Gani Mehmetaj: Kthimi i ushtrisë së vdekur
| E Merkure, 17.01.2018, 08:12 PM |

Kthimi i ushtrisë së vdekur

Nga Gani Mehmetaj

Greqia po kthehet në Shqipëri me ushtrinë e vdekur. Fantazmat e ushtarëve që vranë e dogjën nga Çamëria deri në Pogradecin e Lasgushit e Mitrush Kutelit, do të bredhin kohë të gjatë nëpër këto hapësira. Eshtrat e ushtarëve pushtues nuk do të dërgohen në atdheun e tyre, ku e kishin vendin, por do të mbillen si patatet në atdheun e shqiptarëve. Dhe nderimi do t’u bëhet si të ishin dëshmorë e çlirimtarë, ndërsa nuk ishin as dëshmorë, as çlirimtarë, ishin vrasës të shqiptarëve e pushtues të Shqipërisë.

Sikur Greqia të ishte vend demokratik, grekët do të kërkonin llogari nga qeveritë e tyre pse i dërguan bijtë të lënë kokat në një vend të huaj. Por grekët nuk e kanë traditë demokracinë, prandaj lejojnë që qeveria me të vrarët të bëjnë histori të rreme, të dëshmojnë për lavdi që nuk e patën. Ushtarët grekë ranë pa lavdi në shtetin e huaj.

Kështu, sipas marrëveshjes – diktat të Athinës me Tiranën, përderisa mijëra varreza do të mbjellën gjithandej jugut të Shqipërisë, për ironi shqiptarët që u vranë nga këta ushtarë, s’kanë varre as shenj. Ndërkaq, një pjesë e ushtarëve grekë ranë nga ushtria italiane, dmth dy pushtues ia hëngrën kokën njëri-tjetrit në tokën shqiptare, një pjesë mund të jenë vrarë më të drejtë nga shqiptarët patriotë, sepse grekët u futën pykë në territorin shqiptar, prandaj s’kishin ç’prisnin tjetër.

Ndërtimi i varreve përkujtimore për ushtrinë e vdekur greke, do t’ua rikujtojë shqiptarëve jo vetëm krimet greke, por do t’ua kujtojë pafuqinë e tyre kombëtare me qeveritë e shitura e të pa zonja të mbrojnë dinjitetin e kombit e integritetin shtetëror.

Varret e ushtarëve grekë në territorin shqiptar ta kujtojnë romanin e Xhorxh Oruellit “Ferma e kafshëve”, por ta kujtojnë romanin edhe më të famshëm të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Shqipëria është vend i absurdit orvelian e fantashkencës holivudiane që s’ta kap mendja.

Nuk besoj që ka shembull tjetër në Evropë e në botë, kur shteti ua lejon ushtrive pushtuese të ndërtojnë varreza përkujtimore. Imagjinojeni Francën të lejonte varreza të trupave pushtuese gjermane!

Të njëjtën gjë po e bënë Turqia me ringjalljen e fantazmat osmane: me xhami, mejtepe e armatë hoxhallarësh që po e rrënojnë shtetit e kombin shqiptarë.

Ushtria greke bëri masakra ndaj shqiptarëve të Çamërisë-pamje nga refugjatët që shpëtuan.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: