Nexhat Bexheti: Mbreti i rrugës
| E Diel, 07.01.2018, 10:50 AM |

Mbreti i rrugës

Nga Nexhat Bexheti

Rrugët janë  mbushur me njerëz, sa që më  humbet kuptimi  real ,vetvetiu futem me pa dashje në një botë virtuale , e më ngjallët imagjinata e të menduarit se mos jam vallë në reshtë ,  funerali  te  i  ndonjë  të ndjerit, të panjohur.

Nëse nisem të analizoj  fytyrat  e njerëzve të cilët nxitojnë me vrap të theksuar sikur kanë ngelë vonë për të shkuar ndokund. Nga ky mendim  virtual nuk do zhgënjehem, dhe do të vërtetohet dyshimi im për mendimin virtual. Me domethënie   flasin fytyrat e vet njerëzve, me ballë të rrudhur e me vetulla të ngritura, fytyrë mrroltë, të shtangur nga ngërçi muskujve të  fytyrës , me  flokë pa larë e me gjysmë mjekër të pa rregulluar, me cigare në gojë e duke e shkundur hirin përreth. Shikimin e kalojnë përbrenda njeriut në pafundësi,dhe fare se të vërejnë se je i njohuri i tyre. Sindroma e  skamjes, e iniciuar nga pa punësia

E pyes veten nga erdhën gjithë këta njerëz,që i mbushën rrugët,  na e uzurpuan lirinë e të endurit, e më pengojnë  t’i afrohem lirshëm xhamave të zgarës  të qebaptorëve në qytetit tim, për tu ngirë me erën e mishit të pjekur të qebapëve, pasi që  turma në formë të funeralëve nuk më lejon të qëndroj disa minuta  para zgarës , si vorbulle më gëlltisin, në reshtët e tyre  si rrëmujë më marinë me vete.

Nganjëherë pyes veten si kam mundur kaq shtatë të lartë të bëj,sepse nuk kam qenë i ngopur me ushqim,edhe jam ushqye me parregullsi  dhe me lloje të ndryshme, ushqime të mbetura e sidomos nëna më përgatite përsheshe me lëngë mishi të zier.

Në kalimthi dëgjoj turmat kaotike të djemve të elitës  si janë duke ushtruar nëpër fitnes klube , me trajnerë dhe me ushqime nga pluhuri, nuk munden të krahasohen fare me trupit tim  muskulor . Nga lakmia, disa nga turma më thërrasin, hej ti pleh, ku ushtron, ku i zhvillove ata muskuj, ua kthej me zili, plehu është më  i dobishëm se ju, jam zhvilluar e ritur këtu në  rrugë, ec zhduku, ti do na tregosh gjepura, ehe, sa pa kulturë që janë.

Unë edhe aq nuk sikletosem, e  as që merakosem për statutin tim që e kam,sepse edhe nuk kam diplomuar në ndonjë shkollë, por me mua në rrugë  shoqërohen, studentë dhe  të diplomuar, të cilët enden nëpër rrugë si unë i pa punë ,bashkë me mua. Ata nga unë kanë përfituar sepse ua kam treguar fshehtësitë e rrugës.

Rruga ka shembur morale dhe karaktere të njerëzve,të cilët kanë pretenduar të mbajnë imazhin me plagjiatura të lyera me ngjyrat e qypirave të  Dubait,dhe me aromën e  koteceve të pulave të Banatit. Nuk e gjetën veten në lozhën e qytetit tim  që dikush ti shohë si figura dominuese , qëllimkeqit pretenduan që me shumë forma të shpërndajnë  injorancë dhe gjepura ,që ti helmojnë kalimtarët e rastit apo të caktuarit. Ua japë një të dridhur tërmeti  me epiqendrën tektonike nën këmbët e tyre. Ua tronditi edhe ua copëtoj  embrionin e kulturës së importuar. Injorantët e kanë shpirtin frikacak, papritmas me bishtin nën vegë me vrap në strumbullarët e grazhdeve të mbushura me morat e importuar. Të cilët mora ua përshkojnë trupin e pa larë dhe nuk patën sukses, që tu a ngjisin morat edhe njerëzve tjerë në rrugët  e qytetit tim, të mbretërisë sime. Këtu kam pushtet,dhe e kam për obligim moral që ti mbroj kalimtarët e rrugës sime.

Rrugët s’kanë fund nëpër rrugë ecin njerëz me formë te njeriut, dhe njerëz me formë dhe me plotë kuptimin e fjalës njerëz, ec e kuptoj. Unë e kuptoj rrugën time dhe eci pa paragjykime, do që e kanë humbur rrugën, i drejtoj në rrugë të drejtë që të arijnë me fat në cakun e caktuar.



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: