Dedë Preqi: Tunele pa dritë!
| E Merkure, 10.01.2018, 08:25 PM |

RRUGËTIMET E POLITIKËS SHQIPTARE PA AMERIKË, JANË UDHËKRYQE E TUNELE PA DRITË !

Nga Dedë Preqi

Shqiptarët do të gabojnë dhe do të mbesin në mes të rrugës, nëse e devijojnë dhe refuzojnë politikën amerikane, e cila është dhe në favor të shqiptarëve, sepse duke filluar që nga Georg Washington, i cili  çmohet si «babai i kombit amerikan», në letrat e tija presedenciale ka lënë porosinë e veqantë për shqiptarët, në shenjë përkrahje të këtij populli nga shteti amerikan.

Mandej, presidenti Wondrow Wilson, në Konferencën e Paqës, në Paris, të vitit 1919, ndikoi fuqishëm, që të mos bëhët eleminimi i shtetit shqiptar, që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të pavarur. Pastaj,  presidenti Richard Nikson, ishte njeriu i parë që ndikoi në vendosjen e Autonomisë së Kosovës në vitin 1974. Ndërsa, presidenti Jimmy Carter, në vitin 1970-80, ishte presidenti amerikan, i cili ia përmendi dhe e këshilloj Titon, që Kosova e meriton statusin e Republikës.

Pa ndihmën e presidentëve dhe popullit amerikan, si nga Georg Bushi parë dhe Bushi i dytë, dhe ndihmën e presidentit hero i Kosovës, z.Bill Klinton, Kosova nuk do të ekzistonte e lirë dhe shtet i pavarur, që sëbashku me aleatët e saj të NATO-s, vendosi që t’ia prishë qerdhën «klloqkës serbe» dhe ta lagojë nga Kosova.

Dhe të gjithë presidentetët e ardhshëm të SHBA-ve, deri te presidenti Barack Obama dhe presidenti i sotshëm Donald Trump, kudo shqiptarët ndihmohen në rrugëtimin e tyre, dhe duke i afruar në tryzën e barabartë me kombet tjera të botës dhe deri te pavarësia e tyre.

Deshtëm, apo nuk deshtëm, duhet ta pranojmë dhe çmojmë ndihmën e Amerikës dhe përkushtimin e popullit të saj, sepse Kosova, jo që nuk do të ishte shtet, por dhe nuk do të figuronte në hartën gjeografike të kombëve të botës, sipas politikës që e kishte planifikuar kasapi i Ballkanit Millosheviq dhe bashkëkriminelët e tij.

Amerika dhe populli amerikan, asnjëherë nuk bënë dallime ndaj popullit të Kosovës, i cili në përbërjen e vet ka një shumicë muslimane, por gjithnjë e ka çmuar dhe ndihmuar në tërësi si një popull liridashës, pa dallime religjioni dhe nacioni.

Për të kuptuar më mirë rrolin e Amerikës dhe popullit të saj, dëshmon lufta e fundit e vitit 1999, që shkakëtojë regjimi serb, ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, i cili regjim fashist kishte qëllime dhe plane konkrete për ta zhdukur këtë popull nga faqja e dheut, duke mos kursyer as fëmijët, gra, pleq dhe shumë të tjerë të pafajshëm.

I dëbojë dhe boshatisi tërë popullatën shqiptare nga trojet e veta, shkatërroj dhe djegi qindra e mija shtëpia banimi dhe shumë objekte tjera kulture e fetare, dhe deri këto ditë janë edhe 1600 kufoma të shqiptarëve të pagjetur, të cilët janë marrë peng të gjallë e të vdekur nga kriminelët e Serbisë, për ti humbur gjurmët e krimit, ndërsa sot e njëjta Sërbi, bënë lojra politike me këto kufoma, duke i shfrytëzuar për qëllime e përfitime politike.

Janë të dhunuara e të malltretuara me mijëra femra shqiptare nga kriminelët e ndryshëm të Serbisë fashiste, të cilat edhe kësaj dite vuajnë nga traumat psiqike e fizike, që shumica e tyre kanë rënë në depresion dhe në demoralizim të jetës, dhe si mund të vazhdojë jeta e tyre në këtë mënyrë të përbuzur, që ua shkakëtojë egërsira e fëlliqur serbe, me ç’rast duhet të turpërohet, jo vetëm kombi shqiptarë, por e tërë shoqëria bashkëkohore, posaqërisht edhe ajo evropiane, duke mos e dënuar krimin dhe kriminelët.

Prandaj, si e ndiejnë vetën gjithë ata shqiptarë që po radilikazohen sot dhe në të shumtën e rastëve e kundërshtojnë Amerikën, dhe i përkrahin grupet terroriste në Siri dhe gjetiu nëpër botë, duke u  bërë  armiqë të zëshëm jo vetëm të botës demokratike, por në veqanti ndaj Amerikës, ndaj asaj, e cila ua çliroj vendin dhe ua solli lirinë e popullit të tyre.

Në të vërtetë, duhet të sqarojmë  çështjen, athua e ndjejmë ndjenjën e simpatisë, dashurisë dhe miqësisë të sinqertë ndaj Amerikës dhe popullit amerikan, apo e ndjejmë të kundërtën, gjenezën e së cilës do ta kërkonim diku në keqardhje e dhëmbje të popullit tonë shqiptarë.  Dhe një fakt tjetër, Amerika dhe populli i saj, nuk na detyron që ta duam e përqafojmë, apo si popull i vogël, vetëm të mundohemi që ti lëshojmë hi syve të saj, vetëm kur kemi nevojë, sa për të gjetë mbështetjen në këtë supërfuqi botërore.

Me një fjalë tjetër, edhe veprimi i  Shqipërisë, duke votuar kundër Amerikës, e cila e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që për diplomacinë shqiptare paraqet një skandal të madh të radhës dhe dëshmi e dilemave të tilla ndaj shtetit amerikan, e cila nuk duhej të ndodhte, duke u renditur me palën e Rusisë, Serbisë dhe shumë vendeve tjera, dhe çfarë ka dashur të arrijë shteti shqiptarë me këtë manevrim politik, e di fare mirë ekzekutivi i këtij vendi në përputhje me natyrën e vet të veprimëve të tilla, të cilat nuk do ta qonin largë.

Poashtu, edhe tentimi i qeverisë së Kosovës, për ta shfuqizue Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, tani më, është çështje e vonuar, dhe është një «ventil « i veqantë dhe i pa përshtashëm, të cilin është vështirë për ta ç’montue, dhe aqë sa duket i dëmshëm, sidomos ndaj çlirimtarëve të vendit, por në realitet, në të përgjuarit dhe ndëshkimin e krimëve të dhunshme që ndodhën në periudhën e pasluftës në Kosovë, mund të sjellin edhe ndonjë ëndërr të fshehtë dhe të dhimbshme që vuan ky popull me vite të tëra.

Pothuaj se të gjitha vendet mike të Kosovës, dhe SHBA-të, janë në anën e kësaj gjykate, e cila është një produkt, të cilën e konstruktuam vet, dhe tentativa e fundit për zhbërjën e saj, në krye me ekzekutivin e vendit, paraqet një qëllim të caktuar, ku çdo gjë është e mundur, por duhet të llogaritën edhe pasojat e mundshme, të cilat mund të rrjedhin më vonë.

Prandaj, refuzimet e këshillave të miqve tanë ndërkombëtarë, në veqanti ndaj SHBA-ve, do të pjellin shumë pasoja, të cilat nuk mund të riparohen aqë lehtë. Ndërsa  refuzimi i vizës nga ambasada amerikane ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë në «Lutjet e Mëngjesit» në Washington të SHBA-ve, është një gjë shumë e vogël, në krahasim me ndërprerjen e marrëdhënieve në mes Amerikës dhe shtetit të Kosovës, mos e thashtë zoti një gjë të tillë ndaj një miku të fuqishëm dhe shpëtimtarë i këtij populli dhe këtij vendi.

Edhe pse, si duket këtë herë i shkoi huq kryeministrit të Kosovës, që të merr pjesë në «lutjet e mëngjesit», dhe tani mbetët të ftohet herave tjera, apo nëse organizon dikush ndonjë lutje të akshamit. Amerika, është i vetmi vend dhe popull, i cili i afroj dhe mbështeti shqiptarët pa ndonjë rezervë e çmim të ndonjë interesi, e cila mundet me ia dalë edhe pa shqiptarët, ndërsa shqiptarët nuk munden pa Amerikë, sepse udhëkryqet tona janë qëlluar tunele të errëta dhe pa dritë…



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: