Florim Zeqa: Shpresa të thyera
| E Shtune, 06.01.2018, 06:01 PM |

Një vit rënkim dhe mallkim i qytetarëve me shpresa të thyera!

Shkruan: Florim Zeqa

Në Kosovën e pasluftës nuk mbahet mend të ketë qënë ndonjë vit kaq i ngjeshur zgjedhor, vit i dështimeve, i gënjeshtrave dhe prapaskenave të politikanëve të barrikaduar në blloqe dhe istikame partiake.

Partitë politike pa dallim, pushtet apo opozitë nuk i kanë shqetësim problemet e qytetarëve, hallet dhe brengat e tyre të përditshme. Si gjithnjë politikanët vrapojnë vetëm pas posteve e privilegjeve personale, synim kanë pasurimin e paligjshëm nga vjedhja djersës së qytetarëve dhe zhvatja e buxhetit të shtetit.

Politikanët e pangopshëm kosovarë, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht  me ndërtimin e shtetit, por me uzurpimin e tij, me vjedhjen dhe plaçkitjen e çdo gjëje publike duke e trajtuar shtetin si plaçkë lufte e jo si pronë e gjithë qytetarëve.

Vitet ikin njëri pas tjetrit, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Në anën tjetër politikanët shtojnë pasuritë e tyre milionëshe!

Tashmë janë zhgënjyer të gjithë qytetarët e vendit, nuk i besojnë më asnjë subjekti politik dhe asnjë lideri partiak. Është tepër e dhimbshme, kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të kthehem më asnjëherë në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët e korruptuar kosovar, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe shtet tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.

Kështu qytetarët e Kosovës të vetmen shpresë për një jetë më të mirë po e kërkojnë duke gjetur mënyra për të ikur sa më shpejtë e sa më larg Kosovës , duke ikur nga ky shtet i kapur nga mafio politikane e mafio oligarkët ekonomik.

Jo vetëm të rinjët, por të gjitha shtresat e popullësisë vazhdojnë të kenë një emdërr të përbashkët; "me dalë jasht vendit në kërkim të shpresës për një vend pune", pasi kohëve të fundit të vetmet vende të punës që po hapen, janë ato në pushtetin qendror dhe lokal, përkatësisht në dikasteret qeveritare, respektivisht ato të zv.ministrave, këshilltarëve, vozitësve dhe shërbyeve tjerë më të vegjël për menaxhimin e faqeve të internetit nga të cilat e përcjellin politikën, ngase duke vrapuar pas tenderëve dhe ahëngjeve nuk kanë kohë të qëndrojnë në vendet e tyre të punës,...pëderisa në nivelin lokal puna është pak më ndryshe, ata qytetarë që dëshirojnë të "bluajnë në dorë" takimet me zyrtarët komunal u duhet t'i bëjnë në byfetë dhe kafeteritë private të preferuara nga këta të fundit, ndryshe duhet të bredhin poshtë lartë për realizimin e të drejtave të tyre legjitime!

Politikanët grabitëçarë, qytetarëve përveq vjedhjes së parasë, djersës dhe mundit ua kanë thyer të gjitha shpresat, fëmijëve ua kanë vrarë ardhmërinë, rinisë përspektivën në vendin e tyre,...përderisa nderin, moralin dhe karakterin njerëzorë ua kanë baltosur e përdhosur si asnjë herë më parë gjatë historisë.

Njerëzit e rëndomtë e kanë krijuar përshtypjen se në vendin tonë çdo gjë e ka marr tatpjetën për shkakun se njerëzit e ngritur në pikëpamje shkollore, kulturore, intelektuale dhe politike vazhdojnë ta përcjellin në heshjte katandisjen e vendit nga kusarët politikë, nga frika e gjakpirësve e këtij atdheu të larë me gjak përgjatë shekujve.

Mjerisht, kjo klasë politike e bastarduar, përveqse të përgjegjshëm, u treguan edhe të pamëshirshëm ndaj popullit, duke mos i sjellur asnjë të mirë në jetën e tyre. Sikur të ishte ndryshe, ky popull bujarë dhe fisnik, përveqse falenderues do t'u kishte thurur vargje dhe kënduar këngë ashtu siq u kënduan burrave të mëdhenjë të kombit dhe dëshmorvë të lirisë përgjatë historisë.

Kështu në vend të uratave për politikanët, qytetarët e dëshpruar, parreshtur rënkojnë dhe malkojnë të gjitha partitë dhe elitat e tyre politike.

Kështu nga viti në vit, bilanci i fundvitit është më i neveritshëm se sa në vitin paraprak; me ngecje në të gjitha drejtimet, rënje të investimeve nga jasht dhe zvogëlim të vendeve të punës për qytetarët e rendomtë.

Dhe për habi, bilanci i çdo fundviti është ky; përderisa qeveritarët i numërojnë "sukseset" imagjinare dhe milionat në llogaritë e tyre, qytetarët i numërojnë "centët" e fundit në xhepat e tyre të cekët!

Papërgjegjësia dhe mos llogaridhënja janë dukuri e të gjithë politikanëve në Kosovën e pasluftës. Asnjeri prej politikaneve deri më sot nuk ka pranuar të japë llogari për dështimet, për degradimin dhe kalbjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar!

Ndodh pikërisht kështu për faktin se këtu kemi të bëjmë me një sistem të organizuar antivlerash të katapultuar në qeverisjen e vendit, ku si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit, qytetarëve u janë thyer të gjitha shpresat për jetë, ku njerëzit duan të ikin e  largohen sa më parë, sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk është aspak e sigurt në këtë vend të sunduar e jo të qeverisur me ligj e kushtetutë.

Ashtu siq hyrëm në vitin 2017-të, edhe po e lëmë pas, mbase si njërin nga vitet më të mbrapshta të paspavarësisë, me shpresa te thyera për mosrealizimin e premtimeve të pushtetarëve të vjetër dhe të rinjë, siq ishin; liberalizimi i vizave, , luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, e të mos flasim për zhvillim ekonomik të vendit dhe mirëqënje të qytetarëve që nuk shihet gjëkundi në horizont!

Me këtë të zhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes së vendit, me këtë shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar në dy nivelet e qeverisjes së vendit, jo vetëm brezi aktual por edhe shumë breza rrezikojnë të plaken në varfëri dhe të pashpresë për të jetë në vendin më të pasur me resurse natyrore dhe me pasuri marramendëse nëntokësore.

Për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm, Kosova nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë siq ishte deri në 17 shkurtin 2008-të, është kthyer në një vend ku ëndërrat shndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron kudo dhe kahdo në çdo hap të jetës. 



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: