Qenan Kumanova: Fragment sakrificash për Shqipërinë
| E Diel, 07.01.2018, 11:53 AM |

Fragment sakrificash për Shqipërinë

Nga Qenan Hamdi Kumanova

Jam i  lindur në Kumanovë më 10.04.1958, në një familje me kushte mesatare të jetës. Babai im aso kohe punonte në fabrikën e duhanit për prodhimine cigareve në Kumanovë. Perëndia i kishte falur prindërve të mi katër djem. Jetën familjare e kemi pasur me kushte të mira jetësore. Që në fëmijërin time, nga lajmet e rregullta në radio që ndëgjonte babai i im mandej si bisedat e babait  tim me shokët e vetë në atë kohë më bënte të kuptoja se diçka jo e mirë flitej mes shokëve dhe burrave të farefisit që vinin e shkonim për vizita në shtëpinë tonë. Si fëmijë më kujtohen emrat  Çubrilloviç dhe Rankoviç.  Nga njëherë isha kureshtarë për disa emra që edhe të mëdhejt nganjëherë i flisnin me zë më të ulët. Nuk mund të kuptoja pse kishin ata aq shumë kujdes dhe frigë në atë kohë. Shkollën fillore katër vjeçare e kreva në afërsi jo larg  shtëpisë time.

Por, pas mbarimit të shkollës katër vjeçare mua mu desht të ndërroja shkollën fillore „T. Zordumuz“ që e kishim po thuajse para dere. Në këtë shkollë nuk kishte paralele në gjuhën shqipe deri në klasën e tetë por për shqiptaret kishte vetëm deri në klasën e katërt. Kurse për maqedonët egzistonte shkolla e plotë tetë vjeçare.  Neve  na duhej të udhëtonim më largë në një shkollë tjetër me preteks kinse nuk paska numër  të mjaftueshëm të nxënësve Shqiptar. Shkolla fillore tetëvjeçare „Bajram Shabani“ ishte e vetmja shkollë  në Kumanovë, për krahasim me tri apo katër shkolla tetëvjeçare që kishin maqedonët për nxënësite tyre maqedonas. Rrethina e popullatës ku banoja unë aty ishte me shumicë shqiptare. Skkollën fillore nga klasa e pestë deri në ate të tetën tetë vjeçare e kreva në  shkollën fillore Bajram Shabani në Kumanovë.

Shkollën e mesme profesionale teknike e  kreva  në gjuhën Maqedone në Kumanovë. Isha i vetmi nxënës Shqiptar në gjeneratën  time. Në vitin 1979 fillova me  leximin e gazetës Shqiptare „Shqipëria e RE“ ashtu që nga kjo gazetë mora inspirim edhe më të madh për atdheun tim Shqipërinë. Mandej babai im më shtonte kureshtjen dhe interesin për çështjen  kombëtare gjat shumë ndodhive që kishin ndodhur aso si dëbimi i Shqiptqrëve nga regjimi i Rankoviçit, mandej demostratat në Kosovë 1968 dhe  demostratat në Tetovë më 1972 etj. Çdo veprim anti shqiptar i regjimit Jugosllav ndikonte në formimin e personalitetit  tim në bazat kombëtare dhe atdhetare. Pas mbarrimit të shkollës së mesme teknike në Kumanovë  në gjuhën maqedone, sepse në nuk kishte shkolla profesionale për shqiptarët në gjuhën shqipe por vetëm në gjuhën maqedone. Fillova studjimet në shkollën e lartë teknike  në Manasti poashtu në gjuhën maqedone.  Në tërë shkollën e lartë teknike  ishim gjithsejt tre shqiptarë në gjeneratë dhe gjithsejt  gjashtë në shkollë.Në Manastir formova rrethin  e shokëve  të mi nga Manastiri dhe viset e të tjera.

Në fillim disa shokë të shkollës  së lartë nga Manastiri që studjonim së bashku aty, në fillim vitit studjus propozuan që në lokalet e shkollës së lartë dhe jashtë saj, dmth edhe nëpër qytet të flisnim mes vehti në gjuhën Maqedone. Për mua ishte apsurditet deri në maximum, të flisja maqedonisht me shokët e mi shqiptar. Unë kursesi nuk mund ta pranoja kët lloj komunikimi kurse disa nga Manastiti dhe rrethina insistonin me çdo kusht. Unë kursesi nuk mund të paramendoja që të pranoja kët mënyrë të komunikimit. Kështu do të lëndoja shpirtin e zemrës time shqipatre. Atje në Manastir isha i konfrontuar me situata të ndryshme gjuhësore. Për shembull në një lagje afër banesës time ku unë banoja nuk ndëgjoja që fëmitë e vegjël shqiptar të flisnin shqip. Më poshtë po shenoj një shembull mes shumë të tjerë që kisha përjetuar. Fëmitë e vegjël shqipëtar me të dalë nga dera e shtëpisë së tyre për në shkollë apo në rrugë për të luajtur mes veti komunikonin në gjuhën Maqedone e jo në  gjuhën amtare- shqip.

Ishim në kontakt me drejtoreshën e shkollës fillore katër vjeçare në Manastir. Ajo, aso kohe kërkonte një mësues për biologji në gjuhën shqipe në shkollën e saj katër vjeçare aty në Manastir. Ishte një grua në moshë aty të 55-tat dhe mundohej të gjente kuadro për shkollën katër vjeçare të  vetme aty në qytetin ku lindi dhe u formua alfabeti i gjuhës shqipe në Manastir. Ajo më pat propozuar mua dhe shokëve të mi shqiptar, që unë të pranoja si mësues në atë shkollën fillore. Më kishte ofruar se ajo do të më pregadiste materijalin shkollor dhe mua më duhej vetëm ta mësoja ose lexoja para nxënësve shqiparë në gjuhën shqipe. Por më vonë u informova nga të tjerët dhe nga  ajo- drejtoresha në mënyrë indirekte më pat treguar se çfar konsekuenca mund të kisha po qe se do të punoja si mësues në shkollën fillore. Dhimbja më e madhe shpirtërore që më shkaktonte, ishte godina ku ishte mbajtur Kongresi i Manastirit më 1908, sepse fati i saj i ishte lënë dhëmbit të kohës. Dritaret ishin të thyera, lagështija dëmtonte dalë nga dalë strukturën e mbrendëshme të mureve që ishin të veshura me punë artizanati të kohës para luftës së parë Botërore kur Manastiri ishte njëri nga katër vilajetet e Shqipnis që ishin caktuar në Lidhjen e Prizrenit më 1878, vilajet më vehte në shtetin Shqiptar.

Në katin e epërt nuk banonte askush pos marimangave dhe mijt e shumtë që mund të jetonin në mbrendësinë e kësaj shtëpie me rëndesi të madhe për alfabetin tonë të gjuhës  dhe kulturës tonë Shqipëtare.  Kuptohet se inetresi i Maqedonëve për mirë mbajtjen e kësaj shtëpie  ishte nën minimum kurse. Tani ajo shtëpi përdoret nga një shitës maqedon që e përdorë si dugojë tregëtie. Por kam drojë se një ditë dikush nga Maqedonët do ia vejë edhe zjarrin duke qenë nën mbikqyrjen dhe durimin e heshtur të qeverisë Maqedone sa për tia humbur origjinalitetin e shtëpisë së Alfabetit. Shumë e shumë përjetime të tilla kam përjetuar në Manastir, kështu që kur përjetoja këso far situata psikologjike, shpirti më dhimte, merrja autobusin dhe shkoja në Kumanovë te familja ime për ti mbushur bateriat e mia shpirtërore  kombëtare. Sa kalonte koha edhe situata politike keqsohej në Manastir. Ashtu që edhe me  thënë të drejtën shpirti më thoshte: Ke nevoj të studjosh me shkrimin e alfabetit të Manastirit dhe në gjuhën që të mësoi nëna-  gjuhën shqipe. Situata politike keqsohej në tër ish jugosllavinë ashtu që edhe për mua u vështirësua qëndrimi im në  Manastirin e alfabetit shqip.

Në vitin shkollor 1980/ 81 u transferova nga Manastiri në shkollën e lartë të makinerisë në Ferizaj. Ishin vitet e politikës famëkeqe të Serbisë në atë kohë. Demostratat e 11 marsit veç kishin filluar. Kishte filluar edhe fillimi i mbarimit të egzistimit të një shteti që kurrë nuk është dashur të egzistojë  si shtet- ai i Jugosllavisë. Banoja në një  banesë në rruga e shumadisë. Si të durohet ky emër i shumadisë në mes të Kosovës apo në Ferizaj. Lulja e rinisë Kosovare pat ngrit-

ur kokën për të tundur nga dalë themelet e Jugosllavisë. Edhe në Ferizaj bëheshin lëvizjet studentore si në gjith qytetet tjera në Kosovë. Isha  aktivist dhe pjesmarrës në deomonstrata  në Ferizaj më 04 prill 1981 dhe më vonë edhe në Prishtinë më datë 26 prill 1981. Kisha parë dhe përjetuar brutalitetin e egërt të njësive speciale të ish Jugosllavisë nëpër rrugët e shumta të Prishtinës dhe Ferizajit. Veçanarisht edhe sot e kësaj dite kam fotografia në kujtesë të regjimit, policisë dhe ushtrisë Jugosllave nëpëpër konviktet e studentëve. Shprehnin një brutalitet të shkallës më të lartë të rrahjeve dhe maltretimeve të studenteve dhe studentëve.

Kishte shumë vite që më dërgonin thirrje për kryerjen e shërbimit ushtarak në ish Jugosllavin por për arësye të studjimeve afati për të shkuar në shërbimin ushtarak për herë shtyhej për arëye se isha student. Këtu më poshtë po jap disa detaje për ushtrinë e tëhershme të Jugosllavisë e cila trumbetonte bashkimin vëllazërimim e „madh“ në ish Jugosllavi. Ushtria Jugosllave ishtë një shtëpi e madhe shtetërore apo organizatë shtetërore shumë e keqe në veprime çnjerzore për shqiptarët në përgjithsi por me një fasadë të lustruar nga jashtë për evropën demokratike që ishte aso kohe e ndarë. Deri sa isha si student në studjime në Manastir, aso kohësh ishin në shërbim të ushtrisë Jugosllave dy vendas të mi  nga Kumanova. Njëri ishte profesor i Sociologjisë dhe Marksizmit që punonte si profesor në gjimnazin e Kumanovës prof z. Zeqirija, mbiemri nuk më kujtohet, kurse tjetri kishte arritur një gradë ushtarake dhe quhej Zejdi (mbiemri nuk më kujtohet). Ata edhe pse punonin  në ushtri me profesione- detyra ushtarake, që u konvenonin regjimit të atëhershëm jugosllav, prap këta të dy ishin vënë nën shënjestër, presion të madh psiqik të strukturave komanduese të kazermës ushtarake në Manastir. Torturoheshin në sfera të ndryshme të jetës ushtarake vetëm e vetëm se ishin Shqiptarë. Në biseda  të shumta me ta  shpesh më thonin:- Nuk mund të kuptojmë se si mund të na maltretojnë neve aq shumë si intelektual edhe pse punojmë në edukimin e nxënësve (Sociologji dhe Marksizëm).

Shpesh mendoja edhe me vetë vehten time dhe i thosha  vehtes:-  Por, çfar ju bëjnë ushtarëve të thjeshtë, kur nuk i kursejnë edhe intelektualët si këta dy! Shpesh kur vinin tek unë në banesë më thonin:- Qenan  shyqir që të kemi ty sepse po të mos ishe ti, egziston mundësia që të bëja  vetëvrasje nga shtypja psikologjike që na servohet  neve në çdo sferë të jetës ushtarake. Ata gjat kohës së lirë kur dilnin në qytet nga kazerma ushtarake menjëherë vinin në banesën time dhe më falemderonin për mik pritjen.Edhe pse banesa ishte e vogël një dhomëshe por shumë e madhe për muhabet. Të dytë ishin në gjendje psikologjike të rëndëdhe të tmershme nga maltretimet që ua bënin eprorët ushtarak. Shpesh kur isha vetë dhe thoja me vehtë vehten: Po si do të shkoj unë dhe si do të kaloja unë shërbimin ushtarak kur e dija se unë nga natyra jam pak më i „ndijshëm“ ndaj regjimeve Sllave. Dhe që  aty nga Manastiri unë fillova ta urreja ushtrinë Jugosllave duke menduar se në shërbin ushtarak shkon i riu për ti shërbyer kombit dhe atdheut tënd. Në këto raste siç veprohej me ne Shqiptarët nëpër kazermat ushtarake në gjith Jugosllavinë nuk mund ta paramendoja atë gjendje shërbimi të një shteti arrogant dhe shovinist. (Fragment)



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: