Kristina Demiri Dojçe: Të dua, o njeri!
| E Shtune, 06.01.2018, 07:26 PM |

TË DUA, O NJERI!…

ESE NGA KRISTINA DEMIRI DOJÇE

“Kur çeli jargavani, vjet në pranverë tek porta, unë qava e prap do të qaj, sa herë te vish ti pranverë e dashur”.

Kështu thotë pak a shumë poeti madhor amerikan Uollt Uitman, babai i modernizmit, në një nga poezitë e tij më të bukura dhe që unë e dua aq shumë, se më kujton vetveten. Më kujton telat e shpirtit, që tek unë, duke qenë një natyrë e ndjeshme dhe njëherësh e trazuar, preken e bien aq lehtë…

Kumbojnë mijëra e mijëra melodi…

Bëhen ujëvarë pranvere në syrin e stinës

e vallzojnë ndër mote të bekuara me dashuri e shpresë...

Ti a e ndjen ritmin tim, kohën time, çiltërsinë,

që rrjedh si një ujëvarë nga lartësitë e katarakteve të pastër alpinë?

Jeta më ka çuar në sprova të vështira,

Jam përballur me zulmën e vetvetes dhe atë që ishte përtej meje, Kam përballuar mallin, mungesën, vetminë, vërshimin e ëndrrës që nuk ka shtrat për të hedhur rrënjë e për të lulëzuar, ato, që në gjuhën estetike të vetëdijes së thellë quhen “misione të pamundur”.

Gjithnjë ia kam nisur nga e para, si Sizifi.

Unë jam Sizif i mundimeve që nisin e nisin rishtas, por ndryshe nga simboli i mundimeve që shkojnë dëm, mundimet e mija, falë Zotit, nuk kanë shkuar kot, por janë kuroëzuar në gjithçka që kam: në familjen e mrekullueshme, në rrethin familjar e shoqëror, ndër miqtë dhe mikeshat që më rrethojnë me dashuri e mirëkuptim…

Νuk jam naïve...

Jam shumë e ndjeshme ..

.Jam zemërbutë…

jam shumë e sinqertë dhe besoj lehtë…

Qaj shpesh, shpejt…

Jam e vetëdijshme për gjithçka që më rrethon.

Nëse flas dhe qesh me të gjithë,kjo nuk do të thotë,se nuk di se kë kam përballë, kë kam pranë dhe kush në të vërtetë respekton personin tim.

Di kur ka interes dhe kur ka interesim.

Thjeshtë kështu jam unë, sepse më pëlqen “të jap”!...

Por më shumë më pëlqen të shoh njerëz pa maska,njerëz të sinqertë,të cilëve nuk lodhesh kurrë së dhëni e kjo të kthehet në një nevojë.

Ti jep se kështu ndihesh mirë, se kështu je gatuar, se kështu gjithçka që të rrethon e vështron nën një optikë tjetër.

Kështu jam unë, më pëlqen ''të jap”!... dhe nuk pres shpërblim për këtë…

Me mjafton ideja që dhashë për një NJERI !!

Me pëlqen të JAP , të fal kënaqësi e gëzim…

Më pëlqen të shoh gjithë botën të qeshë, të JAP lumturi, të kthehet në gjendjen foshnjore të ëndrrës së kulluar, kur çdo marrëdhënie kryhet pa kushte e pa interesa, si dikur dy njerëzit e parë të botës, në fillim të ekzsitencës, në kopshtin mitik…

Të japësh, thotë një I mençur I kësaj bote, është shkalla më e lartë e inteligjencës natyrale të njeriut.

Shpesh këtë gjest, këtë akt, në vendin tim e keqkuptojnë dhe e quajnë budallallëk por mua aq më bën…Unë vazhdoj të jap, vazhdoj të jem një çadër, aq sa mundem, në duart e të afërmit, shokut, shoqes, mikut, në raste rrebeshi të natyrës apo…

Me pëlqen të JAP buzëqeshje e të fsheh dhimbjen e lotin tim…

Më pëlqen të fal, të JAP dashuri, mirësi.

Më pëlqen të më falin një lule, një lule…E unë kam shumë nevojë për lule…Sa shumë i dua ato...le t'a këputin nga arat, nga lëndinat, atje ku rritet gruri… atje ku dashuria thuhet ..TË KAM ZEMËR!

Më pëlqen thjeshtësia e ndjenjës, sepse tek thjeshtësia, tek ajo lule e këputur me shpirt, fshihen thesaret e Një Mijë e Një Netëve…

Më pëlqen të lexoj vargje e të ndjej se aty jam unë. Te jem një ritëm, një frymëmarrje lirie, një stofë lirike nën flladin e një nate me hënë, një sonatë pranvere në vjeshtën e moshës…

Më pëlqen të këndoj e të them:

Të dua…je mrekullia… je forca… je njeriu që ma bën ditën të bukur e çastin të magjishëm, je një i vetëm për mua e të dëgjoj një këngë..

. Të faleminderit , të faleminderit!

Një zë… një germë... fshin dhimbjen e lotin tim…

Sa shumë e dua këtë zë… këtë germë…e më mjafton një dritë jeshile që është si dritë e diellit… shpresë … besim jete e një udhë në përjetesi ku ka endrra, që ia nisin nga fillimi e nuk mbarojnë kurrë.

Kështu thjeshtë jam unë:

Sot buzët i kisha të plasura e dola në rrugë.

Dhimbje - thoshte nëna ime...

Mbete buzë plasur, moj bijë...

Po nëna ime… kam lindur të jem BUZËPLASUR…po jo NAIVE… se di të dua, se di të japë e kërkoj shumë pak: të mos jem më buzëplasur…...

Të mos më varet më në buzë mërzija si një hije, kur duke dhënë gjithmonë duhet të më varej buzëqeshja. Thjesht nuk dua të jem e keqkuptuar, kaq më mjafton dhe përsëri do të japë e do të japë pafundësisht…

Nuk dua më mërzitje…nuk dua më të kem dhimbje e loti dua të më ndalet!

Dua të mund të jetoj edhe ca, se unë dua të fal lumturi, gëzim... e t'iu shpreh mirënjohje të gjithëve, edhe atyre që më morën për naïve, edhe atyre që…

Unë jam Sizifi punë mbaruar, por ende kam shumë për të folur, ende kam shumë për të rrëfyer, ende kjo zemër nuk ka shterur së faluri e ky shpirt nuk ka mbaruar së bekuari jetën e të tjerëve, duke shpresuar të paktën një lule…një gjest të mirë e fisnik nga shpirti i atyre që i dua aq shumë dhe kam tentuar e tentoj të bëj për ta më të mirën e mundshme.

Por…as kjo nuk më prish punë…në daç as lule mos më dhuro, nuk do të jesh i neglizhuar, nuk do të jesh i refuzuar, sepse kjo zemra ime di vetëm të japë…

Te gjitha notat e pentagramit të trupit dhe shpirtit që më ka falur Krijuesi, janë në sintoni me fjalën Njeri.

Unë kam lindur e tillë, jam rritur dhe edukuar e tillë e pse jo, kështu unë ndihem më e lumtur, më në harmoni me veveten dhe të tjerët, më tepër e gjallë, më tepër njeri!

TË DUA, O NJERI!...SEPSE JE GJËJA MË E SHENJTË , MË E SHTRENJTË E PAK RËNDËSI KA SI TA SHKRUAN ATË NË AKTIN E LINDJES…



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: