 200 vetё, tё vendosura nё 9 makina dhe 3 motoçikla e tё shoqёruara me artileri, kaluan Kodovjatin dhe muarёn rrugёn pёr nё Snosёm. Pikёrisht, nё atё moment, u goditёn nga zjarri i papritur e i rrufeshёm i armёve tё çetave partizane dhe vullnetarёve tё fshatrave tё Vёrçёs qё, sё bahku, ishin mbi 300 vetё. Epёrsia nё numёr dhe zotёrimi i terrenit u jepte siguri luftёtarёve tё lirisё. Pas luftimesh tё ashpёra, prej 8 orёsh, me sulme e kundrasulme, fashistёt u shpartalluan. Forcat fashiste nuk mundёn tё dilnin nga rrethimi, edhe pse u erdhen nё ndihmё aeroplanё bombardues. Njё pёrshkrim tё saktё tё atij momenti e trajton shtypi i athershёm: “Lufta u ndez e egёr dhe e ashpёr. Pushka  dhe mitralozi buçitёn nё malet dhe grykat kreshnike tё Gramshit. Luftёtarёt trima, qё i kanё dalё pёr zot çlirimit tё tokёs sё tyre, hidhen nё zjarr si petritё, luftojnё me tё vёrtetё si luanё dhe i tregojnё armikut, se  janё bijtё e maleve, bijё tё shqipes, qё nuk durojnё baltёn e huaj mbi gunёn e tyre”.(Zёri i Popullit, nr.13, shkurt 1943)

Rrugёtimi drejt Snosmit, pёr tё nxjerrё nga rrethimi efektivin e postёs fashiste tё atjeshme, u bё i pamundur. Ndaj, pёr t’u shpёtuar dёmtimeve mё tё mёdha, ngritёn duart e u dorёzuan. Njё fitore e madhe, e paparё, deri atёhere, , me bilancё aq tё sukseshёm, ku u zunё 178 robёr. Midis tyre 5 oficerё, 12 nёnoficerё, 41 karabinierё dhe tё tjerёt ushtarё, si dhe gjithё materiali luftarak qё kishin me vete. 9 tё vrarё e shumё tё plagosur. Nga forcat çlirimtare dy dёshmorё. Emin Gjata, partizan i çetёs sё Gorёs dhe Tahir Sadiku nga Shёnepremtja. Robёrit, tё çarmatosur i nisёn pёr te posta e Snosmit, ku vazhdonte qёndresa. Efektivi i postёs me nё krye marshallin italian, Palta, kur pa tё dorёzuar dhe robёr lufte, forcat qё prisnin pёr ndihmё, ndaloi zjarrin e armёve dhe u dorёzua. Edhe aty, sё bashku me robёrit u gjet njё material i bollshёm luftarak.

Kёtij suksesi ju shtua dhe vetprishja e postёs fashiste tё Poroçanit. Komandanti i saj, Dok Senishti, biri i komandantit tё njёrёs sё çetave tё Gorё-Oparit, Xhezar Senishtit, e shpёrndau efektivin e postёs, mё 30 janar dhe, bashkё me disa prej tyre, duke marrё dhe armёt me vete, u bashkua me çetёn partizane qё komandonte i ati. Rol tё rёndёsishёm nё organizimin e luftimeve dhe arritjen e fitores luajtёn Skёnder Çaçi, Shaban Zereci e Met Qensku, qё ishin dhe drejtuesit e çetave tё Gorё-Oparit. Ditёn tjetёr, mё 1 shkurt, robёrve tё luftёs dhe tё pranishmёve tё tjerё, u foli Skёnder Çaçi pёr rёndёsinё e LNÇ, pёr drejtёsinё e saj dhe pёr fitoren e sigurtё mbi pushtuesit. Pёrgёzoi vullnetarёt antifashistё tё fshatrave tё Vёrçёs pёr ndihmesёn e shkёlqyer, qё dhanё nё aksionin pёr prishjen e postёs sё Snosmit dhe pёr fitoren mbi fashistёt nё Kodovjat. Robёrit u lanё tё lirё pёr t’u kthyer andej nga erdhёn.

Pushtuesit fashistё italianё, tё turpёruar, kёrkonin tё justifikonin humbjen e madhe qё pёsuan nё Kodovjat. Komanda e Pёrgjithёshme e Karabinerisё e njoftonte mёkёmbёsin italian, sikur: ”Forcat rebele”, qё sulmuan dhe kapёn robёr ushtarёt dhe karabinierёt nё Vёrçё, paskeshin qёnё 1500 vetё tё armatosur me topa e mortaja dhe, sikur veprimet e “rebelёve” i paskesh drejtuar njё ”oficer anglez”(AQSH,Dosja 124, fq.254). Komanda e Pёrgjithёshme e Karabinerisё i kёrkonte komandёs eprore tё forcave tё pushtimit nё Shqipёri tё dёrgonte, me ngut, fuqi tё mёdha nё Gramsh. Dhe ashtu ndodhi. Njё ushtri e madhe u derdh fshatrave pranё Gramshit, deri nё Kodovjat. Fashistёt qёlluan me arileri shtёpitё e fshatarёve dhe dogjёn e shkretuan lagje e fshatra tё tёrё si Gramshi, Vina, Broshtani ,Mashani etj., arrestuan e dhunuan dhjetra fshatarё tё pafajshёm dhe vranё 11 prej tyre.  Kёto krime, mbi popullsinё civile tё pafajshme, kishin pёr qёllim tё terrorizonin antifashistёt, qё tё mos ngrinin krye.

Pas kёtij operacioni, qё zgjati disa ditё, armiku u largua pa e ripushtuar Vёrçёn, pa i dёmtuar çetat partizane dhe pa e mposhtur popullin e krahinёs. Postkomandat fashiste nё Shёnepremte, Poroçan e Snosёm nuk u ngritёn me. Ne librin Historia e LANÇ tё Popullit Shqiptar, fq.28 shkruhet: ”Pas kёsaj e gjithё krahina e Vёrçёs u bё zonё e lirё”.  Kёshtu, 75 vjetё mё parё, 1 shkurti i vitit 1943 shёnoi datёn e çlirimit tё Vёrçёs. Pushtuesit italianё, po dhe ata gjermanё, nuk mundёn tё rivendosnin regjimin e tyre tё pushtimit mbi popullsinё e kёsaj krahine.

Disfata qё pёsuan fashistёt nё Vёrçё, bёri jehonё nё mjaft krahina tё vendit. Shumё fshatarё, duke flakur tutje propagandёn e Ballit dhe tё pushtuesve italianё, pёrqafuan vijёn e Frontit Nacionalçlirimtar. Pёr kёtё atmosferё entuziaste, armiku qe i detyruar tё raportonte se: “aksioni ushtarak nё Gramsh ka bёrё impresion tё thellё nё opinionin publik”. (AQSH, Fondi 253, dosja 215). Luftimet  nё Vёrçё ishin aksioni i parё nё Shqipёri, qё pёrfundoi me kapjen e njё numёri aq tё madh ushtarakёsh italianё. Nё buletinin e LANÇ,qarku i Korçёs nr.339,datё 9 shkurt 1943 u shkruajt: “I gjithё populli shqiptar merr pjesё dhe pёrgёzon bijtё e tij trima dhe tё denjё pёr triumfin qё korrёn nё Gramsh, i gjithё populli shqiptar derdh njё lot tё nxehtё mbi varrin e dёshmorёve tё rёnё, qё me gjakun e tyre kanё çimentuar akoma mё fortёsisht themelet e Shqipёrisё sё nesёrme tё pavarur, demokratike e popullore, ku do tё ketё bukё, paqё dhe liri”.

Ndihmesa e popullsisё sё zonёs sё Vёrçёs, nё kёto aksione tё njёpasnjёshme, deri nё çlirimin e plotё tё vendit nga pushtuesit, dёshmon pёr qёndresёn antifashiste e patriotike, pёr shpirtin luftarak, pёr ndjenjat liridashёse e pёr trimёrinё e banorёve tё kёsaj krahine. Buletinet e Luftёs dhe shtypi i kohёs i bёnё vlerёsime tё larta fitores mbi fashistёt nё Kodovjt e Snosёm. . Zёri i Popullit, nr. 14 (shkurt 1943), midis tё tjerash shkruajti: “Nё Snosёm e Bulçar tё Gramshit, çetat partizane kanё korrur njё nga sukseset mё tё bujshme, dhe njё fitore qё u ka hije luftёtarёve zemёrluanё…”

Vёrça nuk i uli armёt, deri nё çlirimin e plotё tё Shqipёrisё. Djemtё e saj, bashkё me ata tё Sulovёs, formuan batalionin Vёrçё-Sulovё, u rreshtuan nё formacione tё tjera luftarake si: ne Brigadёn e Parё Sulmuese, Brigadёn e 17-tё Sulmuese, Brigadёn e 7-tё Sulmuese etj. dhe luftuan kudo, brenda e jashtё Shqipёrisё, me guxim e trimёri, duke u bёrё nderi dhe lavdia e Vёrçёs.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: