Zejdush Kastrati: Mbresa udhёtimi nga Tajvani i bukur
| E Diel, 14.01.2018, 10:45 AM |

Shembull, si behёt, dhe si funksionon,  shteti ...

Mbresa udhёtimi nga Tajvani i bukur

Nga Zejdush Kastrati

Udhёtimi,  pёr  nё Tajvan, ne kontinentin e Azisё, qё Kina e llogaritё si pjesё tё saj, por qe realisht, Tajvani ёshtё pjesёrisht i njohur nga disa shtete, dhe  de facto, funksionon si shtet i pavarur,  nё vijё ajrore nga Kosova,  ёshtё  mbi 9 mijё kilometra, larg nesh.

Pёrmes Stambollit, kuptohet,  duke kaluar,  mbi Irak, Indi, Vietnam, Kinё,  pas nje udhtimi,  afёr 13 orё , arrinё,  nё Taipen,   kryeqytetin e Tajvanit,  apo ndryshe,  siq quhet,  edhe,   Formoza, ,  sipas gjuhёs portugese,   qё do te thotё,  “vend shume i bukur”, nje ujdhesё,  e rrethuar me gjelberim, liqene, dhe  male kodrinore dhe,  nё tё katёr anёt  me  ujё.

Paragjykimi im, para shkuarjes nё Tajvan se,  ai ёshtё,  njё shtet nё Azinё e largёt, me njё popull tё vuajtur, me probleme me Kinёn, me varfёri, pasiguri, tollovi e zhurmё,  fashitet,  qё nё start, pra,  me,  tё zbritur,  nё aeroportin nderkombetar tё Taipenit.

Krejt, ndryshe, nga, ajo, qё, kisha, paramenduar.Rend, rregull, diciplinё,  pastёrti, qetёsi apsolute nё komunikim, civilizim....,  nё cdo hap,  dhe gjithёkund,  njerёzitё,  nguteshin, vetura tё shumta nё lёvizje, por pa tollovi, infrastrukturё rrugore shumё moderne,  panoramё spektakolaree tё ndёrtesave dhe rrokaqiejёve nё dy anёt e rrugёve, gjelbёrim qё rrallё kund e sheh nё ndonjё vend, janё,  storie  impozante, qё e pёrcjellin,  vizitorin.

Krahasuar me ne , dallimi nё kohe,  ёshtё 7 orё para nesh, andaj fillimisht, ёshtё vёshtirё,   tё adaptohesh,  edhe ne kёtё aspekt, por,  gjithashtu,  edhe,  pse ishte fundi i nёntorit,  temperaturat, edhe gjate natёs arrinin deri 24 gradё celsius, por nё veqanti,  lagёshtia e ajrit, ishte shume e madhe dhe,  shumica e tajavnezёve, qarkullonin me maska nё gojё, qё pёr ne, ishte,  edhe nje lloj sfide !

Kryeqyteti i Tajvanit.Taipeni me 4 milion banorё gjatё ditёs dhe 3 gjatё natёs, ofron,  ate,  cka e ofrojnё,  edhe metropolet,  mё tё mёdha,  botёrore.Hotele te shumta, restorane,  por ne veqanti,  siguri tё plot,  dhe respekt te veqant,  nga vendorёt,  has,  nё cdo cep,  jo vetёm nё kryeqytet, por edhe qytete e fshtara nё periferi.

Ushqimin qё konsumojne tajvanezёt, dallohet rrёnjёsishtё,  nga ate,  qё pёrdorim ne, dhe kam bindjen,  se tajvanezёt,  hanё cdo gjё tё gjallё , kuptohet, pasi e pjekin,  apo ziejnё. Megjithate, nё hotele ekskluzive,  pos restoranit,  qё ofron ushqim kinez, funksionojnё,  edhe restoranet amerikane, pёrkatёsisht europiane. Qajet e ndryshёm , por edhe pёrdorimi nё ushqim i erёzave tё shumta , ёshtё traditё dhe specialitet,  qё servohet, pothuaj,  nё cdo restoran.

Gjate qёndrimit tim 10 ditor, nё asnjё momnet,  dhe askund, anjёherё,  nuk pashё ndonjё lypёs, pijanec, zhurmaxhi, pёrson, apo  shofer,  qё u fut nё tё kuqёn nё semafor, nuk pash,  as policё tё uniformuar(pos 3-4 me skutera), kurse,  njё person me hendikep, me karrikё invalidi, shiste cikёrrima, si faculeta letre , qamqakёz..., kuptohet nёn percjelljen e nje personi tjetёr,  tё veshur me uniformё dalluese dhe identifikuese, i cili dispononte,  vjerrur ne qafё,  librezёn identifikuese.Kjo ishte e vetmja formё e daljes ne rrugё, pёr tё lypur, na spjegoi percjellsa, e angazhuar nga pushteti lokal.

Tajvani ёshtё superfuqi teknologjike ne Azinё jugelindore, dhe llogaritet me popullsinё mё tё arsimuar dhe me tё shkolluar nё botё.Jo rastёsisht, sipas nje hulumtimi te njё Instituti ndёrkombёtarё edukativ tё botёs, tajvanezёt  llogariten populli i 4 ne botё sa i perket intelegjences me 104 %, pas Koresё sё Jugut, Japonise, Hong Kongut, dhe me te drejt,  mbajnё edhe epitetin “katёr dragojtё ekonomik aziatikё”

Nё kryeqytetin e Tajvanit, Taipen, vizitori,  ka shumёcka,  cka mund dhe duhet tё vizitoj,  dhe ska dilemё, do ndahet, tejet i impresionuar,  me ate,  cka ofron ky qytet kozmopolitan,   ku    gёrshetohet,  edhe  kultura autoktone kineze, por edhe ajo perendimore , apo moderneja, si nё arqitekturёn qё shihet, por edhe ne stilin e veshjes, jetёn e natёs, automobilat e markave mё te njohura botёrore, ushqimin tradicional, por edhe Mc Donalds-in e, shtёpi mode tё brendeve paresiene, njujorkeze, italiane...!

E veqanta, apo ekskluzivja,  qe  mendoj se, domosdo,  ia vlen ta viziotosh, eshte kulla 101, apo siq e quajnё ndryshe Taipeni 101,  me lartёsi  509, 2 metra, qё mban emrin nё bazё tё kateve, sepse ka 101 kate, por edhe rruga,  ku gjindet ky objekt,  mban, po kёtё emёr.

Ky objekt, qe gjason nё formen e bambusit,  ёshtё i dyti ne botё,  sa i pёrkёt lartёsisё, dhe ёshtё dizajnuar,  nga  C.Y Leea,  dhe disa partnerёve tjerё, i cili,   nё vitin 2004 morri edhe cmimin prestigjioz botёror,  nё sferёn e dizajnimit , “Emporis Skyscraper Avard”,  pikёrisht, pёr  dizajnimin e kёtij objekti  grandioz.

Pёr tё shkuar nё katin e fundit tё kёtij objekti, duhet pritur nё radhё, sepse, interesimi i vizitorёve dhe turistёve nga gjithё bota, ёshtё bukur i madhё, ky cdo kush, qё dёshiron ta shkoj lartё, i nenshtrohet,  njё kontrolli shume rigoroz, kuptohet fillimisht,  duke paguar edhe biletёn mё njё cmim prej 10 euro, apo 35o dollare tajvanez.

Ёshtё interesant tё ceket,  se kohёzgajtja, pёr te shkuar,  deri ne katin e  fundit te kullёs, ёshtё vetёm 55 sekonda, kurse zbritja 45 , qё paralelisht behёt,  me dy ashensor .

Nga kjo kulle, duket jo vetem kryeqyteti,  por edhe qytete tjera deri 5o kilometra largёsi.

Jeta e natёs , ne Tajvan, pёrkatёsisht nё Taipen, ёshtё mjaft dinamike, dhe lokale dёfrimi ka me bollёk.Kuptohet, ka dallime tё mёdha, sa i pёrket jetёs sё shthurrur, siq pёrfolet e pёrshkruhet jeta  e natёs ne Tajlandё, Turqi, por edhe Kinё.Ekzistojne bare tё shumta,  ku mund te defrehesh, pastaj tё konsumosh edhe alkohol, por tё vizitosh edhe  dhoma masazhi, me cmime bukur te shtrenjta, por ajo qё  ishte shumё interesante, ishte fakti,  se pothuaj,  nё cdo lagje te Taipenit, deri ne orёt e vona , mund te dёfreheshe , duke dёgjuar muzikё te huaj, nё disa raste edhe live, me tё rinjё e te reja, ulur neper dёrrasa e  paleta druri, kryesisht me birrёn tajvaneze pёrpara qё ishte mjaft e mirё si pije, por edhe me ushqime tradicionale,  qё ofronin fast-_food-et  e shumta qё rrethonin hapёsirat e kёtyre lokacioneve.

Ishte, befasi, kur nё njёrin nga marketet e njohura, nё qendёr tё Taipenit, nё shtandin e pijeve, hasёm nё dy produkte kosovare, qё ishin ekspozuar nё ballinёn kryesore, tё vizituar nga konsumatorё tё shumtё. Pija energjike, Golden Eagle  dhe uji Rugova, i ofoheshin konsumatorit me cmime  prej 1.80 centё, (6o dollare tajvanezw )perkatёsisht 1.2o cent(45 dollare tajvaneze) per copё, dhe nё veqanti pija e parё , sipas menagjeres, ishte mjaft e pelqyer.

Boxi 1

Njёri, nga mikёpritёsit, nё fund te vizitёs,  kur e pyeta,  se si e sheh Tajvanin nё shekullin e ardhshёm, kur,  pёr mua,  ata,  vetёm,  janё nё shekullin 22-tё, ma ktheu:”Tajvani po vdes,  ! Po mungon dashuria, po mungon sexi, jemi dashuruar nё kompjuteristikё dhe ne botёn e ID teknologjisё  ,   dashuria mashkull-femёr ka ngec, dhe mosёinteresimi per martesa, divorci, por , edhe ramja e natalitetit, janё fakte qe shqetsojnё...”

Boxi 2

Fati i Tajvanit, pёr tё funksionuar , kёshtu siq ёshtё, pra i pavarur,  duke mbajtur edhe zgjedhje tё lira, varet,  kryesisht, nga raportet mes Kinёs dhe ShBA-ve, nё tё kundёrtёn, sikur amerikanёt mos tё ishin partnerёt kryesorё tё Tajvanit, brenda nate, Kina do zbarkonte ne kёtё ishull,  qё e llogaritё,  si teritorё te vetin.Tajvanezёt, e pranojnё,  se edhe Kina ёshtё investues i madhё nё zhvillimin e Tajvanit, dhe  prodhimet tajvaneze pa tregun e Kinёs, do mbetshin te izoluara, andaj,  nuk dёshirojnё kurrёsesi ti prishin raportet me Kinёn, por gjithёsesi, tё pavarur nga politika e Pekinit.

Boxi 3

Tajvanezёt kanё simpati  tё veqant pёr amerikanet.Nje zyrtare,  e cila na pёrcolli gjatё tёrё kohёs sё qendrimit tonё nё Tajvan,  na tregoi se presidenti amerikan Trampi,  ka paralajmёruar rishikimin te politikёs sё SHBA-ve nё raport me Tajvanin dhe Kinёn, dhe se njё delegacion tajvanez,  ka marrё pjesё nё inagurimin e Trampit, pёr cka edhe kishte pasur reagime nga Kina, por kёtu vendos interesi, andaj, se cka mund te ndodhnё tё ardhmen veshtirё ёshtё tё parashokohet.

Tajvani ёshtё i njohur vetёm nga 22 shtete tё botёs,  duke pёrfshirё Vatikanin, disa shtete afrikane dhe pjesa dёrmuese e shteteve tё amerikёs qёndrore.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: