Dedë Preqi: Çlirimtarë apo tradhtarë?
| E Merkure, 17.01.2018, 08:13 PM |

LUFTËTARË E ÇLIRIMTARË, APO MË SHUMË VRASËS E TRADHËTARË ?

Nga Dedë Preqi

Shpeshherë, rrëfimet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe luftëtarëve të saj, sikur nuk përputhën me realitetin dhe të vërtetën e një lufte çlirimtare, e cila ishte formula më e përsosur dhe më e domosdoshme e këtij lloji për çlirimin nga okupatori serb i kohës. Në këtë rast, lufta pa luftëtarë nuk mund të ekzistonte, por tensionet e rrëfimeve të saj për disa « luftëtarë » e kanë marrë tatëpjetën, mirëpo, sakrificat e kësaj ngjarje të madhe historike dhe gjaku i dëshmorëve të lirisë, ia vlenë dhe duhet të çmohen tërë jetën.

Për një popull dhe për një vend liridashës, sikur që është edhe Kosova, do të ishte përçmuese dhe aspak e drejtë e ironike formimi i Gjykatës Special, e cila është përgaditë enkas për shqiptarët dhe krimet e tyre, që janë bërë mbas luftës në Kosovë. Por, atë pjesë të botës së inkriminuar, të cilën nuk e dëshiron askush dhe asnjë popull në botë, atë pjesë të fshehtë të krimëve dhe akoma akterët  e këtyre krimëve nuk janë ndëshkuar, duhet ta pyesim vetëvetën dhe ti japim përgjigje këtij lloji të diskriminimit, apo hija e këtyre krimëve do na ndjekë dhe do  na përcjellë gjeneratë pas gjenerate.

Si do që ta marrim, autorët e krimëve të luftës dhe të pas luftës, si dhe grupeve të organizuara të tyre në Kosovë, të cilët janë fshehur pas shpindës së UçK-së, e farmacionëve të saja, për ta shpëtuar kokën e tyre deri në këto çaste, që tani ka ardhë koha dhe momenti që i ndanë hapi i fundit i drejtësisë, nëse edhe kjo drejtësi e kësaj gjykate do të ketë efektin e vet, apo nuk do të dështojë sikur edhe ato të mëhershme.

Krimi nuk kërkon amnesti dhe mëshirë, krimi nuk kërkon as arsytim, por krimi duhet të bie në dorën e drejtësisë, që të del në sipërfaqe vepra tyre makabre dhe tradhëtare, edhe nëse akuzohet kryetari i shtetit, kryeministri, deputeti, apo edhe njeriu më i thjeshtë i vendit, që në bazë të fakteve të vërteta, akuzohet si kryrës i vepres kriminale, duhet të ndëshkohet.

Por, në kohën fundit para ekzekutimit të Gjykatës Speciale,  paraqitët diçka shumë interesante, pothuajse ekspresive dhe euforike, e cila vjen nga krerët e qeverisë së Kosovës dhe me disa deputet të saj, duke e kundështuar këtë lloj gjykate, të cilën edhe vet e miratuan në Kuvendin e Kosovës, me arsytimin se, një Gjykate e tillë, do të shkakëtojë tronditje dhe ç’rregullim në tërë vendin.

Dhe ajo që do të ishte më interesante dhe turpëruese në këtë rast, një lëvizje e tillë brenda rrëfimit të vet, autorët e krimëve fillojnë të zbulohen vet, pa prezencën e Gjykatës Speciale, me ndihmën e njerëzve të rekrutuar, të cilët vet si autor të krimëve, bëjnë zbulimin e autorëve tjerë, duke dashur ta ndihmojnë « drejtësinë », apo sjellja e tyre arrinë efekte interesante dhe të dyshimta, si përcaktim i autorit për llojin e veqantë të rrëfimit të vërtetë, apo një lloj i mashtrimit për të dalë vet më lehtë nga kurthat e krimit dhe biruca e burgut.

Përndryshe, çka duhet të thotë qytetari i rëndomtë i Kosovës, posaqërisht familjarët e atyre, që janë dëmtuar nga lloji i këtij krimi, ku ka raste, që në dorën e fëmijëve dhe anëtarëve të familjes, iu është vrarë prindi, apo babai i tyre nga autorët e maskuar, për të cilët nuk bëhët fjalë se ishin përtej « torishtës » së Kosovës, vetëm e vetëm se kishte idelogji dhe rrymë tjetër partiake, që nuk do gjënte arsytim në asnjë psiqikë njerëzore dhe as në gjakun e pastër shqiptarë, dhe krimet e tilla nuk janë trajtuar fare, apo ndjekur autorët e krimit nga drejtësia dhe Gjykatat e shtetit të Kosovës, duke mos përjashtuar UNMIK-n, dhe EULEX-in, të cilat ishin shumë pak të efektshme në këtë linjë të gjygjësorit, ska dyshim se dikush tjetër nga Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërhyjë dhe të merr pësipër një barrë të tillë të krimëve të pandriçuara, për ta ndjerë vetën më qetë dhe më rehat ky popull, njëherit dhe binarët e drejtësisë në shtetin e Kosovë, të marrin kahen e duhur.

Sëcili do të thoshte se, meritat e luftëtarëve të lirisë janë të atyre që dhanë jetën dhe u sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, të cilët nuk janë më në mesin tonë, por ata, të cilët po dëshmohen si të tjerë dhe të dyshimtë, duke abuzuar me njerëzit e identitetit të vet, lirinë dhe shtetin e Kosovës, janë të shumtë, këtë nuk e kemi besuar dhe as që do ta besojmë, përderisa drjtësia do ta thotë fjalën e vet.

Duke u nisur nga historia e një avazi të vjetër, do të thosha, jo tradicionale dhe e pastër shqiptare, që tërë elitën dhe ajkën e kombit shqiptarë e kemi vrarë vetë, duke filluar që nga vrasja e Haxhi Zekës, nga viti 1902, Dedë Gjo Lulit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës dhe deri në ditët e sotme të luftës së fundit, me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, me 1998, dhe vrasjet tjera, të Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Ekrem Rexhës,Ismet Racit, Besim Dajakut, Ismail Hajdaraj, Ukë Bytyçit, Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt, Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët u vranë dhe u privuan nga jeta nga dora e zezë shqiptare e tradhëtare.

Marri, turp dhe marri për gjithë ata, që vrasin vëllaun dhe motren e vet, për të përfituar kurgjë më shumë se një turp me yje, para kombit dhe para botës së qytetëruar, e cila po na shikon vengër për meritat që i kemi arritë, duke e vrarë njëri-tjetrin, shqiptari-shqiptarin, dhe pastaj ankohemi se po na kanë mëni fqinjët, apo Serbia, Evropa dhe të tjerët, duke na lënë kështu të izoluar dhe të demoluar si një popull i dorës së dytë, apo dhe i dorës së fundit, ashtu sikur e meritojmë…



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: